Benachrichtigungen
Alles löschen

O njeri, mos u dëshpëro

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
444 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#6311]

O njeri, mos u dëshpëro

O njeri, ti që je ngopur në këtë jetë, të cilit ditët iu kanë bërë të mërzitshme dhe me plot vuajtje, pikëllim dhe dëshpërim, dije se ekziston shpëtimi, rrugëdalja dhe fitorja e shpejtë. Pas çdo nate vjen dita, pas shiut ngrohë dielli dhe pas vështirësisë vijnë ditët e lumturisë.
Gjithandej rreth teje ka gëzime të fshehta që paralajmërojnë të ardhme të ndritshme.
"Allahu i plotëson gjithnjë premtimet e Tija."
Çdo vështirësi e pikëllim do të kaloj, e pas tyre do të vijnë ditët e gëzimit dhe të lumturisë.
"Madhëruar qoftë Allahu, do të deklarojnë ata, i Cili e largoi pikëllimin prej nesh, Zoti ynë, vërtet, falë shumë dhe është bamirës."
O njeri, bindja e fortë largon dyshimin, udhëzimi e dëbon mashtrimin, arsyeja e asgjëson vështirësinë dhe e vërteta e shlyen gënjeshtrën.
Drita e së vërtetës e dëbon errësirën e pikëllimit, kurse kënaqësia e asgjëson çdo hidhërim.
O njerëz, prapa shkretëtirës së jetëve tuaja ju pret një tokë pjellore me plot begati dhe me plot lumturi. Furnizimin e saj e keni të bollshëm nga kudo edhe nëse jeni në majë të malit të vështirësive, të brengave dhe të stresit, edhe nëse breshëritë e problemeve ju godasin nga të gjitha anët, ato breshëri nuk do të ju prekin nëse i keni shenjat, shpresat dhe dëshirat për tu bërë njeriu më i mirë.
O njeri, nëse të ka kapluar pikëllimi dhe pagjumësia, si dhe nëse bërtet në fytyrën e natës: o natë e gjatë dhe e pafund, përgëzona me agim.
Fjalët e Kuranit janë ilaç për të gjithë ata që s’mund të flenë natën për shkak të brengave, të shqetësimeve dhe pikëllimit që i rëndojnë zemrat e tyre.
"Me të vërtetë agimi po afron."
Vërtet, agimi të mbush me dritë, me gëzim dhe me kënaqësi.
O njeri, nëse ke humbur shpresën, mos ndalo, sepse pas horizontit të fshehtë fshihet shpëtimi, e për këtë argument i ke rregullat e qëndrueshme dhe të sinqerta që i ka vendosur Zoti mbi tokë..
O njeri, nëse ke mbushur syrin me lot, shuaj lotët tuaja, qetësoje zemrën, sepse mbështetje ke Krijuesin që përkujdeset për ty, Ai kujdeset për ty me mirësi, qetësohu o njeri, Allahu është ngushëllim për të gjithë sytë e përlotur, ngase Ai është plot dashuri, mëshirë dhe falje. Vetëm Ai është gjithnjë pranë robit të Vet dhe vetëm Ai i përgjigjet çdo lutje.
O njeri, qetësohu, pasojat janë të mira dhe rezultatet në përfundim janë të rehatshme, si dhe dinjitoze.
O besimtar, qetësohu, ngase ti je me Atë që është fuqiplotë, mëshirues dhe i mirë ndaj robërve të Tij. Besimtarët i pret fund i bukur dhe shpërblim i amshuar. Begatia vjen pas skamjes, takimi pas ndarjes dhe udhëzimi pas devijimit.
"Ti nuk di, që Allahu mund të japë rast pas kësaj."
Të gjithë të poshtëruarit, të shtypurit dhe të abuzuarit e dinë se Allahu për ta ka përgatitur shpërblim të përhershëm dhe fitore të shpejtë.
"Për natën që largohet e për agimin që zbardhëllon."
Besimtari duhet të ketë mendime të drejta për Zotin, të shpresojë prej Tij falje dhe mirësi, ngase kur Ai thotë: "Bëhu!", ajo bëhet menjëherë. Allahu e plotëson çdo premtim, vetëm Ai sjell dobi dhe largon dëmet prej njerëzve.
Ai është i mëshirshëm ndaj çdo njërit, në çdo lëvizje të Tij ka urtësi, në çdo çast shpëtim, pas natës vjen agimi, pas thatësirës shiu, jep që të falënderohet, sprovon për t`u ditur durimtarët, jep mirësi për të dëgjuar lavdërimin, zbret sprovën për të sjellë lutjen dhe për të forcuar kontaktet me Të, e shtrinë litarin që t`i shpeshtohet kërkimi i faljes.
"Lutuni me përulje dhe në vete Zotit tuaj, Ai nuk i do ata që luten me zë tepër të lartë."
"Mos i lakmoni ato gjëra, me anë të cilave Allahu i ka bërë disa nga ju të dallohen mbi të tjerët: meshkujt do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar e po ashtu edhe femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij. Vërtet, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë."
El-Ala ibën Hadremi me shokët e tij kishte humbur në shkretëtirë. Kur e shpenzuam ushqimin dhe ujin dhe kur ishin në prag të vdekjes për shkak të etjes, El-Ala ngriti duart dhe me dua iu lut Allahut me emrat e Tij të bukur. Pas disa çastesh Allahu lëshoi shiun që u solli shpëtim.
"Ai dërgon shi kur ata kanë humbur çdo shpresë dhe e përhap bekimin e Vet; Ai është mbrojtës i vërtetë dhe i vetmi që meriton mirënjohje."

Ndal dhe mendo!

Njeriu mund ta fitojë xhenetin në tokë dhe të kënaqet me të mirat më të bukura nëse i dorëzohet sinqerisht Allahut, e përmend emrin e Tij, mbështetet tek Ai, beson tek Ai dhe nuk e harron kurrë Atë. Kështu jetojnë ata që e kanë kuptuar vërtet Islamin dhe të cilët i kanë arritur nivelet më të larta në besim.
Zemra e cila është e lidhur për Allahun nuk mund të jetë e pikëlluar dhe as e brengosur. Gjoksi që i bart fjalët e Tij nuk di për pikëllim dhe vuajtje. Më së keqi jetojnë ata që e shpërfillim Allahun dhe që e kanë harruar. Në botën tjetër ata i pret dënimi dhe vuajtja e përhershme.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 23/06/2013 4:18 p.m.
Teilen: