Benachrichtigungen
Alles löschen

Mergim mavraj Lojtari i Kombtares

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
398 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#6314]

Besimi në Zot Sigurisht, besimi që ka në Zot dhe kultura me të cilën është rritur, ka bërë të jetë ai që është sot. Shpeshherë shohim lojtarë të cilët, para se të futen në fushë, apo kur shënojnë gol, menjëherë instinktivisht ngrenë kokën lart apo duart duke falënderuar Zotin. Kështu veprojnë shumë sportistë, njëri prej tyre është dhe Mërgimi. Ai rrëfen me një ndjeshmëri të dukshme besimin e tij në Zot, në fenë islame. Madje, nuk heziton ta thotë me shumë krenari, se mundohet të jetë aq i rregullt dhe ta respektojë atë kurdo, kudo dhe ndaj kujtdo. “Gjithnjë jam interesuar për fenë time, kam dashur të di se çfarë më lejohet dhe çfarë jo. Dhe pse prindërit e mi nuk kanë qenë aspak fanatikë në këtë aspekt”, tregon Mërgimi. Ai ia atribuon Allahut suksesin, mirësinë, lumturinë, gjithashtu motivimin dhe ndihmën e madhe që i ka dhënë atij në çdo aspekt të jetës. “Ka qenë dëshira ime ta ndiqja atë, të lexoja Kuranin dhe të futesha më në brendësi të tij për të dalluar të mirën nga e keqja”, – vazhdon Mavraj, ndonëse është rritur në një shtet ku më së shumti dominojnë besime të tjera, si ai protestant dhe i krishterë. Ai s’është ndikuar aspak nga ky fakt, por i ka qëndruar besnik besimit të tij të devotshëm tek Allahu. Madje, ai thotë se shumë nga miqtë e tij në Gjermani e kanë pyetur rreth besimit islam. “U jam përgjigjur për aq sa di, por kjo nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien tonë. Ata janë miqtë e mi, i pranoj dhe më pranojnë kështu siç jam”,- pohon ai. Kur pyetet se nëse e ka problem të martohej me një vajzë të një besimi tjetër, vë buzën në gaz dhe thotë: “Kur të kuptojë se sa i mirë është islami, as ajo s’do e ketë problem”. Pavarësisht se është rritur në një shtet europian, me një kulturë europiane, në një shoqëri ndryshe nga e jona, i qëndron besnik traditës dhe zakoneve të familjes. “Nusen e dua shqiptare”,- thotë Mavraj. Mërgimi ka një lidhje të veçantë me familjen e tij, me prindërit, vëllain dhe 3 motrat e tij, të cilët e kanë mbështetur në çdo aspekt të jetës së tij. “Kam 7 vite që jetoj larg tyre, për shkak të karrierës, por kjo nuk më ka penguar që të kontaktoj me ta për çdo gjë më rëndësi, gjithashtu sa herë që kam kohë iki dhe i vizitoj”. Mirëpo ai mundohet që t’ua shpërblejë me mund dhe punë duke i krenuar në fushën e gjelbër dhe jetën e përditshme, ashtu siç i ka hije një djali si ai. Tek rrëfen për familjen e tij, me një dashuri, oratori si ato të fëmijëve të vegjël që presin të bjerë një yll nga qielli, për të thënë dëshirën e tyre më të madhe që presin t’u realizohet. Ende e ruan dhe mundohet që ta realizojë një ditë në të ardhmen e afërt. Është interesante dhe e bukur të dëgjosh tek flet në një mënyrë të tillë për prindërit një djalosh 27-vjeçar me një karrierë të suksesshme që ende ka një dëshirë, t’i ftojë prindërit e tij në Mekë.
Nga EVA MARKU

Burimi: http://www.panorama-sport.com


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 04/07/2013 10:53 p.m.
Teilen: