Shpresa Rama lindi më 21.04.1991 në një familje modeste të Vushtrrisë! Qysh si e vogël në të u pa interesi për botën, bënte pyetje dhe interesohej për cdo gjë që e rrethonte. Në moshën 3 vjecare, Shpresës I vdiq babi, ishte aq e vogël sa sot s'e mban mend dot.Filloi shkollën dhe gjithherë kishte suksesin më të lartë. Si e vogël filloi të aktronte, por kjo ndodhi gjer në moshën 10 vjeqare dhe e ndërpreu me vetë dëshirë. Përfaqësoi shkollën e saj në shumë gara dhe gjithherë dilnin të suksesshëm. Ajo ishte instrumentiste, valltare, solo këngëtare, udhëheqëse programesh, piktore dhe poete në shkollën e saj. Arriti t'a përfaqësoj vetën, shkollën, komunën madje edhe Kosovën.
Në klasën e 7 u zgjodh nxënësja më e mirë e klasëve të shtata, nji qmim tjetër I mirëpritur ishte po në këtë vit, në nji garë regjionale, ajo mori vendin e parë, pra u zgjodh nxënësja më e mirë nga të gjitha shkollat e tri komunave (Vushtrri, Mitrovicë, Skenderaj)
.Edhe në klasën e tetë mori qmimin nxënësja më e mirë e klasëve të teta. Përfaqësoi shkollën në gara të matematikës, muzikës, gara të përgjithshme dhe asnjiher nuk doli pa qmime.
Klasën e nëntë vazhdoi në kolegjin turko-amerikan Mehmet Akif Kolegj, dhe doli me nji notë mesatare 99,96%, por e la këtë shkollë për pakënaqësi personale, dhe triumfi iu kthye përsëri shkollës së dikurshme. Në këtë kohë pati një udhëtim për ne Emirate ku përfaqësoi Kosovën në mënyrën më të denjë, sepse atje u zgjodh nxënësja më e mirë nga të gjitha shtetet pjesmarrëse.
Në klasën e 9-të, ajo bëri nji hap të madh humanitar në shkollën e saj ,,Mustafë Venhari'', me vetiniciativë krijoi shoqatën bamirëse të quajtur ,,5-shja bamirëse'' dhe me aktivitete humanitare arriti t'u siguroj veshmbathje, libra, dhe gjëra ushqimore fëmijëve me nevojë të shkollës së saj.
Kreu shkollën fillore dhe u regjistrua në gjimnazin ,,Eqrem Cabej'' Vushtrri, drejtimi shkencat natyrore, dhe në klasën e 10-të mori qmimin nxënësja më e mirë e të gjitha drejtimeve, por suksesi I saj s'ndali me kaq po këtë vit në nji garë ndërkombëtare morri qmimin ,,Eseistja më e mirë në botë'' garë kjo e organizuar ne Emirate. S'është veq mësimi, aktivitetet e saja janë të shumta, këndon në të gjitha programet në qytetin e saj, mer pjesë nëpër ekspozita me piktura, tani iu kthye edhe prezantimeve të programeve. Vazhdon klasën e 11 me po të njejtin sukses, duke I dëshiruar sfidat dhe duke triumfu mbi to.
Megjithëse me vonesë, opinionit tani po i'a kumtojmë këtë lajm me rëndësi. Para një kohë jo shumë të gjatë në EBA është organizuar një eveniment kompetitiv në punimet esseistike të filloristëve dhe të nxënësve të shkollave të mesme. Gara ishte në nivel botëror, natyra e garës mundësonte që punimet të dërgoheshin edhe në menyrë virtuale. Mundësinë e tillë e shfrytëzoi edhe Shpresa Rama. Një konkurente në dukje të parë e thjeshtë dhe modeste, ashtu siç është edhe në jetë. Kishte konkuruar ashtu spontanisht. Pa ndonjë ambicje se do të ishte mu ajo që do të trimfonte në mesin e 5 milionë konkurentëve. Po po, pikërisht Shpresa Rama, qe ajo që triumfoi në këtë garë kaq të madhe. Padyshim se një sukses i tillë i arritur është diçka grandioze jo vetëm për Shpresën, por edhe për të gjithë ne. Disa mosmarrëveshje të dalura rreth shumës së transferit të parave, bënë që ky lajm deri më të mos jetë publik, por pasi që tani edhe ky problem duket se ka marrë fund, vendosëm që lajmin t'a bëjmë publik për mbarë auditoriumin. Më posht keni intervistën e vetë Shpresës, rreth idesë për të marrur pjesë në garë, suksesit të arritur, si dhe planeve të saja për të ardhmen. Ajo nuk përtoi dhe me kënaqësi u përgjegj në disa nga pyetjet tona.
Kur është organizuar evenimenti?Ka qenë diku janari i vitit 2008 kur unë mora vesh per një garë të tillë dhe mu duk interesante dhe sfiduese. Erdha ne shtëpi dhe ashtu spontanisht vendosa ta përvojë, vetëm për kërshëri.
Sa kishte/ka rëndësi gara?Për mua kishte rëndësi shumë, shkrimet janë pjesë e jetës sime, ato janë tingujt që më japin vullnet dhe inspirim për jetë. Këto shkrime janë peshqiri mbi të cilin unë qaj, janë prehja ime e vetme. E kjo garë qe pikërisht ajo ku une e shpalosa veten.
Sa konkurentë kanë marrë pjesë në garë? Nga një ushtarak i lartë në Emirate kam dëgjuar se pjesmarrës ishin mbi 5 milion konkurentë nga shtete të ndryshme.
Përse ke konkuruar më konkretisht?Nuk jam nisur me bindjen se më duhet të fitoj. As për këtë dhe as për ambicje financiare. I dua shumë sfidat dhe më pëlqen të perballem me çdogjë për t'a parë se a po i'a dalë mbanë me bindjen e plotë se Allahu më ndihmon në çdo hap të jetës.
Përse zgjodhe pikërisht atë temë?Është një rast që mua më ka ngjarë si fëmijë trevjeçarë. Mbeta pa njërin prind, pa babain dhe une s'ia mbaj mend as edhe një fjalë, apo fëtyrën, andaj ky fakt ishte dhe është një eksponent që mua më shtynë të shkruaj për babain tim, i cili la pas veprat e mira me të cilat unë mburrem që isha bija e tij.
A e ke pritur fitoren?Jo përkundrazi, ofertën për të konkuruar e mora pa ndonjë eufori apo ambicje të madhe. Mendoja se padrejtsitë qe po bëhen mund të më ngjajnë edhe mua, ndaj nuk doja të thehesha shpirtërisht, kështu që nuk isha e sigurt a do marrë pjesë a jo. Konkurenca ishte shumë e madhe, megjithatë unë shpresat asnjëherë nuk i anashkaloja
A ndihesh krenare?Unë personalisht jam shumë modeste megjithkëtë është një krenari e jashtëzakonshme, kur e mendon faktin se unë si përfaqësuese e shtetit më të ri në botë, arrita këtë sukses të madh. Shpresoj së suksesi im do të jetë një kontribut dhe sihariq për shtetin tim.
A je gëzuar më shumë për shbërblimin, apo për suksesin e arritur dhe jehonën e tij ?Asnjëherë nu mendojë tek paratë, ato shkojnë e vijnë, të rëndësishme tek njeriut janë dinjiteti dhe besimi në Allahun deri në vdekje.
A planifikon të marrësh pjesë sërish në kjo lloj gara apo të diçka të ngjashme?Po jam e gatshme të marrë pjesë në çfardo llojë gare apo evenimenti, pasi që thash se më pëlqejnë sfidat dhe kompeticionet e ngjashme që sjellin vetëm dobi.
A i ftonë edhe të tjerët ta sfidojnë vehten sikurse ti ?Natyrisht se po, garat e tillë të mirëfilla vetëm sa e ngrisin personalitetin e individit
Çfarë planesh ke për të ardhmen ?Shkollimi është gjëja e vetme që kam në plan, mendoj se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë më parë për koka të ndritura, andaj i lus edhe bashkëmoshatarët e mi që shkollimit t'i kushtojnë rëndësi të posaçme
Çfarë porosie ke për rininë shqiptare/muslimane?Ti lënë anash gjërat e kota dhe pa dobi, t'a kuptojnë njëherë e mirë faktin se jeta është shumë e shkurtër, ndaj të kultivojnë vetëm adhurim ndaj Zotit dashuri ndaj prindërve, të afërmve si dhe mirësjellje ndaj çdokujt.
Letër babait
Dita po merrte kah të kundërt. Gjersa shikoja perëndimin e diellit, tinguj të trishtuar vetmije bashkë me flladin pranveror më përkëdhelnin flokët…Ah ajo përkdhëlje do të doja të ishte nga dora e tim eti sepse nuk i mbaj dot në mend ledhatimet atërore!...Po ti o lot më shkaravite fjalët që po shkruaja në letrën, të cilën dua ta adresoj në dyert e parajsës, te Ai që më la me lot në sy, te Ai që la një vend të zbrazët në tryezë, te Ai që më dha dhe një emër tjetër-emrin jetim.
I dashuri Baba,
E bëra zemrën gur dhe me mallin më të madh dua të të shkruaj,të të tregoj sa të dua, sa jam rritur. Dita kur më le ishte ditë me shi,..., atëkohë s"dija të derdhja lot, andaj qielli qau për mua. Acar, dëborë në mua mbretëroi, ndonëse ishte kohë vere.
Tri vjet isha kur më le, këtë e di dhe Ti e unë se di sa vjec isha,por nëna më tregoi. Ajo më flet shumë për Ty. E di baba, shpesh më merr malli të ndëgjoj ndonjë fjalë nga Ty, ta di c"zë kishe, ta shikoj buzëqeshjen Tënde, por kot. Jeta qenka i vetmi libër që s"mund t"ia kthesh fletët prapa! Më le vetëm, por s"dua të jem robëreshë e vetmisë, prandaj shpesh qesh,…, qesh të të sjell ty pranë sepse më thonë që buzëqeshja ime i ngjan tuajës. Më bëhet qejfi kur më flasin për Ty, kur më tregojnë sa më doje, si më ngritje lartë dhe më përqafoje! Sa keq!...Mua s"më kujtohet as edhe një qik, andaj qaj për ditët e lumtura që u venitën në harresë dhe qesh kur më rrahin krahët dhe të lavdërojnë Ty. Vërtetë të falem që më le pas veprën tënde të mirë! Me të krenohem, ndjehem e fortë, ndaj askush s"më nget, s"më ulë poshtë. Por, lotin e kam shok në cdo ditë të rëndësishme për mua...
Është mirë të vijmë në këtë jetë duke qarë dhe të tjerët të qeshin, e pastaj ne të vdesim duke qeshur dhe t"i lëmë të tjerët të qajnë për ne. Kjo është filozofia dhe realiteti bashkë. Qajmë për njeriun e pastërt, për engjullin që fluturoi në amshim...Ngadalë e kuptova se në këtë jetë jemi të ftuar për një kohë të shkurtër dhe ikim me trenin e pakthyeshmërisë. Këtij treni i takove Ti, i dashuri baba, por dhe unë do të jem udhëtare e këtij rrugëtimi, si edhe të gjithë njërëzit tjerë. E ke parasysh? Jetoj me një shpresë të ndryer në gji që kur të vij tek Ty, të më presësh me buzëqeshjen që i jep babai bijës së tij. Ndoshta s"do të të njoh, por mbaje këtë letër në dorë dhe do të takohemi, atje në përjetësi, në parajsë ku ke zënë vend qe sa kohë. TË DON ME GJITHË ZEMËR!
Bija jote
PS.
Të lutem, m"i bëj të fala pejgamberit tim Muhamedit a.s. dhe lutju Zotit në emrin tim që të m`i falin gabimet e mia, të familjes time dhe gjithë njerëzve që e lexuan këtë ese.
Shpresa Rama
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous