Futbollisti Eric Abidal zgjodhi fenë Islame
Eric Abidal, futbollist i njohur francez i cili zgjodhi fenë Islame. Abidal, i cili pohoi se që nga fëmijëria ka pasur simpati ndaj fesë Islame, e quajti veten Bilal.
"Nuk e pranova Islamin pse jam i martuar me një grua muslimane nga Algjiri, por në fëmijëri në lagjen ku jetoja muslimanët më kanë lënë përshtypje të thellë" deklaron ylli i Barcelonës. Po ashtu Bilali delaron se mbetjet e fesë Islame në Spanjë kanë ndikuar shumë te ai.
Bilal Abidal, i lindur në Lion të Francës, kishte nënshkruar kontratë katër vjeqare me klubin spanjoll, me vlerë prej 15 milion euro.
Abidali ishte transferuar nga ekipi Lille në Lion në vitin 2004 dhe ishte përgëzuar tri herë me titullin e kampionit në këtë klub.
Shoku më i mrë i Abidalit po ashtu kishte zgjedhur Islamin
Franc Ribery, i cili mbron ngjyrat e Bajernit të Munihut, është miku më i ngushtë i Abidalit. Edhe Ribery para disa viteve ishte kthyer në fenë Islame duke e zgjedhur po ashtu emrin Bilal.
"Fëmijërinë time e kam kaluar në mesin e muslimanëve, askush nuk më ka bërë presion të bëhem musliman ndërsa arsyet i mbaj për vete" kishte deklaruar Ribery.
Ribery kishte deklaruar se ka pasur një jetë shumë të vështirë por paqen e ka gjetur pasi që e ka pranuar Islamin