Benachrichtigungen
Alles löschen

Nga thesari i urtësisë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
162 Ansichten
(@fionaa)
Beiträge: 272
Reputable Member
Themenstarter
 
[#3036]

Nga thesari i urtësisë

Nga thesari i urtësisë

Është thënë: “Urtësia është pronë e çdo muslimanit, ku ta gjen le ta merrë atë.” Nga kjo pikënisje filluam përpilimin e këtij teksti duke synuar tubimin e një numër të fjalëve të urta për të cilët mendojmë se do të janë freskuese për shpirtërat e besimtarëve. Ajo që më tepër e synojmë është zbatimi i këtyre porosive të arta në jetën tonë që do të përmirëson dukshëm mënyrën e jetesës. All-llahun e lusim që këto fjalë t’i bën të dobishme për besimtarët kudo që janë. Ai gjithsesi është dhurues i suksesit.

Hasani ka thënë: “Shenja e largimit prej All-llahut është te preokupimi i njeriut me gjërat që nuk i përkasin.”

Sehl ibën Abdil-lah Et Tusturi ka thënë: “Ai që flet për atë që nuk është çështje e tij do të privohet nga sinqeriteti.”

Kur halifeja El Mensuri e ka pyetur Xha’fer ibën Muhammed Es Sadik-un për shkakun e mosprezencës së tij në tubimet që ai i organizon ai i është përgjigjur: “Në praninë tënde nuk ka gjë prej të cilës frikësohemi e as që ke ndonjë gjë të ahiretit që na terheq. Nuk mendojmë se je në begati për të cilën duhet të të urojmë e as që mendojmë se je në fatkeqësi për të cilën duhet të të ngushëllojmë.”

Fudajli ka thënë: “Nëse don që njerëzit të janë si ti, nuk e ke kryer porosinë e All-llahut. (1) Atëherë si mundesh ta kryesh kur dëshiron që njerëzit të janë më poshtë se ti.”

Ibën Mes’udi ka thënë: “Pasha All-llahun që nuk ka Zot tjetër veç Tij, mbi këtë tokë, asgjë si gjuha nuk e meriton burgimin e gjatë.”

Fudajli ka thënë: “Nuk ka Haxh, as xhihad, e as përgatitje për xhihad, më të fortë e të vështirë se ruajtja e gjuhës…”

Llukmani me këto fjalë e këshilloi djalin e tij: “Nëse fjala është argjend heshtja është flori.”

“Ai që hesht me dije është sikur ai që flet me dije.”

Omer ibën Abdul Azizi mbajti hytbe e cila preku në zemrat e njerëzve dhe ata filluan të qajnë. Omeri e ndërpreu hytben dhe njerëzit thanë: Pse nuk e vazhdove fjalimin për të cilin shpresojmë se do të na kishte bërë dobi? Omeri tha: Fjala është sprovë. Vepra është më e mirë për besimtarin se fjala.”

Ubejdullah ibën Ebi Xha’fer ka thënë: “Nëse njeriu në një tubim flet dhe i pëlqen fjala që e thotë le të hesht dhe atëherë kur heshja i pëlqen le të flasë.”

Havarijjunët e pyetën Isaun, alejhis selam: “Cila është puna më e sinqertë? Tha: Ajo për të cilën nuk do të lavdërohesh prej njerëzve.”

“Ai që të don është i sinqertë ndaj teje edhe kur je prezent edhe gjatë mungesës tënde kurse ai që friket prej teje është i sinqertë vetëm kur je i pranishëm.”

“Besimtar është ai që i mbulon të metat e vëllaut vet dhe e këshillon kurse i prishur (faxhir) është ai që i zbulon të metat e njerëzve dhe i kritikon.”

“Gjëja më e rëndë që vihet në peshore (mizan) është sjellja e mirë.” (HADITH)

“Mos u bën si ai i cili grumbulon diturinë e të të diturve dhe urtësitë e të urtëve por që ndaj të Vërtetës sillet si një nga të marrët.”

Omer ibën El Hattabi ka thënë: “Jep selam i pari kur të takohesh me vëllaun tënd, thirre me emrin që e pëlqen dhe liroja vendin të ulët. Kjo do ta shton dashurinë mes juve.”

Ebani rrëfen: “Hyra në xhami ku e takova Hasanin. Në pyetjen time a është falur ai u përgjigj negativisht. Thash: Në qytet njerëzit janë falur. Tha: Kush don ta merr fenë nga çarshia?! Nëse ju shkon malli e vonojnë faljen e namazit kurse atëherë kur nuk ju shkon, e falin para kohës.”

“Sikur të mos ishin vdekja, sëmundja dhe skamja, njeriu nuk do të bindej kurrë…”

“Kush e nderon dhe lavdëron atë që futë risi në fe ka shpejtuar në rrënim të fesë.”

“Ai që e qorton vetën në mesin e njerëzve, në të vertetë lavdërohet, sa keq është kjo që e bën.”

Ali ibën Ebi Talib, radijall-llahu anhu, thoshte: “Dijës i mjafton për nderë pretendimi që ia bëjnë injorantët.”

Obligimet e njerëzve ndaj dijetarit janë:

- Të pyesin atë për çështjet e fesë

- Të mbrojnë nderin e dijetarëve

- T’i arsyetojnë në gabimet e tyre

- Gjeneratat e reja t’i lidhim me dijetarët

Obligimet e dijetarit janë:

- Të mos e fsheh dijen

- Të flet të vërtetën për All-llahun

- Të urdhëron për të mirë dhe të ndalon nga të këqijat

- Të përzihet me njerëzit duke mos u izoluar prej tyre

Ibën Mes’udi, radijall-llahu anhu, thoshte: “Ju jetoni në një kohë në të cilën numri i **ahave (dijetarëve) është i madhë në kohë që numri i hatibëve (oratorëve) është i vogël, që japin shumë e marrin pak, që i dijnë dispozitat e Kur’anit e që ndoshta nuk e dijnë Kur’anin përmendsh. Do të vie një kohë, numri i oratorëve (llafazanëve që flasin shumë e veprojnë pakë) do të shtohet në kohë që numri i **ahave (që flasin të vërtetën dhe punojnë sipas saj) do të jetë i vogël, që kërkojnë shumë e që japin pak, që e dijnë Kur’anin përmendësh por janë neglizhent ndaj kufijve të Tij.”

Përgatiti: Talha Kurtishi

Shënime-

1-I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, ka thënë: “Nuk beson ai që për vëllaun e vet nuk e dëshiron atë që e dëshiron për vete.” Duke u nisur nga aspirata natyrore në bazë të së cilës njeriu për vetën e tij dëshiron më shumë, ai detyrohet që edhe për vëllaun e tij musliman të dëshiron atë që e dëshiron për vete gjegjësisht gjendje më të mirë se ajo në të cilën realisht gjendet.

albislam


..

 
Veröffentlicht : 09/06/2009 7:36 p.m.
Teilen: