60 mënyra prej mënyrave të arritjes së shpërblimit dhe shlyerjeve të mëkateve (1/3)
Shkruar nga --
e hënë . 18 maj 2009
Kjo është një shkresë drejtuar çdo muslimani që adhuron Allahun dhe nuk i bën shok Atij asgjë...
Falënderimi absolut i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve, lavdërimi e shpëtimi i Allahut qofshin mbi më të nderuarin e të dërguarve Muhamedin, mbi familjen e tij, shokët e ti dhe mbi gjithë ata që me sinqeritet e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Kjo është një shkresë drejtuar çdo muslimani që adhuron Allahun dhe nuk i bën shok Atij asgjë, përderisa qëllimi kryesor për çdo musliman është që të dal nga kjo botë kur Allahu veçse ia ka falur të gjitha mëkatet, e as që e pyet Allahu për to në Ditën e Kiametit, dhe ta fus atë në Xhenetet e begatshme përgjithmonë duke mos dalë prej tyre kurrë. Në këtë shkresë të shkurtër do t'i përmendim disa vepra të cilat shlyejnë mëkatet dhe në të cilat ka shpërblim të madh të nxjerra nga hadithe të vërteta të Dërguarit, lavdërimi e shpëtimi i Allahut qofshin mbi më të. Lusim Allahun, të Gjallin, të Përjetshmin, që nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Tij, që t'i pranojë veprat tona, padyshim Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi!
Në vijim po i përmendi disa mënyra të dobishme të nxjerra nga hadithe të Dërguarit, lavdërimi e shpëtimi i Allahut qofshin mbi më të, që mundësojnë arritjen e shpërblimit dhe shlyerjen e mëkateve:
1. Pendimi: “Kush pendohet para se të lind Dielli nga perëndimi i tij, Allahu ka pranuar pendimin e tij (ia ka falur mëkatet)” Muslimi (2703) “ Vërtet Allahu azze ve xhel-le ia pranon pendimin e robit derisa mos të gargaris (gulfat nga vdekja - t'i vij vdekja në fyt).”
2. Dalja për të kërkuar diturinë: “Kush merr ndonjë rrugë për të kërkuar dije, Allahu do t'ia lehtësoj atij rrugën për në Xhenet” Muslimi (2699)
3. Të përmendurit e Allahut të Madhërishëm: “A t'ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më e pastra tek Sunduesi i juaj, dhe më e larta në shkallët e shpërblimeve tuaja; më e mirë për ju sesa dhënia e arit dhe argjendit, dhe më e mirë për ju sesa ta takoni armikun tuaj e t'ua rrihni qafat e tyre (t'i luftoni ata) dhe t'ua rrahin qafat tuaja (t'ju luftojnë juve)? Thanë: Po. Tha: të përmendurit e Allahut të Madhërishëm” Tirmidhiu (3347)
4. Shëmbëlltyra në vepra të mira dhe udhëzimi për në të mirë: “Çdo vepër e mirë është sadaka (lëmosh-bamirësi), dhe udhëzuesi në të mirë është si vepruesi i saj” Buhariu(374/10) dhe Muslimi (1005)
5. Vlera e thirrjes tek Allahu: “Kush thërret në udhëzim do të ketë shpërblim sikurse shpërblimet e atyre që e pasojnë atë duke mos i pakësuar kjo asgjë prej shpërblimeve të tyre.” Muslimi (2674)
6. Urdhërimi për në veprat e mira dhe ndalimi nga veprat e këqija: “Kush sheh prej jush një vepër të keqe le ta ndalojë (ndryshojë) atë me dorën e tij, nëse nuk mund le ta bëj këtë me gjuhën e tij, e nëse nuk mund le ta bëj këtë me zemrën e tij, por ky është imani më i dobët” Muslimi (49)
7. Leximi i Kur'anit Fisnik dhe këndimi i tij: “Lexoni Kur'anin se vërtet ai vjen Ditën e Gjykimit ndërmjetësues për lexuesit e tij.” Muslimi (804)
8. Studimi i Kur'anit dhe mësimi i tij të tjerëve: “Më i miri prej jush është ai që mëson Kur'anin dhe ua mëson atë të tjerëve.” Buhari (66/9)
9. Selami (përshëndetja me selam): “Nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa ta doni njëri-tjetrin. A t'ju tregoj për diçka që nëse e bëni atë do ta doni njëri-tjetrin? Përhapeni selamin mes jush.” Muslimi (54)
10. Dashuria për hir të Allahut: “Vërtet Allahu i Madhërishëm thotë në Ditën e Gjykimit: 'Ku janë ata që donin njëri-tjetrin për hir të madhërisë sime, sot do t'i fus ata në hijen Time, ditën kur nuk ka hije tjetër përveç hijes Sime”' Muslimi (2566)
11. Vizita e të sëmurit: “Nuk ka asnjë musliman që viziton një musliman të sëmur herët në mëngjes përveçse të lutën për të shtatëdhjetëmijë melekë (melaqe, engjëj) deri në mbrëmje, e nëse e viziton atë në mbrëmje lutën për të shtatëdhjetëmijë engjëj deri në agim, dhe do ta ketë një kopsht në Xhenet.” Tirmidhij (969)
12. Ndihma e njerëzve në fe: “Kush ia lehtëson vështirësitë atij që është në vështirësi, Allahu do t'ia lehtësoj atij në këtë botë dhe në botën tjetër (Ahiret).” Muslimi (2699)
13. Mbulimi i veprave të këqija të njerëzve: “Nuk ia mbulon robi ndonjë të keqe robit tjetër në këtë botë, përveçse ia ka mbuluar atij Allahu në Ditën e Gjykimit.” Muslimi (2590)
14. Mbajtja e lidhjeve farefisnore: “Farefisi është i lidhur për Arshin (Fronin) e Allahut dhe thotë: 'Kush i mbanë lidhjet me mua i mbanë lidhjet me të Allahu, dhe kush i shkëput lidhjet e mia, i ka shkëputur lidhjet me të Allahu.” Buhari (350/10) Muslimi (2555)
15. Morali i mirë: “Është pyetur i Dërguari i Allahut, lavdërimi e shpëtimi i Allahut qofshin mbi më të, për atë se çka do t'i fus njerëzit më së shumti në Xhenet. Ka thënë: 'Frikë-respekti ndaj Allahut dhe morali i mirë.” Tirmidhij (2003)
16. Sinqeriteti: “Përmbajeni gjithnjë sinqeritetin se vërtet sinqeriteti shpie në mirësi, dhe vërtet mirësia shpie në Xhenet.” Buhari (423/10) Muslimi (2607)
17. Përmbajtja e hidhërimit: “Kush përmbahet në hidhërim duke pasur mundësi të shfryhet nga ai, Allahu do ta thërras atë në krye të krijesave Ditën e Gjykimit duke i dhënë mundësi të zgjedh prej hyrive (bukurosheve të Xhenetit) çka të dojë.” Tirmidhij (2022)
18. Shpagimi i ndejës: “Kush ulet në ndonjë ndejë dhe e tepron me fjalë, pastaj para se të ngitet nga ajo ndejë thotë: 'I lartësuar je Ti o Allah dhe falënderimi të takon Ty, dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton adhurim përveç Teje, kërkoj falje dhe pendohem tek Ti.' Veçse i është falur atij çka ka bërë në atë ndej(tubim).” Tirmidhij (153/3)
19. Durimi: “Nuk e godet muslimanin asnjë lodhje, asnjë sëmundje, asnjë shqetësim, asnjë trishtim, asnjë vuajtje, dhe asnjë mjerim, bile asnjë therë që therët prej saj e që mos t'i fal Allahu me të prej mëkateve të tij.” Buhari(91/10)
20. Mirësia ndaj prindërve: “I nënçmuar qoftë, i nënçmuar qoftë, dhe i nënçmuar qoftë! Është thënë: kush o i Dërguar i Allahut? Tha: Kushdo që ka zënë prindërit e tij në pleqëri njërin prej tyre ose dytë pastaj nuk hyn në Xhenet.” (d.m.th. nuk e shfrytëzon këtë rast për të hyrë në Xhenet duke u kujdesur, respektuar dhe ndihmuar prindërit. Sh.p.) Muslimi (2551)
(vazhdon)
Kjo është një shkresë drejtuar çdo muslimani që adhuron Allahun dhe nuk i bën shok Atij asgjë...
21. Përkujdesja ndaj vejushës dhe skamnorit: “Kujdestari ndaj vejushës dhe skamnorit është si muxhahidi (luftëtari) në rrugën e Allahut' dhe mendoj se ka thënë: 'dhe si falësi i namazit që nuk pushon, dhe si agjëruesi që vazhdimisht agjëron.” Buhari (366/10)
22. Mbikëqyrja e jetimit: “Unë dhe mbikëqyrësi i jetimit do të jemi në Xhenet kështu dhe i bashkoj dy gishtat e tij, gishtin tregues dhe të mesmin.” Buhari (365/10)
23. Abdesi: “Kush merr abdes duke e zbukuruar atë i dalin mëkatet e tij nga trupi i tij, derisa të dalin prej nën thonjve të tij.' Muslimi (245)
24. Shehadeti (dëshmia) pas abdesit: “Kush merr abdes duke e përsosur atë pastaj thotë: 'Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton adhurim përveç Allahut, Njërit, të Pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij, o Allah më bëj mua prej të penduarve dhe prej të pastërve' i hapën atij dyert e Xhenetit, hyn prej cilës dëshiron.” Muslimi (234)
25. Përsëritja pas muezinit (thirrësit të ezanit): “Kush thotë kur e dëgjon thirrjen: 'O Allah, Zot i kësaj thirrje të përsosur dhe i këtij namazi të ngritur, jepi Muhamedit vesilen (ngritje në shkallë ose pozitë të lartë) dhe mirësinë, dhe ringjalle atë në vendin e lëvdueshëm, të cilin ia ke premtuar atij! do ta kaplojë atë ndërmjetësimi im Ditën e Gjykimit.” Buhari (77/2)
26. Ndërtimi i xhamive: “Kush ndërton një xhami e dëshiron me të kënaqësinë e Allahut, do t'i ndërtohet atij një e njëjtë me të në Xhenet.” Buhari (450)
27. Sivaku (Furça e dhëmbëve): “Sikur të mos frikësohesha se do t'ua vështirësoja ummetit (besimtarëve) tim, do t'i urdhëroja ata me sivak për çdo namaz.” Buhari (331/2) Muslimi (252)
28. Shkuarja në xhami: “Kush shkon në xhami herët ose në kohë tjera, Allahu ia përgatit atij një shtëpi në Xhenet sa herë që shkon herët apo në kohë tjera.” Buhari (124/2) Muslimi (669)
29. Pesë kohët e namazit: “Nuk ka njeri musliman që e zë kohën e ndonjë namazi të obligueshëm dhe e përsos abdesin e asaj kohe, përqendrimin në të dhe përkuljen (ruku) në të, përveçse do të jetë kjo për të shpagim i mëkateve të bëra më herët-duke mos bërë mëkate të mëdha-, dhe kjo është për të tërë jetën (kohën).” Muslimi (228)
30. Namazi i sabahut dhe i ikindisë: “Kush fal namazin e sabahut dhe atë të ikindisë do të hyjë në Xhenet.” Buhari (43/2)
31. Namazi i xhumasë: “Kush merr abdes dhe e përsos atë, pastaj vjen në xhuma dhe dëgjon e përmbahet nga të folurit, i falen mëkatet në mes kësaj xhumaje dhe xhumasë tjetër, dhe i ka të shtuara tri ditë.” Muslimi (857)
32. Koha e përgjigjes në ditën e xhuma: “Në të (ditën e xhuma) gjendet një kohë që nuk ndodh të përputhet me të robi musliman duke qenë në namaz dhe e lut Allahun për diçka, përveçse t'ia ketë dhuruar atë Allahu.” Buhari (344/2) Muslimi (852)
33. Namazet sunnet-nafile bashkë me namazet farz: “Nuk ka rob musliman që fal për Allahun e Madhërishëm çdo ditë dymbëdhjetë rekate vullnetare (nafile) jashtë namazeve të obliguara, e të mos ia ndërtojë Allahu atij një shtëpi në Xhenet.” Muslimi (728)
34. Falja e dy rekateve pas bërjes së ndonjë mëkati: “Nuk ka rob që bën ndonjë mëkat, pastaj përfill drejt pastrimin (abdesin), i fal dy rekate, dhe pastaj i kërkon Allahut falje, përveçse t'ia ketë falur Allahu.” Ebu Dawud (1521)
35. Namazi i natës: “Namazi më i mirë pas namazeve të obliguara është namazi i natës.” Muslimi (1163)
36. Namazi i paradites: “Për çdo asht të gishtërinjve tuaj ka sadaka, çdo tesbih (thënia: Subhanallah) është sadaka, çdo tahmid (thënia: Elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (thënia:La ilahe il-lallah) është sadaka, çdo tekbir (thënia:Allahu Ekber) është sadaka, urdhri për të mirë është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka, dhe shpërblimin e të gjitha këtyre e kanë dy rekate që falën në paradite (pas kalimit të një kohe pas lindjes së diellit e deri para drekës).” Muslimi (720)
37. Bërja salavat (lutje) për të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Kush bën salavat për mua një herë, Allahu për të ka bërë dhjetë herë.” Muslimi (384)
38. Agjërimi: “Nuk ka asnjë rob që agjëron një ditë për hir të Allahut të Madhërishëm, përveçse ta ketë larguar Allahu atë për shkak të asaj dite nga Zjarri shtatëdhjetë vjeshta (vite).” Buhari (35/6) Muslimi (1153)
39. Agjërimi i tri ditëve nga çdo muaj: “Agjërimi i tri ditëve nga çdo muaj është (sikur) agjërimi i tërë kohës.” Buhari (192/4) Muslimi (1159)
40. Agjërimi i muajit Ramazan: “Kush agjëron muajin e Ramazanit me iman të plotë dhe me parallogaritje për shpërblimin e tij, i është falur atij çka ka bërë më herët prej mëkateve.” Buhari (221/4) Muslimi (760)
(Vazhdon)
..
Allahu të shpërbleftë për këto këshilla
Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???