DHURATA
Njëherë erdhi një njeri në vizitë te miku i tij. Ndejti një kohë dhe kaloi bukur. Kur erdhi koha e ndarjes miku ia dhuroi një kalë. Ky u mahnit nga bujaria e mikut. I lumtur kalëroi dhe u largua.
Pas dhjetë ditësh njeriu u kthye me kalë. Përsëri miku e priti ngrohtë. Në fund e pyeti:
"Çfarë ndodhi?"
Njeriu tha: "Nuk e di. Dëshiroja të shkoj në qytet tjetër por kali më ktheu këtu përsëri."
I zoti i shtëpisë i tha: "Në rregull. Ky kalë ka lindur në këtë fshat, me gjërat e mia dhe me stallën e tij. E kuptoj këtë, por mos harro se unë ta kam dhuruar ty, dhe të takon ty."
Pas dy dite, kalorësi me kalë u largua nga fshati. Kaluan dhjetë ditë tjera dhe kalorësi papritur u paraqit përsëri në shtëpinë e mikut të tij. Përsëri u prit me ngrohtësi. Dhe në fund miku e pyeti me butësi: "Çfarë ndodhi këtë herë?"
Kalorësi tha: "E njëjta gjë. Kali përsëri më ktheu te ti."
Miku i tha: "Unë do të ndihmoj si duhet të sillesh me kalin."
Një muaj njeriu e kaloi te miku duke e mësuar kalin dhe më në fund e përcolli. Pas kësaj here, kalorësi nuk u kthye kurrë më. Derisa e përcollën, bashkëshortja e pyeti burrin: "Çfarë roli patëm ne në këtë? Mendoj ia dhurove kalin e ai u kthye dy herë." Burri u përgjigj: "Mund t'i japësh dikujt dhuratë por kjo nuk do të thotë që personi mund ta shfrytëzojë. Përgjegjësia ynë ishte ta mësonim se si ta shfrytëzojë dhuratën."
Në të njëjtën mënyrë Allahu i dashur u dhuron njerëzve mend, zemër, por ata nuk dinë gjithmonë t'i shfrytëzojnë si duhet. Kështu Allahu i madhërishëm ka marrë edhe përgjegjësi përveç dhuntisë, që t'i mësojë njerëzit duke u treguar si të udhëheqin si duhet me "kalin - nefsin", në mënyrë që ai mos t'i kthejë pas në shkatërrim.
Pra kur ne i dhurojmë diç dikujt duhet të kemi durim, vendosmëri, dashuri dhe butësi që personit t'ia tregojmë të gjitha bukuritë e dhuratës.
Për këtë mësuesit e sinqertë janë të shquar me butësi dha dashuri ndaj njerëzve.
Pra, mësuesi duhet mësuar nxënësin për hir të Allahut e jo për ndonjë dobi tjetër. Ndërsa nxënësit i nevojitet mësuesi për t'u afruar tek Allahu xh.sh.
Tregimi për dhuratën në mënyrë të bukur tregon për dashurinë e mësuesit ndaj nxënësit gjegjësisht për butësinë që personi në pozitë më të lartë duhet të ketë ndaj personit me pozitë më të ulët.
Pejgamberi s.a.v.s. tërë misionin e tij pejgamberik e ka vërë në një detyrë: "Vërtetë jam dërguar për ta përsosur moralin e bukur." (Bejhekiu, Hakimi nga Ebu Hurejre)
* * *
AJJAZI THYEN GURIN E ÇMUAR
Sulltan Mahmudi kishte një shërbëtor i cili quhej Ajjaz. Ishte i njohur për sjelljen e tij të bukur dhe urtësi.
Me një rast, sulltan Mahmudi mbante në dorë një gur të çmuar. Urdhëroi njërin nga vezirët (ministrat) që ta thyejë gurin. Meqë guri i çmuar i sulltanit ishte tejet me vlerë, veziri nuk e theu.
Pastaj sulltani ia dha vezirit tjetër që ta thyejë. Edhe ky refuzoi. Kështu vepruan të gjithë vezirët e oborrit mbretëror.
Atëherë sulltan Mahmudi ia dha gurin e çmuar Ajjazit duke i thënë që ta thyejë. Ajjazi menjëherë e hudhi për tokë dhe guri i çmuar u bë copë-copë.
Sulltani e pyeti: "Përse e theve gurin e çmuar kur këtë nuk e bënë vezirët?"
Ajjazi u përgjigj: "Guri i çmuar është shumë me vlerë, por urdhri yt është më i vlefshëm."
Secili prej nesh përveç cilësive të përbashkëta me njerëzit kemi edhe disa karakteristika që janë specifike për ne. Kështu dikush më tepër e do sportin, disa artin, dikush shoqërinë, e dikush vetminë. Shumë hulumtojnë tërë jetën duke u përpjekur pa reshtur për të zbuluar specifikën e dhuruar të tij. Sa kemi sukses në këtë, është vështirë të thuhet. Sepse secili zbulim kërkon angazhim të sinqertë , përpjekje, mbledhje të informatave, përcaktimin e cakut, etj.
Dhe pengesa më e madhe në këtë punë rrugë padyshim është uni i njeriut. Këtë duhet thyer për të arritur qëllimin.
* * *
MIRËSIA E MADHE
Zejnul Abidini r.a. deshi ta testojë një femër (para se me të martohet me te), u afrua dhe i tha: "Unë kam ves të keq, kërkoj shumë, shpejtë më mbet hatri, shpejt zemërohem (gufoj), e ngadalë më kalon hidhërimi. Andaj nëse mendon se mund të më durosh më thuaj, e nëse jo, më nuk do të bëj presion."
Gruaja duke e shikuar tha: "Me ves më të keq se ti është ai i cili nuk i pranon veset e tij të këqija dhe nuk ka dëshirë të përmirësohet."
Kur dëgjoi këto fjalë, Zejnul Abidini r.a. tha: "Pasha Zotin e Qabes, ti je gruaja e vërtetë për mua."
Pas dhjetë viteve, shumë pak u konfrontuan dhe ai me zemërim i tha: "Fati yt është në dorën tënde, nëse do (nuk je e kënaqur) kërko divorc", por shpejtë u pendua për këto fjalë. Por gruaja u përgjigj: "Pasha Allahun, fati im ka qenë në dorën tënde dhjetë vite dhe ti e ke ruajtur shkëlqyeshëm dhe je kujdesur për mrekulli. Nuk do ta keqpërdor këtë për një orë, dhe ta refuzojë mirësinë tënde."
Zejnul Abidini r.a. i lumtur dhe i kënaqur tha: "Vërtetë ti padyshim je begatia më e madhe e Allahut për mua."
..