Benachrichtigungen
Alles löschen

Margaritarë të urtësisë - 2

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
114 Ansichten
(@fionaa)
Beiträge: 272
Reputable Member
Themenstarter
 
[#3180]

DËNIMI PËR TRIDHJETË CENTË

Një tregtar i ri pasi nuk kishte familje vendosi ta kryej haxhin. E shiti tërë mallin me ç'rast fitoi shumë dukat. Meqë nuk deshi që tërë këtë pasuri ta marrë me vete, i vendosi në një arkë dukatet dhe ia la amanet një miku të tij tregtar për t'ia ruajtur deri sa të kthehet prej Qabesë.

Pas haxhit të gjithë haxhinjtë u kthyen, përveç haxhiut të ri. Kaluan dy vite dhe haxhiu nuk kthehej.

Tregtari, dukatet të cilit ia kishte lënë haxhiu i ri në ruajtje, konkludoi se me siguri që ky ka vdekur dhe i dërgoi dukatet në shtëpinë e tij.

Por pas një kohe haxhiu i ri u kthye dhe posa erdhi shkoi te tregtari i cili e priti mirë, ia uroj mirëseardhjen dhe ia uroj haxhin.

Haxhiu pas kësaj ia kërkoi dukatet që ia kishte lënë në ruajtje tregtarit. Ky, thua se i çuditur e pyeti se për çfarë dukat e ka fjalën, kur nuk më ke lënë asgjë, bile edhe e sulmoi duke i thënë se do ta padisë për shpifje.

Haxhiu kthehet në shtëpi i demoralizuar për këtë sjellje të tregtarit. Bëri ibadet gati tërë natën, dhe kur e zuri gjumi, në ëndërr iu paraqit një njeri i cili e udhëzoi te një dijetar i këtij qytet, sepse ai do t' i ndihmoi t'i gjejë dukatet e humbur.

Pasi e fali namazin e sabahut u drejtua te njeriu tek i cili ishte udhëzuar në ëndërr dhe ia tregoi tërë hallin e tij. E dëgjoi me vëmendje dhe i tha që sonte të vij tek ai në darkë pas akshamit.

Kur erdhi haxhiu në mbrëmje te dijetari pa se kishte ftuar shumë njerëz për darkë, hoxhë, haxhinjë, tregtar, etj. Në mesin e të ftuarve pa edhe tregtarin që ia kishte marrë dukatet. Pas darke, dijetari iu drejtua të pranishmëve: "Ju kam ftuar për të ju treguar një ëndërr që kam parë mbrëmë". "Hajr inshallah," thanë të pranishmit. "Pashë ëndërr që vdiqa, më lanë, më mbështjellën me qefinë dhe më vendosën në varr, dhe pasi e dhashë provimin para Munkirit dhe Nekirit, përnjëherësh e pashë vetën duke dale nga varri i zbathur, si dhe shumë njerëz dilnin nga varrezat si bari, të zbathur dhe si me qenë të dehur. E pyeta njërin afër meje: "Ç'është kjo?" "Dita e Gjykimit!" më tha. Për një moment filloi thirrja një nga një, edhe mua më thirrën, dhe kur vendosën veprat e mija në Peshojë, veprat e mira mbipeshuan. Në atë moment më kapën melekët dhe më sollën në urën e Siratit, duke më thënë se nëse e kalon këtë do të hyjë në Xhenet.

Duke ecë nëpër urën e Siratit, përfundi saj dëgjoja bërtitmë, vajtim, rënkim të njerëzve që dëgjoheshin në zjarr. Në mes njerëzve pashë edhe fqinjin tim Rexhepin i cili është kasap. E pyeta: "Nga ti këtu Rexhep?""Ja Muhammed efendi, kam matur keq në peshojë"."Por të lutem më ndihmo, Muhammed efendi"."E si me të ndihmuar?""Ti e di Muhammed efendi, se njëherë pate blerë mish dhe më mbete borxh tridhjetë cent"."Po, kjo është e vërtetë", u përgjigj Muhammed efendiu. "E tani pra kthema borxhin se më nevojitet më shumë se kurrë Muhammed efendi"."Po si me ta kthyer, kur jam i zhveshur dhe i zbathur?""Më ndihmo që së paku ta flladiti njërën dorë te ti"."Dhe ia zgjata dorën time, por në atë moment dora ime filloj të digjej flakë, sa që nga tmerri jam zgjuar i tmerruar dhe i djersitur i tëri. Fala sabahun dhe shkova drejtë e në dyqanin e Rexhepit. I dhashë selam, dhe ai sipas zakonit më pyeti, çfarë mishi dëshiron?" "Jo"- i thash, por erdha me ta paguar borxhin"."Çfarë borxhi Muhammed efendi?""A ke harruar kur para disa muajve pata blerë mish dhe të mbeta borxh tridhjetë cent". Rexhepi i habitur më tha: "Muhammed efendi ky s'ka qenë kurrfarë borxhi, harroje"."Ah, Rexhep me e ditë ti çfarë kam përjetuar mbrëmë për këta tridhjetë centë".

Kur mbaroi ëndrrën të pranishmit, kërkuan leje me shkuar nga Muhammed efendiu. Duke dalë nga shtëpia tregtari iu drejtua haxhiut: "Eja me mua dhe merri dukatet që mi ke lënë amanet".

Nga ky tregim mësohet se hakun e huaj duhet kthyer në dynja, sepse në Ahiret nuk ka mundësi të kthehet!

SA VLENË ?

Një profesor në fakultet nxori 500 Euro dhe pyeti studentët: "Kush e dëshiron këtë para?"

Shumica e studentëve ngritën duart.

Profesori tha: "Do t'ia jap njërit nga ju, por pasi ta ndrydhi.

Përsëri pyeti: "Kush e dëshiron këtë?"

Duart përsëri u ngritën."Por çfarë do të bëni nëse e bëj kështu?" E hodhi në tokë dhe filloi ta shkelë me këmbë, duke e njollosur, pastaj mori 500 Euron e ndrydhur, të përlyer, të shkelur dhe përsëri i pyeti : "A e dëshiron përsëri dikush nga ju këtë 500 Euro?"

Përsëri të gjithë ngritën duart.

Atëherë profesori tha: "Mendoj se tani keni mësuar diçka të rëndësishme". Çfarë do që bëra me këtë 500 Euro ju përsëri e dëshironi sepse nuk e ka humbur vlerën e saj, edhe pas ndrydhjes edhe pas shkeljes mbetet përsëri 500 Euro".

Kështu edhe ne, ndonjëherë demoralizohemi, gjunjëzohemi, ndrydhemi për shkak të gabimeve, veprimeve të këqija, përvojave të hidhëta, vështirësive, dhe atëherë mendojmë se e kemi humbur vlerën tonë.

Mos lejo që humbja e shpresës të fshijë ëndrrat tuaja. Vlera e një gjëje është për sa ti e vlerëson, andaj për vete zgjedhë çmimin më të lartë.

~~~~~~~~~~~~~

Për dhjetë gjëra Allahu nuk do të pyet:

Nuk do të pyet çfarë makine ke vozitur..Por do të pyet sa herë je ndaluar para njerëzve që kanë pasur nevojë për makinën tënde.
Nuk do të pyet për madhësinë e shtëpisë sate. Por, do të pyet sa mysafir i ke gostitur.
Nuk do të pyet për gardërobën në dollap. Por do të pyet sa njerëz i ke veshur.
Nuk do të pyet sa e ke pasur pagën. Por do të pyet si e ke harxhuar.
Nuk do të pyet për vendpunimin tënd. Por do të pyet si e ke kryer punën tënde.
Nuk do të pyes sa miq i ke pasur. Por do të pyes sa ke qenë i sinqertë me ata.
Nuk do të pyet në cilin lagje ke banuar. Por do të pyet çfarë fqinji ke qenë.
Nuk do të pyet për ngjyrën e lëkurës. Por do të pyet çfarë mendimi ke pasur për tjerët.
Nuk do të pyet sa kohë ke kaluar për të gjetur qetësinë tënde shpirtërore dhe njohjen e Allahut. Por do të futë në pallatin e Xhenetit.
Nuk do të pyet sa njerëz u ke dërguar këto fjalë. Por do të pyet, përse nuk ju ke dërguar atyre që ju dëshiron të mirën.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

O Zot, ndalo zjarrin për ata që e lexojnë këtë!

Motër, vëlla!

Përcille këtë të tjerëve, se ndoshta ky në Ditën e Gjykimit do të ndërmjetësoj.

Para se ta falësh namazin, a ke menduar ndonjëherë përderisa dëgjon ezanin që Sunduesi i qiejve dhe i Tokës të thërret në takim me Te? Ndërsa ti merr abdes duke u përgatitur në takim me Sundimtarin e sundimtarëve drejtohesh kah xhamia duke ju përgjigjur thirrjes së Lartëmadhërishmit, Sunduesit të Fronit madhështor. Hyn në namaz me tekbir: "Allahu ekber", sepse hyn në bisedë me Zotin, i cili dëgjon dhe di çdo gjë. Lexon Fatihanë në namaz sepse fillon dialogun e veçantë në mes teje dhe Krijuesit të Plotfuqishëm.

Kryen lëvizjet e obliguara në namaz, ndërsa rreth teje gjinden melekë të shumtë të cilët bëjnë ruku dhe sexhde me mijëra vjet ndërsa numrin e tyre e di vetëm Allahu xh.sh.

Edhe ti bënë sexhde, sepse është vendi më i lartë dhe më i bukur ku qëndron njeriu dhe je më afër Zotit të Vetëm. Jep selam në fund të namazit sepse digjesh nga dëshira për tu takuar me të Gjithëmëshirshmin. Në takim me Allahun, zemra më e mëshirshme është ajo që i frikësohet Allahut të Madhërishëm. Të folurit më përmbledhës është përmendja e Allahut, bukuria më e pastër është dashuria në emër të Allahut xh.sh.

Andaj kur ndjenë pikëllim dhe dhembje thuaj:

LA ILAHE IL-LA ENTE, SUBHANEKE INNI KUNTU MINEDH-DHALIMIN

Këto fjalë janë ilaç për zemra. Drita e tyre është sekret i fshehur, ndërsa thënia e tyre fshinë mëkatet

LA ILAHE IL-LALLAH

O, Zot bëje zjarrin e ndaluar për atë që lexon këtë dhe vendose në vendin më të lartë në Firdeus! -A M I N -

~~~~~~~~~~~~~~~~~~

NËNA E PËRLOTUR

Kjo është një poezi që e ka shkruar një plakë, të cilën i biri e vendosi në shtëpinë e pleqve. Kaluan tre vite e ai nuk e vizitoi. Por pa marrë parasysh, poezia është e mbushur me dashuri dhe mëshirë të nënës.

O Zot ruaji nënat tona, O Zot bëje këtë poezi mësim për gjithë djemtë dhe gratë e tyre të cilat i nxisin në mos dëgjim ndaj prindërve. Mirëpo historia përsëritet.

HAMDAN, HAMDAN. NËNA TË THËRRET

Ku je Hamdan, nëna të thërret, por ti nuk dëgjon thirrjen dhe rënkimin e saj?

Ti gjithmonë je i lidhur me zemrën time. Asnjëherë nuk më largohesh nga sytë e mi edhe kur i kam të mbyllur. Këto tre vite sytë e mi vajtuan, por nuk vërejta që më vizitove si të tjerët.

Kujto jetën tonë, kur të ngrita e të barta dhe askush nuk banoi në barkun tim përveç teje. Ndërsa kur u sëmureshe, unë kaloja tërë natën pranë teje duke mos fjetur. Nuk shijoja gjumë as ditën as natën.

Atë që kam dhuruar nga dashuria dhe përkujdesa ndaj teje ta kam dhënë, e ti u ndave prej meje edhe pse ishe shpresa ime më e madhe.

Por, çdo gjë humba atë ditë kur më largove dhe ia dhurove vetën tënde grua sate, duke i ofruar asaj dashuri të sinqertë ndërsa mua më le në dhembje.

Unë e di se ajo është e ashpër dhe të pengon duke të thënë: "Unë nuk e dua këtë plakë me ty."

Më le në mes të spitalit duke shpresuar dhe e di se ky është shpërblim për mirësinë time. Dhashtë Zoti me qenë shërbëtorja jote, vetëm të shohë çdo ditë të kënaqur.

Faleminderit djalë, faleminderit për mundin tënd! Lutem Allahut për ty çdo moment dhe për udhëzimin tënd.

Hamdan, Hamdan, nëna të thërret! Frikësohem se edhe ti do t'i thërret pasardhësit tu.

E luta mjekun që ta dorëzoj këtë letër me shkronjat e shkruara me lot.

Nëse vdes mos harro me lutje për mua me kërkuar falje, kjo është shpresa ime. Ujite dheun e varrit tim me lotët tu, por dije se atëherë nuk shërben pikëllimi dhe pendimi.


..

 
Veröffentlicht : 26/06/2009 1:32 a.m.
Teilen: