Benachrichtigungen
Alles löschen

Lindja dhe jeta para profetësisë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
143 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1274]

I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) lindi te njerëzit e fisit Beni Hashim në Mekë. Ishte mëngjesi i ditës së hënë, dita e nëntë (thuhet edhe dita e dymbëdhjetë) e muajit Rabiul Euel, në vitin e ngjarjes së Elefantit. Data 9 është më e saktë, ndërsa data 12 është më e dëgjuar. Data e dytë bie më 22 prill të vitit 571, të erës sonë. Qe Shifaja, bija e Amrit, e ëma e Abdurr Rrahman ibn Aufit, ajo që e priti foshnjën. Kur e lindi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli prej së ëmës një dritë, prej së cilës shndritën edhe pallatet e Shamit. Pastaj i dërguan fjalë gjyshit të Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), Abdul Muttalibit për t"i dhënë sihariqin e lindjes së Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Abdul Muttalibi erdhi menjëherë shumë i gëzuar, e mori foshnjën, e futi në Qabe, e falenderoi Allahun, i bëri lutje Atij dhe ia vuri foshnjës emrin Muhamed (i Falenderuar), sepse shpresonte që të falenderohej. Pastaj theri kurban për lindjen e tij dhe në ditën e shtatë të lindjes e bëri synet dhe sipas zakonit të arabëve, shtroi një darkë për të. Qumështi i gjirit
E para grua që i ka dhënë gji Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pas nënës së tij, është Thuvejbja, robëresha e Ebu Lehebit, e cila kishte ende qumësht. Asaj i pati lindur një djalë, Masruhi. Thuvejbja i kishte dhënë gji më parë edhe Hamzait, birit të Abdul Muttalibit dhe më pas Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe Selemit, birit të Adil El Mahzumiut. Pra, këta të tre (Hamzai, Muhamedi, dhe Selemiu) ishin vëllezër qumështi, sepse kishin pirë qumësht nga e njëjta grua. Kur mori vesh për lindjen e Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) Ebu Lehebi u gëzua shumë dhe e liroi robëreshën e vet. Mirëpo, kur Muhamedi filloi t"i ftonte njerëzit për në Islam, Ebu Lehebi u bë nga armiqtë e tij më të egër. Muhamedi në fisin Benu Sa"ad Arabët e kishin traditë që për fëmijët e porsalindur të kërkonin gjidhënëse në zonat malore. Ata vepronin kështu për t"i larguar foshnjat nga sëmundjet e qyteteve, për t"i forcuar fizikisht dhe për t"ua mësuar gjuhën arabe në djep të pastër. Allahu kishte vendosur që disa gra nga fisi Beni Sa"ad bin Bekr Hauazin, të vinin për të kërkuar foshnje gjiri. Të gjithave ia paraqitën profetin Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), por ata nuk pranuan ta merrnin, sepse ishte jetim. Njëra nga gratë, që kërkonte fëmijë për t"i dhënë gji, meqënëse nuk gjeti të tjerë, mori Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ajo ishte Halimja, bija e Ebu Dhuejbit. Ajo pati aq mirësi prej tij, sa e patën zili të tjerët. Emri i vërtetë i Ebu Dhuejbit, babait të Halimes, ishte Abdullah ibn el Harith. Emri i të shoqit ishte Harith, biri i Abdul Uzzas. Kurse fëmijët e Harith ibn Abdul Uzzas dhe vëllezërit e qumështit të Profetit Muhamed ishin: Abdullahu, Unejsja dhe Xheddameja, e cila quhej edhe Shimae, por më shumë njihej me mbiemrin se sa me emrin. Ajo kujdesej për të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Begatitë në shtëpinë ku i jepej gji
Gjatë kohës që Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qëndroi në atë shtëpi, erdhën shumë mirësi për njerëzit e asaj shtëpie. Kur Halimja erdhi në Mekë, ishte kohë thatësire. Ajo kishte një gomaricë, e cila ecte shumë ngadalë, sepse ishte shumë e dobët dhe e rraskapitur. Kishte edhe një deve, që nuk i jepte asnjë pikë qumësht. Halimja kishte edhe një djalë të vogël, i cili tërë natën nuk i pushonte së qari e së bërtituri, sepse kishte uri e nuk i linte prindët të flinin. Kur erdhi Halimja me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe e vuri në prehër, i erdhi gjiri e iu shtua qumështi; foshnja piu dhe u ngop. Piu edhe djali i saj i vogël, derisa u ngop dhe fjetën gjumë. I shoqi shkoi te deveja dhe pa se ajo kishte tërë atë qumësht. E moli, pinë të dy sa u ngopën, fjetën dhe kaluan një natë shumë të mirë. Halimja me të shoqin dolën për të shkuar te stepat e Beni Sa"adit. Ajo i hipi gomaricës e mori me vete edhe Profetin. Gomarica ecte aq shpejt, sa ia kaloi varganit dhe asnjë nga gomerët nuk mund ta arrinte dot. Halimja me të shoqin arritën në vendin ku banonte fisi Beni Sa"ad, një nga vendet më të thata. Për habi, panë se delet e tyre vinin në mbrëmje të ngopura, me gjinj plot qumësht. I milnin delet dhe pinin qumësht me bollëk, në një kohë kur bagëtitë e të tjerëve nuk jepnin asnjë pikë qumësht. Kështu, Halimja me të shoqin panë shumë mirësi prej Allahut gjatë kohës që Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qëndroi tek ata. Pasi u plotësuan dy vjet, Halimja ia ndërpreu gjirin. Tashmë ai ishte zhvilluar dhe forcuar fizikisht. Qëndrimi në fisin Beni Sa"ad Halimja shkonte te nëna e Muhamedit dhe familja e tij në çdo gjashtë muaj. Pastaj kthehej me të tek fshati i saj, në Benu Sa"ad. Pasi e plotësoi afatin e dhënies gji dhe ia ndërpreu atë, erdhi bashkë me Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) edhe nëna e tij, Eminia dhe u përpoq që ta mbante përsëri foshnjën, sepse kishte parë shumë begati e mirësi. Iu lut së ëmës që ta linte edhe ca kohë tek ajo. Halimja i tha Emines: “Meqënëse në Mekë ka rënë sëmundja e kolerës, kam frikë se mos sëmuret po ta lë Muhamedin këtu në Mekë. Prandaj, ma jep ta mbaj edhe ca kohë.â€


 
Veröffentlicht : 20/12/2008 2:34 p.m.
Teilen: