Atë ditë që ishit tubuar mbi kokën time të mllefosur e me telashe duke vajtuar me lot Mu në atë çast pranë meje erdhën krijesa të cilat nuk i kisha parë e as i kisha njohur në këtë bot,... E ata ishin melekët … … Azraili meleku i vdekjes dhe melekët tjerë të urdhërua Dhe atëherë ndodhi edhe një gjë,mua mu tregua vendi im i përhershëm në ahiret. Në atë vend kishte zjarr. Ishte vendi i dënimeve. Dhe nënë, u frikësova shumë. I tërë trupi mu rrëqeth dhe isha në gjendje aq të tmerrshme sa që edhe juve nuk do t"ju kisha njohur. Me të parë Azrailin, frika mu rrit edhe më tepër. Ishte shumë i trishtueshëm …
… u pendova nga agonia e dynjasë. Në atë rast kërkova prej All-llahut (xh.sh) që t'ma vonojë vdekjen dhe të më kthejë sërish në dynja që të bëjë vepra të mira … … por, ishte shumë vonë. E për këto vuajtje ju nuk keni dijeni, se, nuk i keni shijuar. Nuk e keni parë tmerrin e Azrailit ashtu si e pashë unë.
Eeeh, kur isha në dynja flitnin për dhimbjet e vdekjes se janë shumë të vështira. Përshkrimi i vuajtjeve të atij momenti është i pamundur. Atë ditë e dinë vetëm ata që janë takuar me Azrailin, vetëm ata që e kanë shijuar e dinë, moj nëna ime, vetëm ata … Me të vërtetë, hoxhallarët tregonin për lutjen e Pejgamberit (s.a.v.s) E mua, fjalët sikur të më hynin prej një veshi, dhe pa më brengosur fare, më dilnin nga veshi tjetër. Prej kësaj gjendjeje të tmerrshme, a e di se, shpirti prej trupit nuk donte të më dilte, nënë. Mu copëtua pjesë pjesë. Dhe sillej duke ikur nëpër trupin tim. Shpirti duke mu munduar që të mos dilte, e shijoja dënimin e melekëve. Dhe kështu para se të më dilte shpirti, filloi dënimi i varrit. Dhe më në fund, shpirti mu largua nga trupi im, e unë shpëtova nga kjo gjendje. Gjithnjë mendoja, nënë ... ... a thua çfarë kisha bërë që e meritova këtë ndëshkim? Por, ky ishte rezultat i veprave të mia në dynja. Pranë Azrailit ishin edhe dy melekë të tjerë, ai i mëshirës dhe ai i ndëshkimit. I vdekuri po të ishte njeri i mirë, Azraili shpirtin ia dorëzon melekut të mëshirës. E nëse ka qenë i keq, ai ia dorëzon shpirtin melekut të ndëshkimit. Urdhër i Allahut qenka kështu! Dhe, pas shumë mundimeve të mia, Azraili ma mori shpirtin dhe ia dorëzoi melekut të ndëshkimit. Në atë rast e kuptova se sa vend i tmerrshëm ishte vendi im në ahiret. Dhe gjatë marrjes së shpirtit tim, ai më iku në pjesën e epërme të gjoksit... Atëherë, nga biseda e melekëve, mua gjithçka më ishte qartësuar. Bëhej bisedë se kush do ta shërojë këtë shpirt. Atë moment dhe shqetësimet e asaj kohe nuk mund t"i përshkruaj nëna ime.… edhe po të isha i verbër, atë do ta shihja. Këmbët filluan të më dridhen kur i pashë melekët. Ndoshta edhe ju keni vërejtur se nuk kishte mbetur gjak në këmbët e mia dhe ato më ishin ngrirë si akull.
E kështu moj nëna ime … Për shkak të veprave të liga në dynja, melekët ishin të detyruar që të ma merrnin shpirtin tim me dhunë. Këta qenkan melekët Naziat. Po të kisha punuar vepra të mira në dynja … … atëherë shpirti do të më merrej me lehtësi e pa dhimbje nga melekët Nashitat... ...dhe do të më përcjellnin selamin e Allahut, “Paqja qoftë mbi ty o rob i mirë i Allahutâ€
OHH Mos e leni pa e lexu aman ju lutem
Lea te lumshin duart për kët shenim Ohhh ZOT sa e dhimshme shume me preku ky shenim hmm...
Lea kam diqka personale te flas me ty nese ka mundësi
♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥
Nata e Varrit e nje njeriu i cili ja ka pas frigen Allahut esht largu nga ato pune qe Allahu jaka ndalu
http://www.youtube.com/watch?v=C5IGDCDzZaw
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous