ISLAMI E TRAJTON FEMREN SI NJERI
Një nga mirësitë e shumta të Islamit është se ai e nderon femrën, e trajton atë si njeri, pranon aftësitë e saj për të marrë mbi vete përgjegjësi, dhe ia njeh të drejtën e shpërblimit. Islami i sheh si mashkullin, edhe femrën me të drejtat dhe detyrat e veta, pasi secili nga ta janë degë të një trungu, që e kanë zanafillën nga një baba, Ademi, dhe nga një nënë, Hava.
Kështu, si femra edhe mashkulli janë të barabartë në origjinë, të barabartë në karakteristikat e përgjithshme njerëzore, të barabartë në obligime dhe përgjegjësi, të barabartë në shpërblim dhe përfundim.
Për barazinë mes burrit dhe gruas në obligime e adhurime, Kur"ani thotë:
“Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madhâ€
Love is nothing, to love is something, but to love and be loved is everything