Benachrichtigungen
Alles löschen

interneti dhe te rinjet

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
321 Ansichten
(@syziu_mitro)
Beiträge: 1098
Noble Member
Themenstarter
 
[#2580]

interneti apo si nihet ndryshe

Teknologjia informative e ka bërë botën një komunitet virtual, ku koha dhe distanca kanë humbur kuptimin e vërtetë të tyre. Një kompjuter dhe një lidhje telefonike hapin dritaren në dimensionin abstrakt ku volumet me dituri të të gjitha fushave arrijnë deri në infinit.
Kur flitet për shtypin islam, konkretisht atë në gjuhën shqipe pa dyshim që thelbësore është audienca, se si të arrihet dhe informohet ajo. Libri, gazeta, revista, televizori dhe radioja gjithnjë ballafaqohen me probleme të tilla si nevoja për fonde të mëdha, distanca dhe kufijtë si dhe shpejtësia, diçka që është e huaj për internetin.
Interneti nuk është më një ëndërr e ndonjë shkencëtari, por një realitet, bile edhe në shoqërinë shqiptare. Duke gjykuar nga zhvillimi i shpejtë i teknologjisë informative mund të thuhet se interneti po bëhet pjesë e domosdoshme e jetës, e cila jo vetëm që po ndikon por edhe po e ndryshon atë. Numri i faqeve të hapura në internet shtohet dita ditës në mënyrë alarmante. Nuk mund të imagjinohen të gjitha gjërat që njerëzit i kryejnë përmes internetit. Bëjnë transaksione biznesi, diskutojnë çështje të ndryshme, shkëmbejnë informacionet të të gjitha llojeve me njëri tjetrin, mundohen të zgjedhin problemet personale si dhe të të tjerëve. Por, krahas kësaj gjithashtu flitet edhe për shumë gjëra negative që i sjell interneti. Përveç pornografisë, është një numër gjithnjë e më i madh i atyre që keqinterpretojnë faktet dhe informacionet për shumë çështje duke përfshirë edhe fenë. Disa prej tyre qëllimisht shfrytëzojnë rastin për përfitime personale e disa të tjerë në shërbim të grupeve më të mëdha, në emër të diplomacisë publike, mashtrojnë dhe eksploatojnë me bindjet dhe opinionet e të të tjerëve duke iu ofruar informacione jo të sakta. Dilema para nesh është: Të zgjedhim në mes privimit komplet të informacioneve që i ofron interneti dhe influencës së propagandës dhe keqinformimit duke zhytur veten në sistem.
Diçka duhet të bëhet që gjithë këto të ballafaqohen me kohë që dëmet të reduktohen deri në eliminim të plotë.
Por, fatkeqësisht, për intelektualët, shoqatat, organizatat dhe institucionet islame interneti është diçka ende jo e kohës. Edhe televizioni 50 vjet më parë ishte diçka ende jo e kohës, por së shpejti ai na tejkaloi në kohë duke na lënë të mendojmë se si të mbrohemi nga ai. A thua duhet që edhe interneti të futet në të gjitha familjet dhe institucionet që ne të aktivizohemi, kuptohet, në mbrojtje.
Me përhapjen e internetit, si një mundësi ideale, u zhvilluan dhe u përhapën me të edhe shumë zbulime tjera plotësuese dhe anësore të tij. Prej tyre është internet-kafeja, në të cilat frekuentojnë një turmë e madhe e njerëzve, shumica e tyre të rinj, të cilët anojnë dhe jepen me gjithë forcën pas këtij vendi dhe zbulimi të ri, derisa frekuentimi i të rinjve nëpër këto vende bëhet një dukuri e re që kërkon hulumtimin dhe trajtimin e tij.
Motiv për këtë ka qenë realizimi i fitimit të kënaqshëm duke i servuar dy shërbime në të njëjtën kohë. Shërbimi i rëndomtë tradicional i kafes është pasuruar edhe me pije, ëmbëlsira e ushqime të lehta, si dhe shërbimi i dhënies me qira i rrjetit të internetit.
Sido që të jetë çështja, internet-kafetë në vendin tonë janë hapur duke ndjekur shembullin e internet-kafeve në botë, e veçmas të SHBA-ve.Epoka e globalizmit solli shumë të mira e të këqija, por me vete solli edhe shumë ndryshime në jetën tonë dhe po sjell vazhdimisht. Njëri prej ndryshimeve më të mëdha që solli globalizmi pa dyshim që është edhe interneti, i cili e ka bërë botën një fshat të vogël dhe i ka bërë njerëzit të jenë më afër në mënyrë vizuale dhe më larg në mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit.
Interneti sot posedon me miliarda informata për shumë gjëra që nuk i dimë dhe mund t"i mësojmë, apo t"i shkarkojmë në mënyrë elektronike në kompjuterin tonë. Shpejtësia e përhapjes dhe ndikimi i tij mobilizoi shumë kompani të mëdha botërore, organizata, institucione e njerëz të ndryshëm që të zënë hapin e kohës dhe punën e tyre ta prezantojnë nëpër faqet e internetit, sepse koha e këtij shekulli po e kërkon këtë punë.
Në kohën bashkëkohore me shfaqjen e mjeteve të ndryshme propagandistike e informative duke filluar nga gazetat, revistat, pastaj radiot, televizionet, telefoni, telegrami, teleksi, faksi, e më vonë edhe rrjeti ndërkombëtar Interneti, u krijua mundësia e përcjelljes së ngjarjes a të fjalës thuaja se menjëherë, madje të bisedosh apo t"u drejtohesh njerëzve në skaj të botës.
Andaj dhe bota e përparuar (në aspektin material) bën gara të vrullshme në këto mjete me qëllim që të fitojë sa më shumë hapësirë dhe ndikim në globalizmin e popujve e të shteteve, si dhe mundësinë e imponimit të civilizimit të tij (ideologjik dhe material).
Bota Islame në tërë këtë është gjetur e papërgatitur dhe e habitur, pjesëtarët e Islamit u gjendën në rrugë të ndryshme. Disa prej tyre të fascinuar me këtë qytetërim, u dhanë pas këtij qytetërimi duke iu nënshtruar plotësisht. Disa të tjerë zgjodhën rrugën e injorimit apo të refuzimit të këtyre gjërave duke menduar se ky është qëndrimi i duhur me këtë rast.
Ndërsa të tjerë patën qëndrim tjetër, i studiuan dhe i analizuan këto, dhe mbajtën një qëndrim që tregon zgjuarsinë e tyre, por edhe që jetuan dhe u angazhuan me realitetin e kohës, mirëpo gjithmonë duke pasur kujdes dhe rezerva për rrezikun dhe dëmin e tyre.

Hyrja dhe pjesëmarrja në rrjetin e internetit
Përmes internetit bëhet ofrimi i shërbimeve të teknologjisë informative dhe të komunikimit. U ofron shfrytëzuesve shërbime të bartjes së të dhënave, web aplikacione, lidhje me tërë botën në internet, dhe shërbime tjera, shërbime dhe lidhje me organizata të mëdha, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare, institucionet qeveritare, bankat kryesore, kompanitë e sigurimeve, si dhe bizneset e vogla dhe të mesme. Gjithashtu u ofron shërbime të kualitetit të lartë organizatave, por edhe shfrytëzuesve individualë. Thënë shkurt interneti ofron një spektër të gjerë shërbimesh, madje edhe në ato vendbanime që nuk kanë fare shërbim të telekomunikimit. Megjithëkëtë përpjekjet vazhdojnë për hulumtimin e mundësive të reja të telekomunikimit dhe të avancimit softuerik dhe harduerik në këtë aspekt.
Allahu xh.sh. sqaroi hallallin dhe haramin, dëftoi rrugën e udhëzimit dhe të devijimit. Andaj dhe për mjetet propaganduese të të gjitha llojeve si televizioni, radio, interneti, sateliti, kinemaja, gazetat, revistat, teatri etj.etj., të cilat i prodhoi civilizimi materialist bashkëkohor, Islami nuk qëndroi duarkryq karshi këtyre shpikjeve të reja, por as nuk e injoron ekzistimin e tyre apo t"i mbyll sytë para tyre. Patjetër duhet të gjykojë për to, muslimani duhet ta dijë dispozitën islame për to, në mënyrë që të jetë i vetëdijshëm se si të veprojë me to, dhe çka duhet të marrë e çka duhet lënë.
Ne po përpiqemi në këtë temë duke lutur Allahun që të na e paraqet të vërtetën të vërtetë dhe të na ndihmojë ta pasojmë atë, si dhe të na e paraqet të keqen të keqe dhe të na ndihmojë të largohemi prej saj.

Shpatë me dy teha:
S"ka dyshim se të gjitha mjetet propaganduese si radio, televizioni, kasetofoni, kinemaja, teatri, gazetat, revistat, interneti, sateliti etj., janë zbulime të mrekullueshme të shkencës bashkëkohore, madje janë zbulimet më të mëdha të civilizimit materialist në shekullin XX.
Të gjitha këto janë shpatë me dy teha. Përdoren në të mirë dhe në të keq.
Të gjithë pajtohen se nëse këto mjete shfrytëzohen në të mirë, në përhapjen e diturisë, në forcimin e akides islame, në ngritjen e vlerave të moralit, lidhjen e brezave me të parët dhe historinë e tyre, në udhëzimin e Umetit në dobi e në të mira që të përfitojnë në dynja e në ahiret, në edukimin e brezave (të rinj e të reja) në frymën e shëndoshë që i avancon drejt lumturisë dhe krenarisë.
Nëse shfrytëzohen në këtë mënyrë, askush nuk e ndalon përdorimin e tyre, përfitimin nga to dhe disponimin e tyre.Por, nëse përdoren për shkatërrimin dhe përhapjen e vlerave të ulëta, për nxitjen e devijimit dhe humbjen e moralit e të besimit, thënë ndryshe nëse shfrytëzohen për shndërrimin dhe edukimin e brezit të tanishëm, të vegjël e të rritur, të rinj e të reja, me parime e kondita joislame, t"i pajisin me një moral të çoroditur, atëherë çdo i mençur e di se disponimi dhe përdorimi i tyre është haram.

Shkaqet e përhapjes së internetit
Për përhapjen e shfrytëzimit të “Rrjetit të Internetitâ€


Love is nothing, to love is something, but to love and be loved is everything

 
Veröffentlicht : 18/04/2009 3:08 p.m.
Teilen: