Benachrichtigungen
Alles löschen

Evropa "Islame

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
100 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1106]

Fjalën që tha para ca kohës dr. Rowan Williams, udhëheqësi i Kishës Anglikane në Britani, për njohjen e ligjit Islamik brenda sistemit ligjor britanik ka provokuar kritika të shumta brenda dhe jashtë Britanisë. Jehona e këtyre kritikave u dëgjua në gazetat e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë. Fjalimi ishte i logjikshëm, i balancuar dhe shumë i kujdesshëm. Kjo ka ndodhur kështu pasi, Rowan Williams, - i cili, përpara se të jetë njeri i fesë ose ipeshkëv i Kantërberisë, është mendimtar i madh, - dëshiroi të ofrojë pikëpamje parësore për rrahjen e integrimit të situatës islamike britanike brenda sistemit gjyqësor dhe kulturor britanik. Tërë këtë e bënë që mos të ketë dy ndërgjegje rreth drejtësisë brenda çdo qytetari mysliman; një ndërgjegje e cila e tërheq drejt rregullave fetare dominuese dhe një ndërgjegje e cila ia imponon sistemin gjyqësor shekullar. Williams shprehu me këmbëngulje, se pikëpamjen e tij e përkufizon brenda aspekteve të ngjitura për ndërgjegjen fetare të qytetarit mysliman, sidomos ligjeve që kanë të bëjnë me familjen dhe disa veprimtari ekonomike. Fjalimi i tij ka të bëjë me përcaktimin e realitetit ekzistues, sepse nuk mund të gjesh as një përlind të myslimanëve britanik që gjykohen sipas ligjeve të shtetit në çështjet që kanë të bëjnë me martesën, divorcin, gjakun, trashëgiminë etj. Gjithashtu, kujdesi i myslimanëve në lidhje me kamatën gjatë veprimtarisë ekonomike i ka shtyrë disa banka britanike dhe evropiane që të organizojnë sistem bankar që ndërtohet sipas pikëpamjes së ekonomisë islame, kurse disa banka tjera të mëdha kanë hapur degë "islame" të tyre. Pa marrë parasysh se a veprojnë saktësisht sipas ligjeve islame apo ka disa vërejtje akademike, mirëpo dëshirojmë të themi se ata në fund janë munduar të kuptojnë këtë brengë islame rreth veprimtarisë ekonomike, gjë që e privon ekonominë botërore nga qarkullimi i një kapitali që vlerësohet me qindra miliard dollarë.

Atëherë pse krejt kjo zhurmë?

Pse ky sulm shumë i ashpër kundrejt udhëheqësit të kishës Anglikane në Britani?

Besoj se kjo brengë është shumë larg për të qenë brengë për sistemin gjyqësor britanik ose për shekullarizimin e ligjeve, edhe pse zhurma u mundua të ketë këtë ambalazh, pasi integrimi i disa ligjeve apo rregullave juridike nga ndonjë sistem juridik tjetër është gjë e përhapur, e njohur dhe e vjetër. Ligjet evropiane vepronin kësisoj edhe në të kaluarën, duke marrë ligje nga sheriati islamik dhe librat e fikhut Islam pa ndonjë shqetësim apo ndjeshmëri të theksuar. Trashëgimia fikhore dhe Ligji Islam ishte shumë i pasur dhe mahnitës për mendjen evropiane, saqë vetë francezët kanë konfirmuar se kanë marrë pjesë të shumta nga dispozitat e fikhut Islam dhe i kanë futur në ligjin francez. Ata kanë përfituar shumë nga libri "Sherhu Derdir ala Muhtesari Halil" që është libër në fikhun e medhhebit maliki dhe kjo ka paraqitur hapje spektakulare të mendjes juridike franceze. Atëherë s'kishte këso reagimi dhe askush s'ka thënë se kjo është dualitet ose dobësim i shekullarizimit, mirëpo gjendja tani ndryshon tërësisht. Ka brengë evropiane nga përhapja e madhe e fesë Islame dhe kalimi i një numri të madh të evropianëve në fenë Islame. Ka brengë nga transformimet e shumta në konstruksionin kulturor evropian, të ndikuara nga ekspansionizmi islam, qoftë në mendime, raporte shoqërore, madje në ngrënie dhe pirje dhe dispozitat dhe termet që kanë të bëjnë me to. Ka frikë se mos vallë këto thirrje të "kokës së kishës britanike" paraqesin përkrahje morale të rrymave dhe xhemateve islame që thërrasin në zbatimin e sheriatit islamik në shtetet e ndryshme islame, gjë të cilën elita politike, ideologjike dhe fetare evropiane kujdeset ta qorton dhe tërheq vërejtjen nga ajo, duke e cilësuar si ekstremizëm, radikalizëm apo "fundamentalizëm".

Sidoqoftë fjalimi i Rowan Williamsit dhe reagimet e ashpra kundër tij, debati që u hap në qarqe medie, politike dhe fetare evropiane, pa marrë parasysh se në cilin anë fryjnë erërat, kanë shpalosur thellësinë e krizës kulturore të cilën e jeton shoqëria evropiane, dridhjen e bindjeve dhe humbjen e besimit në aftësitë për tu ballafaquar me sfidat e ardhmërisë


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 28/11/2008 7:19 p.m.
Teilen: