Benachrichtigungen
Alles löschen

Vlera e faljes së namazit dhe rreziku i mos faljes!!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
615 Ansichten
 Imer
(@imer)
Beiträge: 15
Eminent Member
Themenstarter
 
[#240]

Bismilahirr- Rrahmanirr- Rrahim

Gjithfalënderimet dhe gjithëlavdërimet i takojnë vetëm All-llahut, Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, atë që e udhëzon
All-llahu, nuk ka kush që e humbë, dhe atë që e humbë All-llahu nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç All-llahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. Fjala më e drejtë është fjala e All-llahut ndërsa udhëzimi më i mirë është Udhëzimi i Muhammedit (Sal-lAllahu Alejhi ue selam).

Vlera e faljes së namazit dhe rreziku i mos faljes !!

Ai që falë namazet do të fisnikërohet nga All-llahu me këto cilësi:

1. Do t"i lehtësohen brengat e jetës.
2. Do të shpëtoj nga dënimi i varrit.
3. Do t"i japë All-llahu atij librin në dorën e djathtë
4. Do të hyjë në xhennet pa kurrfarë llogarie.

Ndërsa ai që nuk i falë namazet dhe nuk i përfillë ato, do të dënohet nga All-llahu me 15 dënime: pesë do t"i ketë në këtë botë, tri në momentin e vdekjes, tri në varrin e tij/saj dhe tri gjatë daljes nga varri për në Ditën e Gjykimit.

Pesë dënime në këtë botë janë:

1. Nuk do të ketë (begati) jeta e tij/saj,
2. Do t"i fshihen shenjat e njerëzve të mirë nga fytyra e tij/saj,
3. Çfarëdo vepre që ai/ajo bënë, nuk do ta shpërblejë All-llahu për të,
4. Lutja e tij/saj nuk ngritet në qiell (para Zotit)
5. Ai/ajo nuk ka kurrfarë fati dhe pjese në lutjen e të devotshmëve.

Tri dënimet në momentin e vdekjes janë:

1. Vdes i/e poshtëruar,
2. Vdes i/e uritur,
3. Vdes i/e etur, edhe sikur ta pinë gjithë ujin e botës nuk do t"i kaloj etja.

Tri dënimet në var janë:

1. I ngushtohet varri, saqë i përzihen eshtat,
2. Varri i tij/saj ndizet me zjarr dhe ai/ajo rrotullohet nëpër gaca ditë e natë,
3. I hidhet përmbi një gjarpër me emrin Esh-Shuxha El-Akre"(është emer i një gjarpëri shum helmues), sytë e tij janë nga zjarri dhe thonjët i ka të hekurit, çdo thua i tij është i gjatë sa udhëtimi një ditë, ky gjarpër i bie të vdekurit dhe i thotë: “Unë jam Esh Shuxha El Akreâ€


 
Veröffentlicht : 07/03/2008 4:51 a.m.
Teilen: