Benachrichtigungen
Alles löschen

porosi atij qe ende nuk e fal namazin

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
601 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#167]

Porosi atij qe ende nuk e fal namazin Falënderimet i takojnë t ëMadhit Allah ndërsa paqja dhe mëshira qofshin mbi zotëriun e tere njerëzimit, Muhammedin, alejhi selam, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim...Ndonëse nuk është e preferuar aspak nga dijetaret parashtrimi i çështjeve diskutabile ne tavolinën e popullatës se rëndomtë, megjithatë, çështja e braktisjes se namazit, dukuri e shumicës se muslimaneve, sikur te detyron me force qe ta thyesh këtë ligj dhe për pak çaste tua tregosh këto fakte, jo për diç, por vetëm qe te dihet se rreth statusit te tyre polemizohet. Pra le te jete qëllimi i kësaj teme një lloj qortimi për ata qe kane anashkaluar këtë çështje madhore te Islamit.Meqë feja na mëson qe çdoherë dhe ne çfarëdo gjendje apo rrethane te jemi te bute, e sidomos me ata qe i kemi vëllezër, unë e shoh te rrugës qe këtë teme ta filloj me disa rreshta për vlerën dhe te mirat e namazit, te cilat iu kane ikur shume vëllezërve tanë muslimane. Namazi është gjeja me e mire pas besimit.Pejgamberi, alejhi selam ishte pyetur: Cila vepër është me e mira pas besimit? Kishte thënë: Namazi ne kohen e tij". (Buhariu & Muslimi)Namazi është prej mjeteve, me te cilat kërkojmë mbrojtjen e Allahut te MadhëruarThotë Allahu: Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)". (Bekare, 45) Namazi shlyen mëkatetKa thënë Pejgamberi, alejhi selam: “Me rrëfeni për një lum, i cili kalon pranë derës se ndonjërit prej jush dhe ne te cilin pastrohet pese here ne dite: A mendoni se do te mbetet ndonjë papastërti ne trupin e tij? Thane: Kjo nuk do t'i lere atij asfare papastërtie. Tha: Ja, ky është shembulli i pese namazeve; Allahu me to (kështu) shlyen mëkatet". (Buhariu & Muslimi) Ne një hadith tjetër qëndron: "Pese namazet ndërmjet vete dhe xhumaja deri ne xhumanë e ardhshme, shlyejnë mëkatet e bëra ne mes kohëve te tyre, me kusht qe te mos kryhen mëkate te mëdha". (Muslimi & Tirmidhiu) Allahu urdhëron qe te përkujdesemi për kohet e namazeveThotë Allahu: " Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze)". (Bekare, 238)***Pas kësaj shëtie te shkurtër ne kopshtin e begative dhe bukurive te namazit, tani do te kalojmë ne tryezën e dijetareve, për te pare se cila është Dispozita e lënësit te namazitDijetaret islame janë dakroduar se:1- Nëse myslimani i rritur dhe i vetëdijshëm mohon obligueshmerine e namazit, obligohet apo i kërkohet nga organet gjegjëse pendimi, ne te kundërtën, ai konsiderohet i dalur prej feje dhe mbytet si i tille. Thotë Pejgamberi, alejhi selam: Kush e ndërron fenë mbyteni!". 2- Nëse njeriu sapo është bere mysliman ose është mysliman por se ka jetuar ne një ambient joislam, atëherë ai nuk konsiderohet i dalur prej feje dhe nuk mbytet.3- Ai, i cili beson obligueshmerine e namazit, por e braktise atë nga përtesa derisa t'i kaloje koha (këtu pra nuk flitet për atë qe nuk falet fare sepse çështja e tij është shume diskutabile), atëherë dijetaret kane polemizuar rreth tij dhe mendimet e tyre ndahen ne dy korpuse te mëdha dijetaresh: A- Njeriu i tille është pabesimtar.Ky grup dijetaresh thane se njeriu, i cili nga përtesa braktise namazin, nuk meriton te jete ne radhën e muslimaneve. Qëndrimin e tyre e mbështetën me një varg argumentesh te forta, saqë ne momentet e para, kur njeriu has ne to, e sidomos ata qe kane me pak njohuri ne fe, mendon se kjo është dispozita e pare dhe e fundit për te. Argumentet e tyre janë kryesisht tradicionale por te komentuara me fryme racionale. Ne këtu, nga droja e ndonjë zgjatje monotone apo reduktimi te mangët, mjaftuam me disa argumente nga: 1. KuraniSiç thashë pak me larte, unë do te bej një përzgjedhje te lehte te këtyre argumenteve, këtë sa për ilustrim e jo për përkufizim.Thotë Allahu: (Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden. 43. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin)â€


 
Veröffentlicht : 01/02/2008 11:54 a.m.
Teilen: