Sot jemi ne vitin 2011: E drejta per privatesine e te dhenave personale vazhdon te jete ne fuqi. Qdo njeri mund te vendose vete se qfare te dhenash deshiron te publikoje. Vetem se sot miliona njerez nuk ruhen me per te publikuar te dhenat personale, perkundrazi, ne internet ata e bejne kete vullnetarisht, ne te ashtuquajturat rrjete sociale ose komunitete online.
Keto jane portale interneti, ne te cilat kushdo mund te paraqese profilin e vet, me fotografi, me tipare te karakterit dhe listen e miqve. Ne mbare boten llogaritet qe ne te tilla rrjete sociale te jene regjistruar nje gjysme miliarde njerez. Facebook-u eshte njeri prej me te medhenjve me 200 milione anetare. Pothuajse secili prej tyre i lejon te tjeret qe te kene akses ne te dhenat e veta kjo eshte rrezike.