Facebook, si nje filial i CIA-s
Le te supozojme se takoni nje njeri krejt te panjohur: ne kafene, ne metro, ne nje bulevrad. Ky i panjohur ju pyet, se ku banoni, a jeni i fejuar apo i martuar, apo qfare bindjesh politike keni.
"E q´ju duhet juve kjo?" - do te pergjigjeshit ju, si person real.
Por per shume persona qe depozitojne profilet e tyre ne internet, nje gje e tille konsiderohet me se normale, si p.sh. ne rrjetin “Facebook“.
Kthehemi 25 vjet me pas, ne fillim te viteve 80. Qeveria gjermane planifikoi asokohe numerimin e popullsise. Per kete qytetareve iu shtruan disa pyetje personale:
Jetoni ne apartament apo ne shtëpi? Keni telefon? Qfare profesioni keni?
Miliona qytetare e quajten nje gje te tille si nderhyrje ne sferen private dhe krijuan qindra iniciativa qytetare kunder kesaj nisme te qeverise.
Keto levizje paten sukses: me 15 dhjetor 1983 Gjykata Kushteteuese Gjermane e ndaloi numerimin e popullsise, ne menyren se si ishte planifikuar te kryhej ai. Gjykata e argumentoi kete me te drejten themelore mbi privatesine e te dhenave personale: Qdo qytetar ka te drejte te vendose vete mbi publikimin dhe perdorimin e te dhenave personale.