Benachrichtigungen
Alles löschen

Të kërkosh falje, shenjë force apo dobësie?

11 Beiträge
5 Benutzer
0 Reactions
745 Ansichten
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 
[#6071]

Keqkuptimet ose zënkat vënë ndonjëherë në rrezik jo vetëm çiftet, por edhe marrëdhëniet e miqësisë së ngushtë. Shpesh, zgjidhja është ta shtrini ju dorën të parët

Keqkuptimet me të tjerët janë pjesë e ditës së çdo njeriu: një zhgënjim, një veprim me ose pa dashje, një zënkë mes miqsh, me bashkëshortin, fëmijët ose me një kolege. Por çfarë mbetet tek ne pas këtyre keqkuptimeve? Fytyrë e vrenjtur, mërzitje e gjatë, heshtje, humor i keq dhe fraza ironike që vlejnë vetëm për të shkarkuar tensionin dhe inatin, por jo për të larguar gjendjen e keqe të krijuar nga zhgënjimi. Kështu, për të mos e zgjatur më shumë këtë gjendje të tensionuar, ndoshta ka ardhur momenti që të kërkoni falje dhe të filloni një marrëdhënie më të qetë. Mund t’ia arrini qëllimit! Gjithçka mund të ndreqet me gjeste të thjeshta dhe spontane. Nuk ka rëndësi nëse jeni ju që do të bëni hapin e parë. Shpeshherë, të kërkosh falje është e vështirë, megjithatë të menduarit gjatë nuk ju bën mirë, veçse ju ngatërron edhe më shumë. Kështu që lëreni mënjanë krenarinë, sepse kjo ju bën që të vini çdo gjë në diskutim. Janë sjelljet që ndihmojnë të ulen tonet dhe të mos komprometohet një marrëdhënie. Edhe pse nga pamja e jashtme mund të duket sikur është një situatë dobësie, në të vërtetë gjërat po vihen në vendin e duhur.

Shmangni fjalët e kota

“Fjalët e shumta janë fukarallëk”, – thotë një fjalë e urtë. Çdo gjë mund t’ia besoni ndjenjave dhe kur të ndiheni gati, mos ngurroni, por bëni gjënë e duhur. Mos u mendoni gjatë për veprimet, sepse sa më shumë të mendoheni, aq më të vështirë do ta keni për të marrë një vendim. Do të shikoni se gjesti juaj i sinqertë do të lërë shenjë diku. Nuk ka gjë më të keqe se sa të shtireni, të thoni fjalë të bukura që as nuk i mendoni dhe të jeni sipërfaqësorë: personi që keni përballë do ta kuptojë dhe mund të rrezikoni edhe më shumë miqësinë.

Secili të përdorë metodën e tij

Për t’u pajtuar me dikë, nuk ka mënyrë më të mirë se sa të kërkosh falje. Mund t’ia arrini qëllimit me një buzëqeshje, një përqafim, një letër, një buqetë me lule ose një mesazh në celular… Nuk ka rëndësi se si, ajo që vlen është gjetja e një mënyre të përshtatshme, që është më e natyrshmja për ju dhe do të shikoni se si do të gjeni vend në zemrën e personit që ju do.

Nuk duhet të kërkoni fajtorin, por të rregulloni gabimin

Mes njerëzve është përhapur një bindje e gabuar, që prindi nuk mund t’i kërkojë falje fëmijës ose eprori nuk mund t’i kërkojë falje vartësit. Të gjithë mund të gabojnë, duke ngritur më shumë se sa duhet tonin e zërit ose duke u sjellë në mënyrë të pahijshme. Nëse e keni kuptuar që sjellja juaj ka shkaktuar pakënaqësi te të tjerët, çfarëdo lloj statusi që të keni, prind, epror, vëlla më i madh, të ndjerit në faj është i padobishëm. Kështu që ndryshoni sjellje: kërkoni falje pa u menduar dy herë dhe pa u frikësuar se pozicioni juaj mund të ndryshojë. Madje, do të ndodhë e kundërta, do të ndreqni gabimin e bërë…

Mos kërkoni fajtor

Në pjesën më të madhe të rasteve, pas një debati, protagonistët përpiqen të gjejnë arsyet e “ndezjes” së tij. Nuk duhet ta ngulisni mendjen te arsyet, sepse ndonjëherë qëllimi, edhe kur niseni për mirë, mund të ketë efekt të dhimbshëm, duke ju bërë të mendoni se e gjithë kjo po bëhet për të nxjerrë një fitues dhe humbës. Mënyra e vetme për ta mbyllur njëherë e mirë këtë çështje është duke mos e zgjatur më muhabetin.

Bëni atë që ndjeni

Mos u çudisni nëse personi me të cilin jeni zënë nuk e pranon faljen tuaj. Mund të ndodhë edhe diçka e tillë. E rëndësishme është që ju jeni përpjekur dhe keni bërë gjithçka ashtu siç duhet. Ndoshta personi tjetër mund të jetë lënduar shumë nga sjellja juaj. Mund të ketë nevojë për më shumë kohë që të kalojë dhimbjen dhe inatin, ose mund të ketë pritur pikërisht këtë çast për t’i dhënë fund miqësisë. Sido që të jetë puna, ju pjesën tuaj e bëtë. Tani mos këmbëngulni të dini se çfarë do të ndodhë më pas.

Sekreti: mëria vjen dhe kalon

Edhe pas një shpërthimi nervash ose keqkuptimi, më e rëndësishmja është që ta kaloni këtë situatë, por duke qenë të vërtetë dhe të sinqertë. Mësoni që t’i merrni gjërat ashtu si ju vijnë dhe të mos i zmadhoni, por përballuni me to dhe klasifikojini si eksperienca. Duhet të qetësoheni dhe të mos mendoni më për të. Çdo gjë që ndodh nuk zhbëhet më. Vetëm kështu do të arrini të largoni qejfmbetjet e kota. Të tjerët do të mësojnë prej jush, se kjo është mënyra më e mirë për të përballuar dhe kaluar një moment të tillë.



Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 12/03/2012 12:56 p.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 

Mos kërkoni fajtor

Në pjesën më të madhe të rasteve, pas një debati, protagonistët përpiqen të gjejnë arsyet e “ndezjes” së tij. Nuk duhet ta ngulisni mendjen te arsyet, sepse ndonjëherë qëllimi, edhe kur niseni për mirë, mund të ketë efekt të dhimbshëm, duke ju bërë të mendoni se e gjithë kjo po bëhet për të nxjerrë një fitues dhe humbës. Mënyra e vetme për ta mbyllur njëherë e mirë këtë çështje është duke mos e zgjatur më muhabetin.

Sekreti: mëria vjen dhe kalon

Edhe pas një shpërthimi nervash ose keqkuptimi, më e rëndësishmja është që ta kaloni këtë situatë, por duke qenë të vërtetë dhe të sinqertë. Mësoni që t’i merrni gjërat ashtu si ju vijnë dhe të mos i zmadhoni, por përballuni me to dhe klasifikojini si eksperienca. Duhet të qetësoheni dhe të mos mendoni më për të. Çdo gjë që ndodh nuk zhbëhet më. Vetëm kështu do të arrini të largoni qejfmbetjet e kota. Të tjerët do të mësojnë prej jush, se kjo është mënyra më e mirë për të përballuar dhe kaluar një moment të tillë.

Sa me vler keto fjale sikur te munde te i menagjonim nervat ne ato momente....... :-( :-( :-(


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 12/03/2012 1:05 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

E po ne si shqiptar e kemi Krenarin e madhe ,sdim te kerkojme Falje,deri te shofmi se i pikon gjaku nuk ndalemi edhe ateher i afrohemi e kshyrmi masim kohen per sa vdes me humbjen e gjakut ,lloj Vampira ras jemi :lotet:


 
Veröffentlicht : 12/03/2012 1:22 p.m.
(@viisii_ger)
Beiträge: 1043
Noble Member
 

Nuk jemi t'gjith njojt,Kshtu qe en ca raste rrokne njejsin!!!**Un per vete kerkoj falje dhe fjala "Mfal dhe kjo T'lutem"Me pelqejn shum dhe kumedit qfar be ber nje njeri,nese kto dyja i permend en raste ku duhet un rikthehem.M'pelqej shkresa Respect.(Teke fundit qdo kush ka per vete) :hallo:


Perkrahe Nje Vajze Me Vlera..Kudo Qe Te Shkosh Do Jesh Krenar
Viisii_Ger.&.HoneyGirl

 
Veröffentlicht : 12/03/2012 2:04 p.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 

Nuk jemi t'gjith njojt,Kshtu qe en ca raste rrokne njejsin!!!**Un per vete kerkoj falje dhe fjala "Mfal dhe kjo T'lutem"Me pelqejn shum dhe kumedit qfar be ber nje njeri,nese kto dyja i permend en raste ku duhet un rikthehem.M'pelqej shkresa Respect.(Teke fundit qdo kush ka per vete) :hallo:

"""
"""""""Sa me vler keto fjale sikur te munde te i menagjonim nervat ne ato momente....... :-( :-( :-( """"""""

Ne veten e pare njejes kam shenu...... :respekt:


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 12/03/2012 2:24 p.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 

Nuk jemi t'gjith njojt,Kshtu qe en ca raste rrokne njejsin!!!**Un per vete kerkoj falje dhe fjala "Mfal dhe kjo T'lutem"Me pelqejn shum dhe kumedit qfar be ber nje njeri,nese kto dyja i permend en raste ku duhet un rikthehem.M'pelqej shkresa Respect.(Teke fundit qdo kush ka per vete) :hallo:

Artikull shume i mire shumee...

Te mjeret Na qe humbim gjithcka per asgje..... ne fund as qe kujtohemi ndoshta per cka e kemi fillu....

"Krenarija te ben te forte ne sy te te tjerve, por te ben armik te shpirtit tende"

:-(


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 12/03/2012 2:28 p.m.
(@viisii_ger)
Beiträge: 1043
Noble Member
 

Nuk jemi t'gjith njojt,Kshtu qe en ca raste rrokne njejsin!!!**Un per vete kerkoj falje dhe fjala "Mfal dhe kjo T'lutem"Me pelqejn shum dhe kumedit qfar be ber nje njeri,nese kto dyja i permend en raste ku duhet un rikthehem.M'pelqej shkresa Respect.(Teke fundit qdo kush ka per vete) :hallo:

"""
"""""""Sa me vler keto fjale sikur te munde te i menagjonim nervat ne ato momente....... :-( :-( :-( """"""""

Ne veten e pare njejes kam shenu...... :respekt:

Nga pervoja e fola kshtu qe nervi acarohet en shum raste prandaj Zoti na sprovon ne shum gjera vetem e vetem t'na shef durimin,un kam durim tej mase por kur durimi shperthen nuk shof,as nuk njof.(por mua kjo fjal me shtin ne nzjarr kur thojn kta te vjetrit se ka vler shum te madhe "M'FAL"Dhe me kthen si dush :kafe:

Ishte per shkresen e lea-s se kjo nga nje her e rrok shumsin haha ty bukur e ke thurur shkresen :respekt:


Perkrahe Nje Vajze Me Vlera..Kudo Qe Te Shkosh Do Jesh Krenar
Viisii_Ger.&.HoneyGirl

 
Veröffentlicht : 12/03/2012 2:31 p.m.
(@fotomodele)
Beiträge: 242
Reputable Member
 

Une per vete po flas ,kerkoj falje kur jam gabim se si shpesh behem nervoz shpejt me dicka edhe e lshoj nga nji fjale e i preki por kur te qetsohem i kerkoj falje ,,,,,,,,,,,, per mua nuk eshte dobsire qe kerkoj falje por eshte forc ....Ashtu e mendoj por njerzit qe nuk kerkojne falje per mua jane njerez shume te ult se secili prej nesh gabon asnji sjemi perfekt po dikush nuk mundet me kerku falje nga krenarijaaa qe ka ,,,, thua se kane hyp ne qiell ,,,,,nuk e them ne pergjithesi qe jane krejt keshtu por ka nji pjes te njerzeve qe mendojn me kerku falje po bin shume posht,,une per vete e bej me qjef ,,por e bej kur jam gabim po nese nuk jam ateher nuk kerkoj falje rrafsh me u bo tok me qiell .......


Jam e Tmerrshme si Cunami ,kur te Godas shperthen Vullkani..

 
Veröffentlicht : 13/03/2012 3:16 p.m.
(@fotomodele)
Beiträge: 242
Reputable Member
 

Ja dhe nji Keshille Islame eshte e mire mua me pelqej kjo pasi dhe jam person qe kerkoj Falje .....

Kush ka ndonjë armiqesi me të afërmit le të shpejtojë për tu afruar me ta dhe le ti fali e të tregohet tolerant sepse ai që fal dhe vepron të mira e ka shpërblimin tek Allahu .....


Jam e Tmerrshme si Cunami ,kur te Godas shperthen Vullkani..

 
Veröffentlicht : 14/03/2012 6:51 a.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 

Te gabosh eshte njerezore, te falesh eshte hyjnore.

:shuplak:


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 15/03/2012 12:34 a.m.
(@aurela_ger)
Beiträge: 82
Trusted Member
 

T e kerkosh falje ... nuk do te thot se ti gjithmon ke gabuar , APO tjetri ka te drejt .. kjo nenkupton se per ty ka me Shum rendesi ajo mardhenje se sa krenaria jote ..

per mua eshte shenj forcee :respekt: :hallo:


 
Veröffentlicht : 12/10/2013 6:55 p.m.
Teilen: