Benachrichtigungen
Alles löschen

Jeta!!!

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
254 Ansichten
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 
[#6081]


Thuhet se profesori qëndroi para nxënësve, me vehte kishte disa mjete aftësimi.
Kur filloi mësimi profesori duke mos folur asgjë nxori një enë të madhe të xhamit bosh. Filloi duke e mbushur enën e xhamit (me topa të golfit).
Më pas pyeti nxënësit: Se ena e cila ishte në dorën e tij a është e mbushur ose bosh? Nxënësit thanë: është plot.
Profesori e mori një sunduk të vogël të mbushur me guralecë, derdhi brenda enës së xhamit, më pas e tundi fortë derisa u shpërndanë guralecët në vendet boshe ndërmjet topave të golfit. Më pas i pyeti përsëri nxënësit: Se a është ena e mbushur? Nxënësit ranë dakort përsëri se: është e mbushur.
Më pas profesori e mori përsëri një sunduk të vogël të mbushur me rërë. E zbrazi në enën e xhamit. Nuk diskutohet se rëra i mbushi boshllëqet e ngelura në të. Profesori i pyeti përsëri nxënësit: Se a është ena e mbushur? Nxënësit u përgjigjën njëzëri: Se ena është e mbushur.
Më pas profesori e nxori një filxhan kafe. E zbrazi mbi përbërësit brenda enës. Nxënësit qeshën nga veprimi i tij. Pasi që nxënësit u qetësuan nga të qeshurit, filloi profesori bisedën duke thënë: Tani dëshiroj që ta dini se cka është kjo ngjarje.
Kjo enë i ngjason jetës së cdonjërit prej jush.

Topat e golfit imitojnë gjërat e domosdoshme në jetën tënde, si: Fenë tënde, parimet, sjelljen, familjen, fëmijët, shëndetin dhe shokët e tu. Që nëse e humb (cdo gjë) dhe ngelin këto gjëra vazhdon jeta jote, e mbushur dhe e qëndrueshme.

Ndërsa guralecët imitojnë gjërat e rëndësishme në jetën tënde: Punën, shtëpinë makinën…etj.

Rëra imiton gjërat e tjera, ose të themi gjërat e thjeshta. Sikur të kisha vendosur sëpari rërën në enë, nuk do të ngelte vend për guralecët ose për topat e golfit. E gjithë kjo përputhet me jetën tënde aktuale.

Nëse e harxhon kohën dhe mundin tënd për cështje të kota, nuk do të ngelet vend për cështjet të cilat të interesojnë, prandaj duhet të jesh shumë i kujdesshëm dhe para së gjithash për gjërat e domosdoshme, për jetën dhe vendosmërinë tënde, kujdesu për lidhjen me fenë tënde (Islamin). Ji i kujdesshëm ndaj fesë, parimeve dhe karakterit tënd.
Dhuroji dhuratë partnerit të jetës tënde si dhe shprehja atij/asaj dashurinë që ke ndaj tij/saj. Ki besim gjithmonë se do të keshë kohë të mjaftueshme edhe për cështjet e tjera, dhe gjithmonë kushtoji rëndësi topave të golfit së pari, sepse këto janë gjërat të cilat meritojnë që t’i kushtohet më së shumti rëndësi.
Definoji përparësitë, sepse të tjerat janë thjesht: rërë!

Ndërkohë që profesori e përfundoi bisedën, njëri nga nxënësit e ngriti dorën duke thënë: Ti nuk na e sqarove se cfarë imiton kafeja?
(Buzëqeshi) profesori dhe tha: Unë jam i gëzuar që pyete, e hodha edhe kafen që të ua sqaroj juve, se sado që jeta jote të jetë e mbushur plot , do të ngelet hapësirë, për një filxhan kafe.

:arrow: I mire si tregim, por edhe me i mire do ishte sikur te e logjikonim edhe ne keshtu jeten.....Duke i shfrytezu te mirat e saj ne dobin tone..... :respekt:


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 15/03/2012 10:32 p.m.
(@ahyrushja)
Beiträge: 187
Estimable Member
 

Jeta
Kemi ardhur ne kete jete, as vet nuk e dime prej nga...kemi ardhur ne kete jete e as vet nuk dime ku po shkojme...Cili eshte qellimi qe kemi ardhur ne kete jete? Cili eshte misioni qe duhet te permbushim? Ketyre pyetjeve nuk u ka kthyer askush pergjigje, dhe askush nuk eshte i zoti te gjeje nje pergjigje! Jeta ne te cilen kemi ardhur, eshte e perbere nga vuajte, rruga e gjate e jetes eshte e perbere nga pengesa te cilat duhet ti kalojme. Ndonjehere na nevojitet ndihme.Na nevojitet dikush qe te na jape nje dore...sepse vetem nuk mund te perballojme gjithcka. Askush ne kete bote nuk eshte aq i zoti sa te beje gjithcka vetem. "Bashkimi ben fuqine" thote nje fjale e urte popullore. Shpesh here njerezit qe kane nevoje per ndihme dhe nuk kane ku te mbeshteten, jane ata qe vuajne me shume. Nese ke mundesi qe te ndihmosh dike, mos hezito ta besh. Sepse asnje njeri nuk ka humbur gje duke dhene. Perkundrazi ai ka fituar respekt e nderime te tjera...Nese eshte dikush ne kete bote qe perpiqet tju ndihmoje, pranojeni ate. Ndoshta neser mund te kete edhe ai nevoje per ty. Fali atij besimin dhe gjithe respektin tend. Nese eshte dikush qe te thote qe te do, jepi atij mundesine qe ta tregoje kete gje. Nese dikush thote qe i vjen keq per vuajtjet e tua dhe do te te beje te lumtur, jepi nje mundesi qe ta beje...nese vertete e ndjen kete gje mund ta beje...Ndjenjat jane pjese e pandashme e cdo njeriu. Dikush eshte me i ndjeshem, dikush preket lehte, dikush ska ndergjegje fare etj...Ne trupin tone shpesh here mbizoteron nje ndjenje e vetme. Ajo mund te jete lumturia, mund te jete edhe trishtimi...mund te jete gezimi por mund te jete edhe hidherimi. Ndonjehere jemi aq te lenduar dhe konfuze, sa mbi trupin tone ka nje lufte ndjenjash...e nuk dime cndjenje mbizoteron...lodhja, trishtimi, dashuria, mosbesimi, lendimi...por eshte ajo qe nuk na ndahet shpesh here, per te mos thene asnjehere...Vetmia! Dhe jane disa persona qe e largojne ate. Por ne duhet te perpiqemi qe mos te largohen keta persona. Duhet te perpiqemi ti mbajne afer, duke u qendruar atyre afer. Duhet te perpiqemi ti bejme te lumtur, qe te na bejne edhe ne te lumtur. Duhet te perpiqemi tu tregojme qe kemi nevoje per ta...Keta persona jane te rralle. Keshtu qe nese nje dite gjeni dike te tille, mos e lini te largohet...Te pakten jo pa e bere te kuptoje qe per ju do te thote shume, qe per ju eshte i vetmi qe ju ben te lumtur. Dhe qe te jete prane jush, duhet qe dhe ne ta bejme te lumtur kete person. Ti tregojme qe vlen shume per ne, edhe nese ai mendon qe nuk vlen nje lek. Ti tregojme qe per ne eshte e gjithe bota, edhe pse mendon qe nuk eshte askush ne kete bote. Ti tregojne qe e duam prane nesh, ti tregojme qe e duam...Jeta eshte e poshter, por jane personat qe hyjne ne jeten tone ata qe bejne ndryshim. Nese nuk duam ndryshim, nese nuk duam te jemi te lumtur, atehere per cfare jetojme? Nese nuk i pranojme personat qe duan te na bejne te lumtur, atehere si do ta jetojme kete jete? Ehh...jeta ndonjehere behet shume e pakuptimte. Ndihemi te lodhur nga komplikimet e saj, ndihemi te lodhur nga perpjekjet per te kuptuar gjithcka...dhe kur nuk e kuptojme, jeta duket e pavlere. Dhe rruga e saj e gjate behet e lodhshme, e mundimshme. Jeta, kjo fjale kaq e vogel, por qe permban mistere pafund! Respekto te te respektojne! Fal qe te te falin! Tolero te te tolerojne...por mbi te gjitha, ajo qe eshte me e rendesishmja, duaj te te duan!!!
;-)


 
Veröffentlicht : 24/06/2012 6:31 p.m.
Teilen: