Benachrichtigungen
Alles löschen

Kuzhina SHqiptare(Europjane)

50 Beiträge
8 Benutzer
0 Reactions
7,372 Ansichten
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

ÇOKOLLATË E FTOHTË

Materiali: 4 lugë kakao, 1 lugë e vogël cimet, ¾ e l qumësht, 1 gotë ujë dhe 75 g sheqer.

Përgatitja: Në një enë qitet kakao dhe sheqeri dhe përzihen. Përmbi qitet uji dhe zihet në zjarr të prajshëm duke përzier pareshtur me lugë druri. Zierja zgjat afër 5 min dhe pas kësaj ena largohet nga zjarri dhe qitet qumështi i valë. Lihet të ftohet e pastaj futet në frigorifer ku qëndron disa orë. Para se të përdoret, masa përzihet edhe një herë me mikser dhe servohet në gota të thella.

===============================================

PASTË ORIZI ME PORTOKALL

Materiali: 1 l qumësht, 150 g oriz, 4 ve, 2 portokalla, 150 g sheqer, 1 thupër vanilje dhe disa qershia nga reçeli ose kompoti.

Përgatitja: Qumështi zihet së bashku me thuprën e vaniljes. Kur të vlojë qumështi qitet orizi, shtohet sheqeri dhe 4 të kuq te vesë dhe përzihen të gjitha mirë. Masën e zier duhet qitur në kallëp të rrumbullakët dhe lihet të ftohet. Pasi të ftohet, me kujdes qitet në një pjatë të rrafshët dhe sipërfaqja mbi dekorohet me flegra portokalli dhe qershi të sheqerosura.

===============================================

AKULLORE

Materiali: 4 ve, ½ l qumësht, 70 g puter, 250 g sheqer, 1 lugë miell.

Përgatitja: Të kuqtë e vesë tunden me 125 g sheqer. Pastaj i qitet mielli dhe masa e fituar qitet ngadalë dhe duke u përzier pa ndërprerë në qumështin që vlon. Përzihet derisa të trashet. Në fund qitet puteri dhe lihet të ftohet. Prej 4 të bardhave të vesë dhe 125 g sheqer tundet shkuma dhe pastaj qitet në masën e ftohur. Përzihet dri sa të formohet masë e njëjtë. Masa e fituar mund të ndahet në tri pjesë dhe secilës mund t"i qiten copa të pemëve të ndryshme, arra, kafe. Enët me akullore futen në pjesën më të ftohtë të frigoriferit dhe nxirren 2 herë në interval 10 minutash për tu përzier në mënyrë që të mos krijohen kristale të akullit.

===============================================

MUSAKË PREJ MJALTIT

Materiali dhe përgatitja: Tunden 4 të kuq të vesë dhe ngadalë i shtohen 100 g mjaltë dukë e përzier. Pastaj zihet në zjarrë të ngadalshëm derisa të bëhet kremë i fortë dhe i trashë. Tunden të bardhat e vesë, bashkohen me kremin e nxehtë dhe qiten në gota. Zbukurohen me copa çokollate.

===============================================

SUTLIAÇ FRUTASH

Materiali: 1 l qumësht, 250 g oriz, 1 qese aromë vanilje, 1 kg mollë, 100 g arra të bluara, 70 g thelpinj arrash, lëvorja e një limoni, 10 g sheqer.

Përgatitja: Qitet qumështi në enë më të madhe të vlojë dhe në të qitet vanilja, e pastaj orizi. Kur të zihet orizi ena largohet nga zjarri. Merren mollët, qërohen dhe prehen në copa të vogla. Mollët e përgatitura në këtë mënyrë qiten për disa qaste të zihen duke ia shtuar lëvoren e limonit. Mollat i qiten sutliaçit dhe qiten në enë të vogla qelqi. Mbi i qiten arrat dhe vanilja. Në enët e vogla qitet një rend oriz i zier dhe një rend mollë.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 01/06/2008 10:08 a.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

LËNG "BIBITA"

Materiali dhe përgatitja: 1 kg portokalla dhe 1 limon vlojnë pak (iu jepet një valë). Pastaj copëtohen dhe bluhen në makinë mishi. I shtohen 4 limontoza, 2 e ½ kavanoza (teglla) sheqer dhe 12 l ujë. Lihet të qëndrojë 24 orë e pastaj qitet në shishe.

===============================================

LËNG PREJ VISHNJEVE

Materiali dhe përgatitja: 1 kg vishnje vlon me 1 gotë ujë. Hiqet ena nga zjarri, lihet të ftohet pak dhe në ndërkohë i qitet 1 limontoz dhe lihet gjysmë ore. Nga lëngu hiqen vishnjet (kullohen) dhe pastaj lëngut i qitet 1 l ujë, 1 limontoz dhe 1 kg sheqer. Kthehet përsëri në zjarrë lëngu që të vlojë. Vishnjeve që kanë mbetur iu hiqen bërthamat, i qitet 1 kg sheqer. Pastaj mbulohen vishnjet me ujë dhe i hiqet shkuma.

===============================================

AKULLORE MË QUMËSHT E LIMON

Materiali: 2.5 dl qumësht, 2 ve, 70 g sheqer, 1 limon.

Përgatitja: Zihet qumështi me lëvoren e limoni të renduar hollë. Rrihen të verdhat e vesë me sheqerin she mbi këtë masë hihdet ngadalë qumështi. Kjo përzierje trashet në zjarrë. Pasi të ftohet hidhet lëngu i limonit dhe të bardhat e vesë të tundura. Pasi përzihet mirë masa, futet na friz për dy orë.

===============================================

AKULLORE PREJ BANANAJE

Materiali: 300 g banane, 200 g sheqer, 1 gotë ajkë.

Përgatitja: Pasi të ndrydhen bananet, përgatitet shllagu dhe pastaj të gjithë përbërësit bëhen bashkë. Në fund akullorja futet në friz.

===============================================

REÇËL PREJ FIQËVE

Materiali: 42 fiq, 2 kg sheqer, 2.5 l ujë, 2 pako limontoz.

Përgatitja: Uji me sheqer vlohet, pastaj i qiten fiqët dhe zihen derisa të trashet lëngu. Në fund i shtohen limontozat.

=================================

Do të vazhdojë me brumërat kismet :arrow:


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 01/06/2008 10:11 a.m.
 JOLA
(@jola)
Beiträge: 428
Reputable Member
 

Alko, syltiazh me fruta kam bere edhe une , por jo me molle . E kam bere me luleshtrydhe & banane shume e mire del edhe keshtu.


Meso nga e djeshmja, jetoje te sotmen, shpreso per te ardhmen !

 
Veröffentlicht : 02/06/2008 11:51 a.m.
 JOLA
(@jola)
Beiträge: 428
Reputable Member
 

BRETKOSA TE SKUQURA ME VEZE.

Bretkosave u hahen kembet e prapme. pasi pastrohen ato marinohen me vaj ulliri , uthull, piper gjethe dafine e majdanoz per 2-3 ore.pastaj kullohen lyhen me miell dhe veze te rrahur dhe skuqen.

Per 10 bretkosa duhen:
vaj ulliri 2 luge gjelle, uthull, kripe, piper, dafine, majdanoz, miell 2 lige gjelle, veze 2 kokrra.


Meso nga e djeshmja, jetoje te sotmen, shpreso per te ardhmen !

 
Veröffentlicht : 02/06/2008 11:59 a.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

BUKË MISRI

Materiali: ½ e kg miell misri, kripë, ½ e qese bakin, 1 filxhanë vaj, ½ e l ujë të gazuar.

Përgatitja: I gjithë materiali përzihet, qitet në tepsi dhe piqet. Shërbehet me sarma ose groshë me kos.

BUKË MISRI ME UJË TË GAZUAR

Materiali: 3-4 ve, 300 g djathë të freskët, 2 filxhanë ujë të gazuar dhe ½ e kg miell misri.

Përgatitja: Djathëi grimcohet dhe përzihet me ve. Pastaj shtohet mielli dhe uji I gazuar.
Masa e fituar qitet në tepsi të lyer me yndyrë dhe piqet ne temperaturë normale.

BUKË PËR SENDVIQË

Materiali dhe përgatitja: 30 g tharmë buke shkrihet me pak ujë të vakët ose me qumësht. I shtohet pak kripë dhe miell dhe lihet të qëndrojë në një vend të nxehtë qe te vijë.1 kg miell kriposet dhe i qitet pak yndyrë e cila i shtohet brumit pak nga pak dhe i shtojmë tharmin e bukës. Kësaj mase i shtohet qumësht i vakët, ngjeshet mirë dhe lihet që të vijë. Pastaj brumi ndahet në dy pjesë dhe i bëhen dy vekne. Enët lyhen me vaj dhe përmillen. Në to qiten bukët dhe lihen që përseri për të ardhur, derisa të mbushet tepsia. Lyhen veknet me të verdhat e vesë dhe piqen.

HITHENIK

Materiali: ½ e kg fletë hithrash, 1 filxhan ( i kafes së bardhë), miell misri dhe miell gruri, 1 qese bakin, 3 ve, 100 g yndyrë,, 200 g djathë ose mazë.

Përgatitja: Fletët e hithrave përvëlohen me ujë të valë, kullohen dhe prehen. Hithrave të përgatitur në këtë mënyrë i shtohen përbërësit ë tjerë, përzihen mirë dhe qiten në tepsi të lyer me yndyrë. Hitheniku i përgatitur në këtë mënyrë piqet afro gjysmë ore. Pasi të piqet sipër mund t"i qitet kos.

KIFLE

Materiali: Të kuqtë e nje veze, 4 lugë sheqer, 1 margarinë, 200 g miell kokosi dhe 16 lugë miell gruri.

Përgatitja: Brumit të përgatitur nga ky material I jepet forma e një gjysmë harku, piqet në tepsi të palyer, rrotullohen dhe u qitet sheqer pluhur.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 02/06/2008 10:11 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

KIFLE

Materiali: ½ e l qumësht, 2 ve, pak tharmë buke, 3 gota sheqer, pak kripë dhe miell sipas nevojës.

Përgatitja: Brumi përgatitet natën dhe lihet deri në mëngjes, ku pastaj ndahet në kuleç, t"hollohen , mbeshtillen me djathë ose me xhem dhe piqen.

KIFLE

Materiali: ½ e l qumësht, 2 ve, pak tharmë buke, 2 lugë kripë, 3 lugë sheqer, 2 filxhanë vaj, 1 e bardhë e vesë dhe 1 kg miell.

Përgatitja: Gatuhet brumi mirë dhe lihet me ardhë dhe përsëri gatuhet (tri herë kështu). Pastaj brumi ndahet në 5 pjesë të përpunuara mirë. Prej secilës pjesë ndahen nga 8 petë të vogla të cilave u qitet djathë dhe vendosen në tepsi, ashtu që çdo kifle të jetë e lyer me të bardhët e vesë. Në çdo kifle, si dhe në mes të kifleve qitet nga pak margarinë.

KIFLE

Materiali: ½ e l qumësht, gjysmë qese tharmë buke, 4 lugë sheqer, 2 ve, 1/5 e margarinëit, pak kripë dhe miell.

Përgatitja: Qumështit të vakët i qitet tharmi i bukës dhe sheqerin dhe lihet që të vijë. Miellit i qiten vezët dhe margarinëe i zbutur, dhe këtij material ii shtohet edhe tharmi i bukës me përbërësit e tjerë. Bëhet brumi jo i fortë dhe lihet që të vijë. Pastaj ndahet në kuleç të cilët t"hollohen dhe bëhen kiflet të cilave iu qitet djathë.

KIFLE

Materiali: ½ e l qumësht, 3 ve, 1 kg miell, 1 tharmë buke, 2 lugë sheqer, 2 lugë miell, pak kripë, 3 filxhanë vaj.

Përgatitja: Brumi i fituar nga ky material gatuhet tri herë nga 15 minuta. Pastaj ndahet në 4 pjesë, shtrihet dhe bëhet si rollatë. I qitet djathë ose xhe, pritet, lyhet me margarinëe dhe piqet.

KIFLE ME XHEM

Materiali dhe përgatitja: Brumi i përbërë nga 250 g margarinëe, 250 g miell dhe 1 gotë ujë lihet të qëndroj një natë ose 5 orë në frigorifer. Pastaj bëhet peta në trashësinë e gishtit, priten në katrorë, bëhen me xhem, mbështillen dhe piqen. Kur piqen përmillen me sheqer pluhur.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 02/06/2008 10:12 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

KRELANË MISRI

Materiali: 4 ve, 4 filxhanë miell gruri, 4 filxhanë miell misri, 4 filxhanë vaj, 4 filx qumësht, 1 qese bakin, ½ e lugës kripë.

KROFNE

Materiali dhe përgatitja: Brumi i përbërë nga 1 filxhan vaj, qumësht, tharmë buke dhe miell gatuhet sikurse buka dhe lihet për të ardhur gjysmë ore. Pastaj t"hollohet, nxirren krofnet dhe fërgohen në vaj të nxehtë.

KROFNE

Materiali dhe përgatitja: 1 kg miell të fortë qitet në enë dhe bëhet një hapsirë në mes ku qiten 2 të verdhë të vesë, 1 ve e plotë, 1 maje thike kripë, 2 lugë sheqer, 2 qese sheqer vanille dhe 50 g margarinëe i shkrirë. I gjithë ky material gatuhet me qumësht të vakët dhe ujë në të cilin më parë është shkrirë një qese tharmë buke. Brumi gatuhet mirë derisa të ndahet lehtë prej enës. Brumit i qitet pak miell përmbi dhe mbulohet me një pecetë dhe lihet afër shporetit që të vijë. T"hollohet peta me trashësi 1 cm. dhe me gotë nxirren krofnet të cilat fërgohen ne vaj të nxehtë. Pasi të fërgohen, përmillen me sheqer pluhur.

PETULLA ME MJALTË

Materiali: 250 g miell, 1 qese sheqer vanilje, 2 lugë bakin, 2 ve, 60 g buter, 1 dcl rum, pak kripë, mjaltë, vaj.

Përgatitja: Në një enë gatuhet brumi prej miellit, vezëve, buterit, rumit dhe një majë luge kripë. Pasi të përzihen të gjitha këto, i qitet sheqer vanilla dhe bakini. Brumi i fituar lihet të qëndrojë afro gjysmë ore dhe pastaj me lugë nxirren petullat, të cilat fërgohen në vaj të nxehtë. Çdo petull e fërguar duhet lyer me mjaltë.

PICA

Materiali dhe përgatitja: ½ e kg miell përzihet me gjysmë margarinë të prerë hollë dhe përzihet derisa të shkrihet margarinëi. Pastaj brumit i shtohet ujë i vakët dhe kripë. T"hollohet brumi dhe qitet në tepsi, ku pastaj i shtohen djathi i grimcuar, mish i bluar dhe i fërguar më parë me qepë, domate dhe kërpudha. Pasi të piqet nxirret nga furra dhe i qiten vezët të cilat nuk duhet të trazohen dhe lihet të qëndrojë pak kohë në furrë të nxehtë.

PICA

Materiali dhe përgatitja: Ulet mielli me 2 ve, 2 filxhanë vaj, 1 gotë qumësht dhe 1 qese bakin. Nga brumi i cili trashet sikur për pite, bëhet peta e cila vendoset ne tepsi dhe lyhet me keqap, djathë të grimcuar, mish (suxhuk, virshlle, sallamë apo mish të bluar) dhe në fund ve.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 02/06/2008 10:15 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

PITE ME MISH

Materiali: ½ e kg petë për pite, 400 g mish të bluar viçI, 3 ve, vaj, 1 gotë ujë të gazuar, kripë, piper dhe majdanoz.

Përgatitja: Mishi I bluar fërgohet pak në vaj, I shtohet kripa, piperi dhe majdanozii grimcuar imët. Petët ndahen në tri pjesë të cilat renditen ne tepsi të lyer. Secila pjesë lyhet me vaj. Renditet rendi I parë dhe qitet gjysma e materialit, pastaj vendoset rendi tjeter I petëve djhe qitet pjesa tjetër e mishit dhe ne fund qiten petët e mbetura, pitja pritet në katrorë dhe lyhet me ujë të gazuar I cili më parë është përzier me ve. Lihet të qëndroje disa minuta e pastaj futet në furrë.

PITE MISRI

Materiali: 300 g miell misri, 150 g djathë, 100 g ajkë të thartë, 3 ve, 3 dcl qumësht dhe 1 lugë e vogël kripë.

Përgatitja: Trazohem mirë vezët dhe I shtohet mielli, djathëi, ajka, qumështi dhe kripa. Përzihem mirë dhe qiten në tepsi të lyer me vaj. Piqet 30 minuta në furrë të nxehtë 300 gradë.nxirret nag furra, pritet në katrorë dhe I qitet qumësht dhe ajkë dhe futet persëri në furrë për 5 minuta. Shërbehet ma sallatë të gjelbër, djathëë dhe kos.

PITE ME RRATHË

Materiali: 600 g petë të gatshme për pite, 1 kg fletë hithrash, 250 g djathë, 4 ve, kripë, pak qumësht dhe vaj.

Përgatitja: Fletët e hithrave, të pastruara dhe të lara, priten si spinaqi. Hithrat e përgatitura në këtë mënyrë kripen, dhe lihen ahstu afro 15 minuta. Pas kësaj, me kujdes mirren hithrat dhe kullohen. Hithrat përzihen me djathë të imtësuar dhe ve të tundura. Nëse masa bëhet e trashë është mirë të t"hollohet me qumësht.
Nga petët e përgatitura marren nga tri, të cilat veç e veç spërkaten me yndyrë dhe nga pak ujë. Në fillim të petëve të paluara qitet një rend hithra dhe me kujdes mbështillen petët e paluara. Kështu veprohet me të gjitha petët. Petët e mbeshtjella qiten radhazi në tepsi të gjatë. Në fund pitja lyhet me yndyrë dhe spërkatet me nga pak ujë. Pjekja zgjat afro gjysmë ore.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 02/06/2008 10:17 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

POGAÇE

Materiali dhe përgatitja: Qitet pak tharmë buke për të ardhur me qumësht dhe 1 filxhan vaj. Miellit i qitet ujë i vakët dhe materiali i përmendur më herët. Brumi gatuhet bukur shumë, dhe vendoset ne tepsinë e lyer me yndyrë, në të cilën qëndron edhe për pak kohë.

POGAÇE

Materiali: 2 ve,1 gotë vaj, 2 gota kos, 1 qese bakin dhe 4 gota miell.

Përgatitja: I gjithë materiali përzihet, qitet në tepsi të lyer dhe mund të shtohet edhe djathë.

POGAÇE

Materiali: 150 g djathë, 3 ve, 1 gotë kos, 1 gotë vaj, 1 qese bakin, pak kripë dhe 16 lugë miell.

Përgatitja: Nga përbërësit e përmendur gatihet brumi dhe, pasi të përzihet mirë, qitet në tepsi të lyer me yndyrë dhe piqet. Kjo pogaçë është e lehtë dhe e shpejt, kështu që mund të gatuhet gjysmë ore para se të qitet në tryezë.

POGAÇE

Materiali: 3 ve, 200 dcl kos, 200 dcl qumësht, 1 lugë kripë, 1 lugë sodë bikarboni dhe 1 lugë qese bakin.

Përgatitja: Vezët tunden aq sat ë përzihen e bardha me të verdhën, pastaj qitet kripa, kosi dhe qumështi.në miell qitet soda bikarbone dhe bakina dhe gatuhet brumi, I cili ngjeshet mire. Pogaçja qitet në tepsi të lyer dhe lihet të qëndroj gjysmë ore dhe pastaj futet në furrë, nxehtësia e së cilës gradualisht rritet. Pjesën e sipërme duhet lyer me te verdhët e vezës ose me vaj. Servohet me djathë.

POGAÇE KATUNDI

Materiali: 1 kg miell, 1 qese tharmë buke, pak kripë, 1 ve dhe ujë të vakët sipas nevojës.

Përgatitja: Së pari tharmi qitet në një gotë në ujë të vakët që të tretet. Pas kësaj tharmi i ardhur qitet në miell, ku më parë është qitur vaji, kripa dhe uji. Të gjitha këto gatuhen mirë, ndërsa poga[ja e formuar gatuhen 20 minuta në mënyrë intensive. Qitet në tepsi të lyer me yndyrë, shpohet në disa vende me pirun dhe piqet për afro 40 minuta. Pasi të piqet mbështillet me një pecë dhe futet në një qese najloni derisa te zbutet.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 02/06/2008 10:20 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

POGAÇE E SHPEJTË

Materiali dhe përgatitja: Tunden mirë 4 ve, pastaj shtohen 2 jogurta, 2 qese bakin. Kur të përzihen të gjitha mirë, qiten pasë gota (të jogurtit) miell dhe kripë sipas dëshirës. Masa e fituar duhet qitur në tepsi të lyer me yndyrë dhe të piqet. Poga[ën e pjekur, të nxehtë duhet mbeshtjellur me një pecë më të trashë. Pas 10 minutash poga[ja është e gatshme dhe mund të shërbehet.

POGAÇE E SHPEJTË

Materiali: 1 ve, 1 filxhan vaj, ¼ e l jogurt, kripë, qese bakin dhe miell.

Përgatitja: Përzihen të gjitha këto dhe I shtohet mielli aq sat ë bëhet brum I fortë. Në rtepsi të lyer me vaj qitet brumi dhe piqet në furrë të nxehtë. Pas 10 minutave I shtohet temperatura dhe piqet në temperaturë normale.

POGAÇE ME DJATHË

Materiali: 2 ve, 400 g kos, 100 dcl vaj, 2 gota miell, djathë, qese bakin dhe kripë.

Përgatitja: Tunden vezët, I shtohet vaji dhe përsëri tunden, derisa të fitohet masë e njëjtë. Pastaj shtohen të gjithë përbërësit e tjerë, përveç djathëit. Brumi I fituar qitet në tepsi të lyer me yndyrë dhe sipër qiten thërmija të djathëit. Qëndron në furrë për afro gjysmë ore. Shërbehet e nxehtë, me kos ose me qumësht të ftohtë.

POGAÇE ME MARGARINË

Materiali: 2 dcl qumësht, 2 ve, 1 qese tharmë buke, 3 lugë vaj, miell, pak margarinëe dhe kripë.

Përgatitja: Në qumështin e vakët qitet tharmi dhe lihet ashtu të qëndrojë afro gjysmë ore. Pas kësaj qiten vezët e tundura ( ndahet pak i bardhë i vesë për lyerjen e pogaçës), vaji, kripa dhe mielli, sasia e të cilit caktohet sipas dëshirës. Bgrumi nuk duhet të jetë aq i fortë. Pas ngjeshjes 15 minutëshe formohet pogaçja dhe qitet në tepsi të lyer me yndyrë. Pogaçja e gatuar mbulohet me pecetë të pastër dhe lihet të qëndrojë edhe gjysmë ore. Pas kësaj sipërfaqja e pogaçës lyhet me margarinëe të zbutur dhe lihet edhe 10 minuta. Në fund, para se të futet në furrë lyhet me të bardhë të vesë.

POGAÇËZA PA VE

Materiali dhe përgatitja: 100 g djathë ndrydhet përmes sitës (kullueses) dhe ishtohet 200 g miell, 200 g yndyrë dhe pak kripë. Pasi të gatuhet brumi mirë, t"hollohet në trashësi 2 cm. me kallëp nxirren pogaçëzat. Çdo pogaçëze I thellohet mesi dhe i qitet pak djathë sipër dhe piqet.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 02/06/2008 10:21 p.m.
 sena
(@sena)
Beiträge: 3095
Famed Member
 

alko shume receta te mira, po a e ki provu me i pergadit bile :? a


it's nice to be important
but it's much important to be nice

 
Veröffentlicht : 03/06/2008 9:11 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Pallaqinka me kërpudhë:

Përbërja:

20 dg miell
2 vezë
Pak krip
1 dcl qumësht
Ujë
Sos për kërpudha
200 g kërpudha
Pak hudhër
0,5 kg djathë të freskët
Biber
Gjalpë
Thërrime mielli

Përgatitja:

Në një enë përzieni miellin, vezët, qumështin dhe përbërjet tjera në mënyrë që brumi të bëhet i rrëshqitshëm, lini brumin të qëndrojë 30 minuta dhe piqni pallaqinkat në mënyrë të zakonshme.

Pasi që ta shkrini gjalpin në temperaturë të lehtë, shtoni hudhrën dhe kërpudhat e prera në copa të imëta, vendosni në një tenxhere dhe shkurt i piqni me gjalpë.

Kur të ftohet pak masa, shtoni djathin e freskët dhe kriposini sipas dëshirës, lyeni pallaqinkat me atë masë dhe formojini sipas dëshirës.
Në fund fare të gjitha pallaqinkat së bashku piqni pak në tenxhere.


 
Veröffentlicht : 07/06/2009 1:36 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Ditë e natë

Përbërja:

Brumi:

4 të kuq të vezëve
30 dg miell
20 dg gjalpë
30 dg sheqer
Krem prej 5 të bardhët e vezëve
2 lugë të mëdha kakao
1 dl qumësht

Kremi:

15 dg gjalpë
10 dg arra
18 dg çokollatë
9 lugë të mëdha qumësht
2 të kuq të vezëve
14 dg sheqer

Përgatitja:

Brumi: Përzieni të kuqët e vezëve, gjalpin dhe sheqerin, gradualisht shtoni qumësht, miell dhe në fund kremin nga të bardhtë e vezëve. Ndani gjysmën e masës dhe në njërën pjesë shtoni dhe përzieni kakaon. Të dy brumërat piqni ndaras gradualisht në folje në madhësi të njëjtë sikur tepsia.

Kremi:

Në zjarr të lehtë shkrini çokollatën, qumështin, të kuqët e vezëve dhe sheqerin. Zieni 5 minuta dhe në masë të nxehtë shtoni gjalpin dhe arrat. Kremi i nxehtë vendoseni në bazën e zezë (brumi me kakao) e lyeni pastaj e mbuloni me bazën e bardhë të brumit. Lehtë shtypeni me dot dhe lini që për 24 orë kremi të forcohet.


 
Veröffentlicht : 07/06/2009 1:52 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Manti Kosove

Për 4-5 persona duhen:

1 kg miell, 2 gota ujë të vakët, 2 lugë vaj pak kripë për brumin dhe 600 gr mish i grirë, 3 qepë, kripë, vaj, piper i zi

Përgatitja

Në tavolinë ose në tepsi hidhet miell, ujë i vakët, vaj, kripë dhe përzihen dhe nga brumi i formuar bëhen 30 kuleçë të vegjël. Secili kulaçët zmadhohen me okllai sa shuplaka e dorës. Lyhen kuleçet me gjalpë dhe bashkohen në dhjetëshe. Secila dhjetëshe tëhollohet në një petë të madhe dhe të tre petët bashkohen në një petë të vetme. Peta ndahet në katrorë shahu. Për mbushjet e katrorëve nevojiten mish i grirë, qepë të grira hollë, kripë piper i zi . Masa e përgatitur skuqet në vaj dhe në fund të skuqjes i hidhet pak piper i kuq për ngjyrë. Masa duhet të lihet të ftohet dhe më pas mbushen me të katrorët e përgatitur më parë. Cdo katrore mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe vihen në tepsi për tu pjekur. Mantia piqet një gjysmë ore. Pasi është pjekur mbulohet me një picetë për 10 minuta dhe serviret me kos.

Ju bëftë mirë


 
Veröffentlicht : 07/06/2009 1:56 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Darkë e shpejtë ekzotike për 2 persona

Përbërja:

150 gramë fije të petëve (me vezë)
200 gramë mish pule

Perimet sipas dëshirës:

2 speca të kuqë
2 pjesë hudhre
1 purri
1 karotë
1 filxhan bizele (bënë edhe të ngrira)
100 gramë brokoli

2 lugë vaj
1 lugë susam
2 lugë mjaltë
2 lugë sos të sojës
Krip, biber, xhenxhefil

Përgatitja:

I përgatisni fijet e petëve sipas udhëzimit në paketim. Disa llojeve prej tyre iu mjafton që vetëm t’i lagni me ujë të të vluar dhe t’i lini disa minuta ashtu që të trashën. E nxehni një lugë vaj në fërtele, dhe 30 sekonda e piqni hudhrën me xhenxhefil. Shtoni mishin e pulës, dhe piqni deri sa të skuqen pastaj këtë masë nxirrni nga fërtelja dhe vendosni në një enë të mbuluar.
Vajin e mbetur e nxehni në një tenxhere tjetër dhe shtoni perimet e grira sipas dëshirës. Piqni disa minuta, derisa perimet të zbuten pak por kurrsesi s’bënë të mbesin të forta. Ktheni këto perime në tenxhere me sos të sojës dhe mjaltë, shtoni mishin e përgatitur më herët dhe fijet e kulluara të petëve. Të gjitha së bashku piqni 1-2 minuta, shtoni susamin dhe shërbejeni menjëherë.


 
Veröffentlicht : 07/06/2009 2:06 p.m.
Seite 2 / 4
Teilen: