Benachrichtigungen
Alles löschen

Kuzhina SHqiptare(Europjane)

50 Beiträge
8 Benutzer
0 Reactions
7,371 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#83]

Ketu mundeni me shkrujt kush qka din me Pregadit ose qe ka lexu per Kuzhin Shqiptare ....Me qka prezentohemi ne shqiptaret ne specialitete kuzhinore ....:?:

:arrow: :arrow: :arrow:


 
Veröffentlicht : 25/09/2007 2:33 p.m.
(@gresa)
Beiträge: 2966
Famed Member
 

hahaha Lea moter tem e qelluar.....
Un sdi asgje veq vo me thy hahahaha.....edhe maz me speca hahaha...
jojo hajgare se ushqimin tradicional e di kapak...
si psh...flijat edhe pse me dalin renat e dredht hahaha...
krelanen sdi me qit vetem me qupurit....a qysh i thojn nuk di...
Pasulin vetem di me ja kthy ujin me lan mu zi ama me pregadit nuk di..
edhe gjellat tjera...
Me t`hollu nuk di se gjith mkapen pet....
Ama embelsirat d mej pregadit...
Ne shiptaret skemi shum gjera tradicionale i kemi te perbashkta edhe me tjeret si psh...me turqi...etj.. :D

tem e qelluar se jam knaq tu kesh me veten deri ti shkrujta kto qe di edhe kush i don receptat let me shkrun muaaa<<<< :D


CariC N´Veti..!

 
Veröffentlicht : 14/12/2007 1:53 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

hahah gresa ska dert qe dalin rendet e dredhta te flis qy te fundit munohesh me qiten drejt krejt ato te dredhavtat mshefen jesin mrenda e kur hahet nuk shifet hahah :D


 
Veröffentlicht : 16/12/2007 11:20 p.m.
(@lila-nl)
Beiträge: 32
Trusted Member
 

Qka doni me maru diqka qe ja u ka enda e qe nuk dini me shkruani mua
une di shume receta si psh.:
Europiane: pica, oriz, makarona, shpageta, patate etj..
Kosovare: pite qfare doni hahha, krelan me duqa, pasul me mish, llokuma, flija etj...
Si dhe torte me qokollat di me qit shume mire se ma ka enda shum
kalofshit mire

😛 😛 😛 😛 😛 😛 😛 😛 😛 😛 😛


 
Veröffentlicht : 17/01/2008 11:38 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Qka doni me maru diqka qe ja u ka enda e qe nuk dini me shkruani mua
Une di shume receta si psh.:
Europiane : pica, oriz, makarona, shpageta, patate etj..
Kosovare: pite qfare doni hahha, krelan me duqa, pasul me mish llokuma, flija etj...
Si dhe torte me qokollat di me qit shume mire se ma ka enda shum
kalofshit mire 8) 😛

Ani de lila.nl mase din aq shum kishe be mir me shruajtur ndo nje recept kshtu qe kur te umtohemi hym ktu lexojm si Meny zgjedhmi qka me maru ti veq shkruaj qka din te tanat e ne qe sdim hyjm e mesomi 😉


 
Veröffentlicht : 24/01/2008 12:35 a.m.
 JOLA
(@jola)
Beiträge: 428
Reputable Member
 

per kuzhinen shqiptare nuk di shume por po ju shkruaj nje recepte ,TAVE ELBASANI (tave kosi):tava e elbasanit pergatitet me mish qengji.mishi pritet ne copa mesatare,vendoset ne tepsi,i hidhet siper gjalpe dhe futet ne furre .Here pas here e shikoni dhe i hidhni pak uje qe mos te thahet.Pasi piqet ,hicet nga furra.Ne nje tenxhere me gjalpe kaperdiset pak miell deri sa te zverdhet;shtohet lengu i mishit te pjekur i holluar me uje e perzieni deri sa te behet nje salce e trashe .Hiqet nga zjarri,ftohet dhe pastaji shtohet kos,veze,kripe dhe perzihen.ne tave hidhet pak oriz gjysme i zier vihen copat e mishit siper dhe ne fund hidhet masa e pergatitur (salca) pak gjalpe dhe piqet ne furre.MISH 500g,veze 2 kokrra,kos 3 gota uji ,miell 2 luge gjelle,oriz 1 luge, dhe kripe dhe 2 luge gjalpe.


Meso nga e djeshmja, jetoje te sotmen, shpreso per te ardhmen !

 
Veröffentlicht : 07/03/2008 10:49 a.m.
 JOLA
(@jola)
Beiträge: 428
Reputable Member
 

Eshte e thjeshte provojeni .Dhe me tregoni se si ju doli :D


Meso nga e djeshmja, jetoje te sotmen, shpreso per te ardhmen !

 
Veröffentlicht : 07/03/2008 10:50 a.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

Cka po doni me dit, vetem tregoni. Ketu jam i gatshem vetem pyetni. Disa nuk i di por shumicen po.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 08/03/2008 11:23 a.m.
 JOLA
(@jola)
Beiträge: 428
Reputable Member
 

HAHAHAAHA Alko71 ok ..ja din se si behet lazanja se po kam deshire ta bej ne dark :D


Meso nga e djeshmja, jetoje te sotmen, shpreso per te ardhmen !

 
Veröffentlicht : 08/03/2008 12:44 p.m.
 JOLA
(@jola)
Beiträge: 428
Reputable Member
 

Sallate me kunguj te skuqur
<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

Kungujt e njome i prisni ne copa te vogla por pasi ti keni lare :lol: .Pastaj i hidhni kripe & piper i lyeni nga te dyja anet me miell dhe skuqen. Pasi te jene skuqur u hidhni siper hudhra te shtypura me uthull dhe me kos te perzier

Ju befte mire :D


Meso nga e djeshmja, jetoje te sotmen, shpreso per te ardhmen !

 
Veröffentlicht : 20/03/2008 5:47 p.m.
 jam
(@jam)
Beiträge: 22
Eminent Member
 

uaua mmmmmmmmmmm po me doken recetat e mira po duhet ti provoj shpresoj se do te dalin te mira :roll: :lol:


personne n'est parfait!

 
Veröffentlicht : 21/03/2008 10:53 a.m.
 JOLA
(@jola)
Beiträge: 428
Reputable Member
 

Mish me bizele kokerr:

mish 500g,bizele1.5kg,qepe1 kokerr.vaj,miel 1 luge gjelle,domate3-4 kokrra,kripe dhe piper.

Mishin e prere e kaperdisim me qepe te grira holle.Pasi te jen skuqur mire i hedhim miellin skuqet pak dhe pastaj hedhim domatet te grira,shtojme uje derisa te jete mbuluar mishi i hedhim kripen, piperin dhe nje gjeth dafine dhe zihet ne zjar te ngadalte.
Bizelet i ziejme vec deri sa te jene gati dhe pastaj hidhen tek mishi dhe vazhdojne te zieje edh 5-6 minuta te tjera;bizelet i ziejme vec sepse gjate zierjes ne uje dhe kripe e salce ato forcohen dhe nxihen.


Meso nga e djeshmja, jetoje te sotmen, shpreso per te ardhmen !

 
Veröffentlicht : 25/03/2008 6:25 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

AKULLORE ME SHLLAG

Materiali dhe përgatitja: Në dy enë ndaras tunden 1 shllag i vanillës me 2 lugë sheqer dhe 1 i çokollatës. Pastaj përzihen bashkë, i shtohen arra, pemë dhe ngrihet.

===============================================

AKULLORE ME DREDHËZA

Materiali: 2 të bardha të vesë, 250 g sheqer, ½ kg dredhëza ose banane.

Përgatitja: vezët dhe sheqeri tunden mirë, i shtohen dredhëzat dhe ngrihet.

===============================================

AKULLORE

Materiali: 8 ve, 550 g sheqer, 1 lugë miell, 1 l qumësht, 100 g margarinë, 1-2 sheqer vanilje, çokallatë, arra.

Përgatitja: Të kuqtë e veve tundet me 250 g sheqer dhe pastaj i shtohet mielli. Kësaj masë i shtohet qumështi i vluar dhe bërzihet vazhdimisht. Masa e fituar qitet në shporet derisa të vlojë. Hiqet nga zjarri dhe i shtohet margarini. Kështu përzihet derisa të ftohet. Të bardhat e veve dhe pjesën tjetër të sheqerit tunden mirë dhe i shtohen masës së parë. Në fund i qitet vanilja, çokollata dhe arrat.

===============================================

KREM PREJ GËSHTENJAVE

Materiali: 250 g pire të gështenjave, 125 g sheqer, 1 sheqer vanilje, 200 g puter.

Përgatitja: Përzihet njëherë gështenjat, sheqeri dhe vanilja, ndërsa në fund i shtohet puteri.

===============================================

KREM PREJ ÇOKOLLATËS

Materiali: 8 të kuq te vesë, 250 g sheqer pluhur, 150 g çokollatë të shkrirë, 200 g puter.

Përgatitja: Përzihen mirë vezët me sheqerin, pastaj i shtohet ççokollata e shkrirë dhe përzihet derisa të ftohet. Në fund i qiten rumi dhe puteri.:

===============================================

REÇEL PREJ MANAFERRAVE

Materiali: 1 kg manaferra, 1300 g sheqer, 1 qese limontoz.

Përgatitja: Manaferrat pastrohen, kullohen dhe lyhen me limontoz të shkrirë me pak ujë. Sheqeri vlon me pak ujë dhe në të qiten manaferrat dhe zihen. Pasi të hiqet nga zjarri, ena në të cilën është zier reçeli mbulohet me një pecetë të lagur dhe lihet të ftohet. Të nesërmen vendoset ne kavanoz dhe mbyllet mirë.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 01/06/2008 9:51 a.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

LËNG PREJ KAJSIVE

Materiali dhe përgatitja:Lahen, iu nxirren bërthamat dhe lihen të qëndrojnë një natë me sheqer i cili i qitet aq sa dëshirohet. Të nesërmen shtypen dhe i qitet një pako limontoz dhe 1 pako sheqer vanilje. Pas gjysmë ore kullohen dhe mbushen kavanozat.

===============================================

PEMËT PËR DIMËR

Materiali dhe përgatitja: 5 kg pemë (dardha, molla, kumbulla, pjeshka, etj.) të cilat lahen, kullohen dhe renditen në kavanoz. Në 5 l ujë përzihet 10 g vinobran (* nuk e di si e quajn shqip-Alko71) dhe i qitet pemëve në kavanoza. Kavanozat mbështillen me qese dhe vendosen në një vend të rrafshët.

===============================================

KOMPOSTO NGA PEMËT

Materiali dhe përgatitja: Pemë të ndryshme pastrohen dhe vendosen ne kavanoza. Kavanozat mbushen me ½ e l ujë dhe 400 g sheqer , të janë zier më parë dhe tashmë janë ftohur. Kavanozat e sterilizuar mbyllen me qese të dyfishtë.

===============================================

RRUSH PËR DIMËR

Materiali dhe përgatitja: 3 kg rrush i bardhë përgatitet dhe mbushen kavanozat. Kavanozat mbushen me 800 g sheqer dhe 1 l ujë që kanë vluar dhe janë ende të ngrohta. Mbyllen me qese kavanozat.

===============================================

LËNGË LIMONI

Materiali dhe përgatitja: ½ e kg sheqer vlon me 1 gotë ujë për 15 min. Pastaj nxirret lëngu i 6 limonëve dhe i qitet sheqerit dhe ujit. Vlojnë edhe për 10-12 min dhe pastaj qiten në shishe dhe mbyllen mirë.

===============================================

KOMSPOSTO PREJ FTONJËVE

Materiali dhe përgatitja: Pastrohen 3 kg ftonj të shëndoshë, qërohen dhe ndahen në copa. Zihet 1 kg sheqer me ½ e l ujë derisa të trashet. Këtu qiten ftonjtë të cilët zihen derisa të jenë zbutur nga të dyja anët. Pastaj nxirren dhe renditen në kavanoz. Mbushen me sherbetin në të cilin janë zier dhe mbyllen kavanozat me qese.

===============================================

AKULLORE (Flora)

Materiali: 5 ve, 1 gotë sheqer, 1 sheqer vanilje, 2 shllaga sipas dëshirës dhe pemë sezonale.

Përgatitja: Tunden vezët me sheqerin dhe sheqer vaniljen. Në anën tjetër përgatiten shllagat në të cilët qiten pemët sezonale. Bëhen bashkë me vezët e tundura dhe futet akullorja në friz.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 01/06/2008 9:58 a.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

KREMË E FTOHTË PEMËSH

Materiali: 1 l qumësht, 250 g sheqer, 1 sheqer vanilje, 1 l kremë e ëmbël, 8 të kuq të vesë, 200 g pemë të grira dhe 40 g xhelatinë.

Përgatitja: Vlohet qumështi, i shtohet sheqeri,, vanilja dhe të kuqet e vesë. Pasi të ftohet i shtohet krema e ëmbël dhe pemët. Zbukurohet sipas dëshirës.

===============================================

AKULLORE

Materiali: 1 l qumësht, 1 filxhan i madh sheqer, 1 sheqer vanilje, 5 ve, 1 çokollatë.

Përgatitja: Qumështi dhe sheqeri vlojnë së bashku dhe pasi që të ulet temperatura (në 1) i qiten vezët e tundura mirë me parë. Përzihet masa tërë kohën për të mos u pjekur vezët dhe pasi të trashet i qitet çokollata e shkrirë dhe futet në friz.

===============================================

AKULLORE

Materiali: 8 ve, 300 g sheqer, 1 lugë miell, 1 l qumësht, 100 g puter, 2-3 sheqer vanilje apo 1 çokollatë për zierje.

Përgatitja: Të kuqtë e vesë tunden me mikser për 15 min dhe pastaj i shtohet mielli. Masa e fituar qitet në qumështin e nxehtë dhe lihet të vlojë. Hiqet nga zjarri, i qitet puteri dhe përsëri qitet në zjarrë që të vlojë pak. Pasi të jetë ftohur i shtohen të bardhat e vesë të tundura me sheqerin. Për aromë mund t"i qitet sheqer vanilje, çokollatë apo ndonjë aromë tjetër pemësh.

===============================================

AKULLORE

Materiali dhe përgatitja: Pasi të vlon ½ e l qumësht i shtohet masa e përzier nga 2 lugë miell, 3 të kuq të vesë dhe 20 lugë sheqer. Ku masa të zihet i qitet 80 g margarin dhe çokollatë për zierje, rrush i tharë, etj. Kur masa të ftohet i qiten 3 të bardhët e vesë.

===============================================

KREMË PREJ PORTOKAJVE

Materiali: 3 portokaj të grirë, 3 ve, 4 lugë sheqer.

Përgatitja: Përbërësit përzihen me mikser derisa të krijohet një lloj qulli dhe pastaj zihen masa derisa të trashet. Qitet në pjata të vogla qelqi dhe zbukurohet me copa portokajsh.

===============================================

QUMËSHT ME BANANE (Frape)

Materiali: 1 l qumësht, 4 banane të pjekura mirë, 100 g sheqer pluhur dhe pak cimet për aromë.

Përgatitja: Në një enë të thellë qiten 4 katrorë akulli të grimcuar. Në të qiten bananet e ndrydhura, qumështi dhe sheqeri. Të gjitha këto përzihen me mikser disa minuta. Masa ndahet në 4 gota të thella dhe mbi i qitet pluhur cimeti dhe nga një rreth portokalli.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 01/06/2008 10:02 a.m.
Seite 1 / 4
Teilen: