Benachrichtigungen
Alles löschen

Kuzhina SHqiptare(Europjane)

50 Beiträge
8 Benutzer
0 Reactions
7,374 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Qofte të skarës

I hidhet kripë, piper, rigon, spec i kuq, pak miell dhe përzihet mirë, pastaj ndahet në copa, që u jepet formë cilindrike dhe rreshtohen në tepsi.

Në çastin kur do të hahen, qoftet piqen në skarë sipër sobës ose mbi mangall me prush. Shoqërohen me patate të skuqura, sallata të ndryshme ose përdoren si meze me qepë të grira hollë.

Për 4-5 persona duhen: mish 1 filxhan caji, qepë 2 kokrra, miell 1 lugë gjelle, kripë, piper, rigon, spec i kuq, 1-2 lugë gjelle vaj.


 
Veröffentlicht : 07/06/2009 2:17 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Troftë në furrë

Përbërja:

- Troftë (pesha 120g deri në 250g)
- feta të holla limoni
- feta domate
- mardanos
- hudhra
- vaj ulliri
- letër alumini
- patate
- krip dhe piper

Përgatitja:

Prisni në feta të holla domatet, limonin dhe hudhrat. Mbasi keni larë peshkun, në brendësinë e barkut mbusheni me 2 deri në 3 feta domate, në një fetë limoni disa feta hudhrash sipas dëshirës suaj, dhe disa fletë mardanosi. Hidhni pak vaj ulliri dhe mbështilleni peshkun me letër alumini duke e mbyllur mirë në mënyrë që mos t’i hyjë oksigjeno.
Vendoseni atë në pllakë ose tepsi dhe futeni në furrë për 25-30 minuta me 175 gradë Celsius.
Deri sa të bëhet peshku, lani patatet duke eliminuar balten dhe pastroni ato. Ziheni ato deri sa te rezultojnë të ziera mirë. Eliminoni lëkuren dhe i ndani në katër pjesë patatet nëse janë të mëdha.
Mbasi është bërë peshku vendosni atë në pjate dhe hiqni letrën prej alumini. Vendoseni pranë patatet.


 
Veröffentlicht : 07/06/2009 2:19 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Luleshtrydhe (dredhëza) me krem qumështi

Materialet për 4 persona:

• 500 gr. luleshtrydhe
• ½ litër kos
• 3 lugë gjelle sheqer
• 2 lugë gjelle liker
• 1 lugë ëmbëlsirë vanilje

Përgatitja:

1 - Rrihni në mikser kosin derisa të bëhet një masë e shkumëzuar
2 - Shtoni sheqerin pak nga pak dhe në vazhdim vaniljen.
3 - I prisni luleshtrydhet në katërsh dhe i përzieni me kosin e rrahur dhe likerin.
4 - E hidhni masën nëpër gota dhe e zbukuroni me luleshtrydhet e mbetura.


 
Veröffentlicht : 08/06/2009 1:38 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Akullore korona

Përbërësit për 4 persona :

* 4 të verdha vezësh,
* 100 g sheqer,
* 100 g pana (krem qumështi),
* vanilje, ananas, shurup shege.

Përgatitja.

Fruloni për 1 min të verdhat e vezëve me sheqerin shtoni krem qumështin dhe pak vanilje. Frulojini përsëri për një minut. Vendoseni kremin në një enë dhe lërini në zjarr mesatar për rreth 3 minuta, gjithnjë duke e trazuar dhe duke u kujdesur që të mos marrë valë. Lëreni kremin të ftohet dhe hidheni në një formë. Mbajeni në frigorifer 2 orë para servirjes. Përmbyseni format me akullore në një pjatë dhe zbukurojini në qëndër me ananas të prerë në copa të vogla pasi t'i keni dhënë ngjyrë të kuqe me disa lugë shurup shege.


 
Veröffentlicht : 11/06/2009 9:42 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Akullore krem

Përbërësit për 4 persona:

4 të verdha vezësh,

130 g sheqer,

1/2 L qumësht,

125 g bajame të qëruara,

100 g sheqer pudër,

50 g gjalp, brandy.

Për zbukurim : 50 g pana, 4 qershi.

Përgatitja.

Në një tenxhere rrihni tre të verdhat e vezëve me sheqerin kokërr derisa të formohet një masë e fryrë, pastaj hidhni ngadalë qumështin të cilit i keni dhënë një valë më parë, shtoni gjysëm gote të vogël brandy, duke e rrahur mirë. Rivendosni kremin në zjarr në banjo mari (uji duhet të ziejë lehtas) në mënyrë që të forcohet. Ndërkohë fruloni bajamet me sheqerin pudër dhe gjalpin e zbutur, shtoni masën e kremit ndajeni nëpër tasa individualë dhe vendosini në frigorifer për 3 orë. Servirini duke i zbukuruar me pannë të rrahur dhe qershi.


 
Veröffentlicht : 11/06/2009 9:44 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Biskota me Djathë

Perberesit:


100 gram djath të grirë hollë
50 gram miell
25 gram gjalp të butë
Një majë e vogël spec I kuq

(për masë më të madhe mund të shumfishoni në mënyrë të barabartë vlerat e mësipërme)

Pergatitja:

Për djathin mund të përdorni 80 gr djath kackavall dhe 20 gr djath parmixhan të grirë. Vendosini të gjitha në një tas dhe trazojini për rreth pesë minuta derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme e butë. Rrotullojeni brumin në një sipërfaqe me miell dhe prijini në forma të ndryshme. Piqini në temperaturë 200 gradë Celsius për rreth 10-12 minuta derisa të marrin një ngjyrë floriri. Nxirrini dhe lërini të ftohen.
Biskotat me djathe janë një shoqërues shumë I mirë I pijeve përpara darkës. Mund ti prisni ato në rripa të gjatë, e ti spërkatni ato më pas me djath parmixhan ose mundohuni të gjeni një formë më të sofistikuar si përshembull me forma të gatshme. Tani biskotat tuaja me djath janë gati
.


 
Veröffentlicht : 13/06/2009 12:20 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Kuku rondidi qka paske ba me kto recete ma shtine untesin tash phaaaaaa hec e duro tash jam ba unt tash qi qi edhe te vizatume i kisha hanger hahahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahaha :beee:


 
Veröffentlicht : 14/06/2009 4:34 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Kuku rondidi qka paske ba me kto recete ma shtine untesin tash phaaaaaa hec e duro tash jam ba unt tash qi qi edhe te vizatume i kisha hanger hahahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahaha :beee:

hahahah La send skam ber asgje sjan keto, po tjerat sjan gati qe ti qies, po ma mir te vizatume me pa qysh duket ahahaha

phaaa veq mir di me perdor kuzhinen,ja nese ste besohet ec dhe shihe cfar specialitetsh bej hmmm gjeg dot jesin ne bark :lol: klm :beee: :kafe:


 
Veröffentlicht : 14/06/2009 5:17 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Tav me peshqi

Merr 2 fileto peshku te fresketa 200-300 gram secili. Merr 3 qepe te kuqe ose te bardha te medha dhe pret ne feta. Fillo dhe skuq qepet ne zjarr te ngadalte duke i trazuar shpesh per 15 minuta derisa te shkrihen (jo te digjen). Pataj merr 5 ose 6 thelba udhre dhe 3 ose 4 domate te medha te prera kubike dhe dhe i hedh ne te njetin tigan qe gatuan qepen se bashku me 3 ose 4 gjethe dafine. I kaverdis qepet, domatet dhe hudhrat derisa hudhrat te zbuten. I hedh kripe dhe piper duke e provuar per shije. Pastaj ndez furren ne 350 degrees dhe e le te ngrohet. Ne kete kohe i hedh "gjellen" e krijuar me qepet, hudhrat, domatet dhe dafinat ne nje tave mesatarisht te madhe. Vendos filetot e peshkut siper "gjelles" duke e sperkatur me pak vaj ulliri dhe kripe. E vendos taven te mbuluar me leter alumini ne furre dhe e pjek per 20-30 minuta (varet nga trashesia e filetove te peshkut). Pas 20-30 minutash kontrollon peshkun nese eshte bere ose jo. E heq letren e aluminit nga tava dhe vendos taven ne furre perseri per 5-10 minuta per t'i dhene peshkut ngjyre. Pas kesaj e heq taven nga furra dhe e le te ftohet per te ngrene.

Ju siguroj qe do te lepini gishtat
:beee:


 
Veröffentlicht : 08/07/2009 1:29 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Peshk I pjekur ne tjegull.

Nxehet ne fillim tjegulla. Peshku I sapozene pastrohet nga te brendshmet por nuk duhet te pastrohet nga luspat. Duhet te lahet dhe kullohet. Peshkut I hidhet kripe nga Brenda si edhe nga jashte dhe vihet mbi tjegullen e nxehte e cila qendron mbi prush deri sa te piqet nga te dyja anet. Peshku mund te piqet me dhjamin e vet ose mund ti hidhet pak vaj n.q.s peshku nuk ka dhjame. Gjate pjekjes luspat ngelen ne tjegull prandaj nuk eshte nevoja qe peshku te pastrohet nga luspat.
Hidhini limon sipas deshires dhe shoqerojeni me nje gote vere te bardhe dhe me sallate. Kjo eshte shume e shendetshme per personat qe vuajne nga dhjamosja e zemres ose nga kolesteroli I larte.


 
Veröffentlicht : 08/07/2009 1:30 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Barbunj te pjekur ne leter.

Marinohen peshqit me leng limoni, piper te zi, vaj, gjethe dafine, dhe vendosini ne firigorifer 1-2 ore. Merret letra dhe pritet me e gjate se gjatesia e peshkut dhe lyhet me lyre. Peshku mblidhet ne leter ne forme rroleje, palosen anet dhe piqet ne tave te lyer me lyre. Sherbehet me pas me sallate dhe sigurisht feta limoni.
ME kete do te shkonte mjaft mire nje gote vere e bardhe.

4-5 persona
2 peshq
! kokerr e gjysem limoni. Vaj ulliri mundesisht i rafinuar (se eshte me i shendetshem por duhet te bjere sa me pak ere), kripe, piper dhe gjethe dafine 2 cope.


 
Veröffentlicht : 08/07/2009 1:32 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Risotto me Fruta Deti dhe Kerpudha !~ (sipas tradites italiane)

Perberesit:
~1 tas orizi
~2-3 luge vaj ulliri e.v.
~4-6 filxhane leng mishi pule
~15gr kerpudha te thara
~2 gota uje te valuar (per te pergatitur kerpudhat)
~1/2 gote vere te bardhe si psh chardonnay ose pinot grigio
~1 kile karkaleca deti (ose gjys-per gjys me Skallope, ose vetem skallope)
~3 thelpinj hudhre, te prere holle
~1/2 gote me qepe, te prera holle
~1 luge fara maraqi te bute, te grira
~2 luge majdanoz te fresket
~1/4 deri 1/2 gote parmiggiano te grire
~kripe dhe piper te zi te grire
~1/2 gote Romano te grire
~2 luge gjalp

Preparation:
~Hidhni uje te valuar ne nje tas te vogel, dhe fusni kerpudhat te zbuten. Per kete nevojiten 20-30min, keshtu qe planifikoni me pare. Kerpudhat duhet te jene te buta dhe te fryra.

~Vini lengun e pules ne zjarr te ulet ne nje tigan te madh, ose tenxhere supe

~Ne nje tigan tjeter, ngrohni veren ne zjarr te mesem dhe shtoni hudher pas 1 minute

~Hidhni mbi te karkalecat dhe lini ne zjarr te ulet deri sa te marrin ngjyre roze, dhe/ose skallopet te fillojne te shndrisin. Hiqini nga zjarri, dhe lerini te rrine ne vere.

(Me fjale te tjera, pergatitini frutat e detit pergjysem, perderisa do te vazhdojne te gatuhen ne vere dhe kur te shtohen ne risotto.)

~Pasi te jene gati kerpudhat, i marrim, dhe ia shtrydhim lengun ne tas. Do kete marre tashme ngjyre te kuqe-kafe te erret dhe nje arome te theksuar.

~Hidhini lengun e kerpudhave dhe vete kerpudhat ne lengun e mishit te pules (ne zjarr te ulet, akoma)

~Tani, skuqni ne zjarr te mesem vajin e ullirit, ne nje tigan te madh.

~Hidhni qepet. dhe me pas orizin.

~Perzjeni orizin me qepet, ne menyre qe te perfshihen nga vaji i ullirit. Kjo ndihmon orizin te thithe lengjet e gatimit ngadale. Gjithashtu ndihmon ne dhenien e asaj ngjyre te vecante orizit, nga e cila dallohet edhe profesionaliteti.

~Tani, shtoni 2-3 garuzhde nga lengu i mishit, perzjeni pak, sigurohuni qe risotto te jete komplet i mbuluar nga lengjet dhe lini temperaturen e zjarrit ne te ulet.

~Lerini ne ket gjendje per pak, deri sa lengu te thithet, dhe niveli i tij, te jete pak nen nivelin e orizit.

~Shtoni me shume leng mishi. Nuk eshte nevoja ta perzjeni kete here, por sigurohuni qe orizi te jete i mbuluar nga lengu. Perserisni kete gje edhe per rreth 15 min.

~Pothuajse kemi mbaruar, hidhni frutat e detit, me gjithe lengun ne tiganin e madh.

~Prisni sa niveli i lengut te orizit te pergjysmohet.

~Eshte koha per te provuar per butesine e orizit. Nese eshte i pershtatshem per shijen tuaj, shtoni djathe dhe gjalp, perzjejini mire dhe lereni ne zjarr deri sa lengu te jete pothuaj shteruar.

~Hiqni nga zjarri. Ju lutem, lereni pjaten edhe per 5-7 minuta, qe shija dhe aroma te shkrihen me teper me njera-tjetren.

~Servireni ne tasat e Pastes

~hidhini siper Parmiggiano-n e grire dhe majdanoz.

~Nje Chard Italian ose Pinot Grigio shkon per mrekulli me te!

Gjithmone: Buon Appetito


 
Veröffentlicht : 08/07/2009 1:36 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Ngjale e ferguar me sallata te ndryshme

Per 4-5 veta: ngjala 1-1,5 kg, miell 1 filxhan caji, rozmarine 1 luge gjelle, vaj 1 filxhan, limon 1 kokerr, kripe e piper sallate e gatshme per 5 persona.

Ngjalat pastrohen, lahen dhe priten sipas racioneve. Kullohen dhe u hidhet kripe e piper, kalohen ne miell, u hidhet rozmarine dhe skuqen nga te dy anet derisa te marrin ngjyre te kuqerremte. Pastaj vihen ne pjatance sipas racioneve me feta limoni te prera holle. Shoqerohen me sallata te stines


 
Veröffentlicht : 08/07/2009 1:49 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Qofte Peshku

Per te pergatitur qofte peshku mudn te merret do lloj peshku ose mbeturinat e peshqve te zier, te cilet jane perdorur per gjellen kryesore.

Per 4-5 veta: pesht te zier vetem tul 500g, veze 3 kokrra, miell 3 luge, pak hudhra, majdanoz 1 tufe, vaj per skuqje 3/4 e filxhanit te cajit, kripe e piper.
Pastrohet peshku i zier ose i skuqur nga cipat dhe halat. Ngrohet ne nje ene me shum pak uje dhe kripe ne se ka nevoj dhe mbasi te kulloje mire pritet ne copa te vogla dhe kalohet ne makinen e mishit qe te behet kima. Thyejme vezet duke i ndare te bardhat nga te verdhat. Kerto te fundit rrihen ne nje ene porcelani me telin e kuzhines. Shtohet mielli, hudhrat e grira shume holle, majdanozi, kripa e piperi dhe trazohen mire.
Rrihen te bardhat e vezeve fort qe te behen te qendrueshme (marenge) dhe shtohen ne masne e mesiperme duke e trazuar. Vihet ne zjarr tigani me vaj dhe pasi te jete nxehur skuqen qoftet e peshkut si qoftet e mishit. Shoqerohen me sallata te stines.
Shenim: Qofteve te peshkut mund tu pergatitet salce me veze qumesht (bashamel), e cila u hidhet qofteve siper.


 
Veröffentlicht : 08/07/2009 1:50 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Si të njohim freskinë dhe të gatuajmë peshkun dhe prodhimet e detit

Vlera:

Peshku dallohet për vlera të mëdha ushqyese duke qenë se është i pasur në proteina, kripëra minerale dhe vitamina. Kjo e bën një ushqim të lehtë dhe lehtësisht të tretshëm nga organizmi.

Disa nga karakteristikat e një peshku të freskët:

• Mishi duhet të jetë i fortë dhe kur të shtypet me gisht të ketë elasticitet.

• Syri është i pastër si i gjallë.

• Bronke që ndodhen në kokë kanë ngjyrë të lehtë rozë.

• Lëkura është e ndritshme dhe luspat dalin shpejt.

• Era e peshkut të freskët është si era e detit. Në rast se ndihet një erë amoniaku, atëherë është i ndenjur.

• Mishi duhet të jetë i bardhë me ngjyrë shumë të lehtë rozë. Në se ka nuancë të bardhë në të verdhë atëherë nuk është i freskët.

Prerja:

Peshqit mund të gatuhen të plotë ose të ndarë në copa apo fileto të cilat mund të jenë me ose pa hala e lëkurë.

Për fileto pa hala e lëkurë duhet më tepër kujdes, për këtë peshqit duhet të jenë më të mëdhenj se 200 g.

• Peshku vendoset i pastruar mbi tavolinë dhe prerja fillon nga bishti në drejtim të kokës.

• Tehu i thikës duhet të takojë shtyllën kurrizore. Kështu përfitojmë dy fileto të gjata.

• Halat e barkut hiqen me pincën e kuzhinës.

• Me lëvizje të thikës kur sharrohet bëhet heqja e lëkurës nga bishti në drejtim të kokës. Kështu veprohet edhe për fileton tjetër.

Për dreka ose darka festash, peshku mund të vendoset i gjithi në një pjatancë të madhe i zbukuruar me garnitura të ndryshme. Para se të shërbehet pritet në prani të pjesëmarrësve.

Gatimi

Peshqit gatuhen në tre mënyra:

• Të skuqur; më të përshtatshëm janë peshqit e vegjël, si barbuni, sardelja, etj

• Të pjekur në zgarë ose në furrë; ngjalat, barbuni, levreku, qefulli, koca, korani. Peshkut i bëhen prerje të lehta nga të dyja anët që pjekja të kalojë dhe në thellësi. Gjatë pjekjes spërkatet me vaj limon dhe kripë.

• Të zier në dy mënyra, sipas dëshirës;

a- me ujë kripë dhe bimë aromatike

b- me ujë, uthull ose verë të bardhë, karota, qepë, presh, dafinë, bimë aromatike dhe sipas dëshirës edhe karafil.

Gjatë zierjes peshku lëshon 10 % të substancave të tij, prandaj lëngu mund të përdoret fare mirë për supë peshku.

Peshqit e ujërave të ëmbla duhet të zihen me uthull dhe me më shumë kripë.

RECETA

Peshk me feta domate e portokalli.

Për 4 – 5 persona: peshk 1 kg, domate 4 kokrra, patate 10 kokrra mesatare, portokalle e limon nga 1 kokërr, 1 gotë vaji, 1 gotë vere, 2 lugë majdanoz të grirë hollë, galetë e bluar, hudhra 3-4 thelpinj, kripë e piper sipas dëshirës.

Pastrojmë peshkun me ujë të bollshëm, e kullojmë, e thajmë me pecetë dhe e vendosim në pjatancë duke e kriposur nga të gjitha anët. Në enë porcelani hedhim verën, vajin, lëngun e limonit të prerë hollë, lëngun e dy domateve të grira, hudhrën e prerë hollë, piper, kripë sipas dëshirës, dhe e punojmë me tel deri sa të bëhet një masë e njëjtë.

Në një pjatë hedhim majdanozin e grimcuar dhe e përziejmë me galetën e bluar. Në tavë hedhim një shtresë nga masa e parë dhe mbi të majdanozin me galetën e bluar. Sipër vendoset peshku, i cili spërkatet me masën e parë dhe të dytë. Presim domatet dhe portokallin në feta rrethore simetrike duke mbuluar gjithë sipërfaqen e peshkut. E pjekim në furrë me nxehtësi mesatare për 20 – 30 minuta duke e spërkatur herë pas here me lëngun e tij. Pas pjekjes e vendosim në pjatancë dhe anash vendosim patatet e ziera e të spërkatura me majdanoz. Salcës së mbetur në tavë i jepet një valë për 3 – 4 min. Më pas i hidhet sipër peshkut. Shërbehet sipas dëshirës, e ftohtë ose e ngrohtë.

Llojet e peshkut që mund të përdoren: koran, levrek, koce, etj.

Fileto merluci të freskët

Për 4 – 5 persona: merluc 1 kg, vezë 1 kokërr, vaj për skuqje 1 filxhan çaji, limon 1 kokërr, miell për skuqje 2 – 3 lugë gjelle, patate të ziera 1 kg, salcë majoneze për 4 persona, majdanoz një tufë, gjalp një lugë, kripë epiper sipas dëshirës.

Merluci pastrohet, lahet dhe i hiqen filetot me kujdes. I marinojmë me lëng limoni, kripë, piper dhe gjethe majdanozi për 10 minuta. Vendosim tiganin me vaj që të nxehet mirë. Në një enë porcelani hedhim vezë, pak ujë, kripë dhe i rrahim me pirun që të bëhen një masë. Kullojmë fileton nga marinimi dhe e kalojmë në miell, në vezën e rrahur, në galetën thërrmuar ku i jepet formë ovale dhe skuqet nga të dy anët deri sa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Kullohet nga yndyra e tepërt dhe vendoset në pjatancë. Rreth e rrotull dhe në mes vendosen patatet e ziera. Përgatisim salcë majoneze për 4 persona, e cila do të shoqërojë pjatat e peshkut.

Peshku dhe Vera

Peshku shoqërohet me verë të bardhë. Gjatë shërbimit të verërave duhen patur parasysh edhe disa rregulla:

• Gjithmonë verërat e lehta shkojnë me gjellët e lehta, kurse verërat e rënda me gatime të rënda.

• Duhet pasur parasysh përputhshmëria e ngjyrës së verës me ngjyrën e ushqimit

• Një verë e rëndë nuk bën të pihet para një të lehte, si dhe një verë e kuqe para një të bardhe, përjashtim bën rasti i shërbimit me verëra shkumuese.

• Vera e bardhë pihet relativisht e ftohtë, kurse vera e kuqe shërbehet në temperaturën e dhomës.


 
Veröffentlicht : 08/07/2009 1:51 p.m.
Seite 3 / 4
Teilen: