Fejesa nëpërmjet internetit.
Duke qenë se teknologji zhvillohet me hapa galopant, kohët e fundit kanë filluar të krijohen lidhje, fejesa dhe martesa nëpërmjet internetit. Me anë të bisedave në chatt, kanë filluar të lindin lidhje të cilat evolojnë në dashuri dhe vullnet për t’a kurorëzuar me fejesë dhe më pas martesë. Të shumta janë ato vajza dhe djem, të cilët pyesin nëse duhet të fejohen dhe martohen me palën tjetër, të cilën e kanë njohur nëpërmjet internetit.
Sot, unë e konsideroj internetin si një nga fazat e prezantimit mes dy personave që duan të fejohen. Nga përvoja ime, përqindja e informacionit dhe prezantimit mes një djali dhe vajzë nëpërmjet internetit nuk e kalon 15 %-shin. Prandaj, për të vendosur, si vajza ashtu dhe djali, kanë nevojë të ulen, të shihen dhe të diskutojnë përballë njëri-tjetrit. Ata kanë nevojë të dinë rreth familjes së njëri-tjetrit, edukatës, ambjentit ku është rritur, shokët etj...
Unë di shumë raste, kur të rinjtë kanë vendosur të fejohen dhe të martohen, vetëm nga kontaktet nëpërmjet internetit. Por kur janë ulur dhe kanë diskutuar, të dy kanë pasur mendim të kundërt.
Bisedat pa e parë njëri-tjetrin ofrojnë vetëm 35 % të informacionit, ndërkohë që gjuha e trupit, shikimi dhe biseda e drejtpërdrejtë, ofron 65 %-shin tjetër. Shpesh herë, të rinjtë pëlqehen vetëm me shikimin dhe takimin e parë.
Thotë Profeti a.s rreth kësaj:”Shpirtrat janë ushtarë të mobilizuar. Shpirtrat binjakë qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, kurse shpirtat e kundërt larg.”
Qka mendoni ju rreth kesaj
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"