Benachrichtigungen
Alles löschen

Dallimin mes fantazisë dhe realitetit.

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
160 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#4166]

dallimin mes fantazisë dhe realitetit. Leximi i librave dhe revistave, shikimi i filmave dhe telenovelave romantike, bën që një i ri të formojë një model të caktuar të vajzës me të cilën do të fejohet. Kjo ndodh edhe me vajzat, ku ato ëndërrojnë dhe fantazojnë mbi princin e kaltër të ëndrrave të tyre, i cili i afrohet me kalin e tij të bardhë, e merr dhe të dy fluturojnë drejt vendeve më të bukura. Që në adoleshencë, si djali ashtu dhe vajza, fillojnë të ëndërrojnë mbi personin me të cilin do të fejohen dhe martohen më pas. Ata ëndërojnë mbi vetitë e të feuarit/fejuarës, hijeshinë, personalitetin dhe virtytet.

Kur dikush e pyet përse nuk martohet, ai përgjigjet:”Akoma nuk e kam gjetur vajzën e cila u përgjigjet të gjithë kërkesave të mia.”

Askush prej nesh nuk është martuar me vajzën (dhe anasjelltas) që i përshtatet plotësisht. Kështu, ne duhet të ndërgjegjësohemi që përveç ëndrrave, fantazisë dhe dëshirave të pafund, kemi dhe realitet.

Problemi më i madh gjatë fejesës, është se të dy të fejuarit, e pranojnë njëri-tjetrin në bazë të fantazisë dhe imagjinatës së tyre. Me t’u martuar, ata zbulojnë të vërtetën dhe shohin se ajo që kishin ëndërruar mund t’i afrohet vetëm 50 – 60 % personit me të cilin janë martuar tashmë.

A shifni ëndrra edhe ju keshtu?....................


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 10/10/2009 2:34 p.m.
(@jetaa)
Beiträge: 207
Estimable Member
 

Endrrat me syhapur na ngushellojne per ate qe nuk jemi dhe nuk kemi, lehtesojne ankthin tone, na ndihmojne te ndreqim, te pakten ne mendje, gabimet e se shkuares

Fantazia eshte nje element i rendesishem i mendjes, i cili na hedh ne botet që nuk ekzistojne, ku gjithçka eshte e mundur dhe na tregon se si zgjidhen problemet. eshte nje lloj kinemaje e brendshme. Por pse eshte e domosdoshme dhe a ka efekte mbi jeten tone te vertete? Psikologjia ka vetem nje shekull qe e studion kete fenomen, por fantazia eshte pjese e jona dhe shfaqet qe ne femijeri besa edhe ne moshat tjera . Ne fakt, endrrat me syhapur jane vazhdimesia e nje menyre te menduari "magjike", tipike e fëmijerise.

Nje udhetim në fantazi eshte nje zgjidhje e shkelqyer per humorin dhe gjendjen shpirterore. Por nese ky udhetim perdoret si arratisje sistematike nga realiteti, mund te shnderrohet ne nje droge mentale qe jep varesi, duke i bere njerezit te paafte te perballojne problemet e tyre, madje duke arritur deri ne ate pike sa nuk mund te ndajne ate qe eshte dhe nuk eshte e vertete.


Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju.

 
Veröffentlicht : 05/02/2010 1:56 a.m.
Teilen: