Gjumë të ëmbël, në dhomën e ëndrrave
Dhoma e gjumit është pa dyshim streha e qetësisë, e çlodhjes, si dhe e momenteve tona personale. Ndaj mobilimi dhe dekori i saj, duhet të jenë të përshtatshëm, që të na përcjellin këto ndjenja relaksimi.
Në të vërtetë, dhoma e gjumit është një hapësirë, ku ngjyrat e ndritshme,
për shembull, nuk janë të rekomanduara. Janë më të përshtatshme
ngjyrat e ngrohta prej dheu, apo ngjyrat neutrale dhe të buta.
Kur ti flije…
Hapi i parë në dekorimin e brendshëm të dhomës së gjumit, është zgjedhja e materialeve dhe ngjyrave bazë që do të përdorni për muret. Më pas, do të jeni të përgatitur për të zgjedhur mobiliet, që përshtaten më mirë. Për dekorin në mure, nuk është e nevojshme të shpenzoni shumë. Ju mund të vendosni korniza me fotografi
apo piktura, të cilat gjenden me shumëllojshmëri në treg, në çmime të përballueshme
Feng Shui
Varni në mur një poster me dy mjellma. Çiftet e mjellmave qëndrojnë bashkë për gjithë jetën, ndaj përbëjnë një pamje të duhur, nëse doni të forconi lidhjen me
partnerin tuaj.
Ngjyrat e perdeve
Një tjetër këshillë e dobishme për dekorin e brendshëm është, që të zgjidhni të njëjtën ngjyrë për mbulesën e krevatit dhe perdet. Shumë preferojnë perde të errëta, për të mbajtur jashtë diellin e mëngjesit. Nëse muret tuaj, janë në ngjyra të lehta, një zgjedhje e tillë nuk është shumë e këndshme për syrin.
Një alternativë e mirë është të vendosni dy lloje perdesh, në hije të lehta, në vend të një lloji në ngjyrë të errët. Kjo do të ndriçojë dhomën e gjumit dhe do e bëjë të duket më e madhe.
Dhe, në qoftë se dhoma gjumi juaj është me të vërtetë shumë e vogël, mund të përdorni pasqyra, që të duket me më shumë hapësirë. Kusht themelor për të pushuar në një dhomë gjumi është një krevat i madh, që ofron komoditet dhe premtime për… ëndrra të ëmbla!
Komodinat pranë krevatit, në të njëjtin stil dhe abazhuri i përshtatshëm, formojnë estetikën e dukur për dhomën tuaj.
Feng Shui: Dashuri Pastroni hyrjen në dhomën e gjumit nga çdo pengesë, apo çrregullim.
Kjo procedurë lehtëson ci-në të hyjë në dhomë dhe fton dashurinë, të hyjë në jetën
tuaj pa pengesa.
Krevat LOREN: Krevat me stil modern për rezultat të veçantë. Dollap me dizajn shumë praktik me dyer me rrëshqitje për të ruajtur hapësirë dhe ndërtim të brendshëm për organizim të shkëlqyer të rrobave tuaja.
Ndriçimi: Diçka tjetër shumë e rëndësishme, të cilës duket t’i kushtoni vëmendje, është ndriçimi. Tendencat në dizajnin e brendshëm vazhdojnë të përfshijnë dritën kryesorë
në tavan, por ju mund të vendosni edhe ndriçim shtesë duke përfshirë
llojet e ndryshme të abazhurëve, dritat zbukuruese, llambat kat, ndriçimin e
fshehur në mur, etj., të cilat ofrojnë
Feng Shui: Vendosni një bimë në dhomën tuaj. Duke qenë se bimët janë simbol i zhvillimit dhe jetës, vendosini në dhomë, që të inkurajoni romantizmin. Për rezultat më të mirë, zgjidhni një bimë me lule të kuqe, ose rozë, ose një me gjethe të rrumbullakëta.
Vendosni në komodinë
një llambë
me bazë metalike.
Në këtë terapi,
përdoret metali
për të forcuar
përkushtimin në
një lidhje.
Feng Shui: Fakti, që kalojmë pothuajse një të tretën e jetës në dhomën e gjumit, e
bën atë dhomën më të rëndësishme të shtëpisë. Gjithashtu, ka një ndikim
të dukshëm mbi ne. Dhoma e gjumit, zbulon shumë gjëra për njeriun që fl e
aty, sidomos për jetën e tij personale, përderisa aty kryhen veprime personale
të jetës sonë (gjumë, veshja, marrëdhëniet seksuale).
Një dhomë gjumi e
rehatshme dhe tërheqëse ndikon për një jetë të lumtur dashurie, dhe në të
kundërt, një dhomë e çrregullt shkakton nervozizëm dhe prish harmoninë në
çift. Mobiliet e thyera apo të krisura, pasqyrojnë probleme në komunikim,
ëndrra të paplotësuara, ose lidhje, që kanë humbur magjinë. Në periudhën
para se të dalë divorci im, një nga sirtarët e dhomës së gjumit ishte prishur
dhe nuk mund ta hapja, dhe as ta rregulloja.
Pak më vonë, sapo nisa një
lidhje të re, sirtari u hap vetë. Gjithashtu, dhoma e gjumit lidhet
me shëndetin, pasi është ambienti, ku çlodhemi dhe marrim energji çdo natë
dhe ku qëndrojmë, kur jemi sëmurë. Në këtë rast, mund të përdorim disa terapi
Feng Shui, që lidhen me hapësirën e shëndetit.
Ideale është, që krevati të jetë në pozicion të tillë, që kur të shtrihemi, të kemi
pamje nga dera e dhomës.
Pa e kuptuar, kjo të bën të ndihesh më rehat, sepse
mund të shihni cilindo, që hyn brenda. Nëse krevati është shumë pranë derës,
mund të shqetësoheni nga zhurmat e shtëpisë, ose të ndjeni se nuk keni shumë
ambient personal.
Nuk është ide e mirë, të vendosni krevatin poshtë dritares,sepse korrenti i erës mund të shkaktojë sëmundje.
Një nga standardet e pranuara në botë, të dizajnit të brendshëm të dhomës së
gjumit, është që të mos përdorim kurrë për dyshemenë, pllaka mermeri, apo graniti. Materiali më i përshtatshëm është druri dhe moketi. Dhoma e gjumit është një hapësirë shumë personale ndaj, aty grumbullojmë shpesh objekte dhe rroba, që nuk duam të jenë të dukshme “për sytë e të tjerëve”. Ndaj, për të shmangur rrëmujën, mundohuni që të krijoni dollapët e përshtatshëm
për të sistemuar të gjitha veshjet dhe objektet e tjera të nevojshme.
Feng Shui: Këshilla të thjeshta Feng Shui për të
përmirësuar dhomën e gjumit:
Pastroni kalimet në dhomë, që të përmirësoni
shëndetin dhe marrëdhëniet erotike.
Vendosni krevati larg portës, por duke pasur
pamje nga ajo, që të mos shqetësoheni kur fl ini.
Mos mbani gjëra të paketuara poshtë krevatit,
sepse mund të kenë ndikim negativ në lidhjet erotike.
Rregulloni mobilet e thyera, që të shmangni “krisjet”
e lidhjes suaj.
Vendosni pajisje ndriçimi të komanduara, që të
keni ndriçimin e duhur, sipas gjendjes suaj.
Pastroni kalimet në dhomë tuaj.
Kjo procedurë ju lehtëson, si dhe ci-në, të lëvizni
lehtë dhe fton romantizmin në jetën tuaj.
Shtroni çarçafë të kuq, ose rozë në
krevat.
Ngjyrat e pasionit dhe përkushtimit, e kuqja dhe
roza, rinovojnë ndjenjat e dashurisë.
Lëvizni krevatin tuaj, nëse ndan të
njëjtin mur me banjën.
Nëse krevati ndodhet në të njëjtin mur me banjën,
edhe nëse janë në anë të kundërta, do të vini re se
ndjenjat e ngrohta në çift, zhduken lehtë. Zhvendosni
krevatin në një pjesë tjetër të dhomës.
Lukeeeeeee hahahahahha
" Fati udheheq ata qe e pranojne dhe zvarrit ata qe ngurrojne !"
Hahhahahahahahahaha Lea po e me pas dhomen e vogel si me leviz pra krevatin hahahahaha haj kuku tani as lezet nuk paska ne nji çift hahahahahahahaha mashallah çkas po del e lumet na hahhahaha
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
