Përse lidhjet mes dy gjinive janë haram.
Vallë si gjykohet ne Islam lidhjet mes nje mashkulli dhe nje femre? Padyshim qe lidhjet e tilla ne Islam konsiderohen haram,te palejueshme.Dhe kjo sipas vetë Kur'anit famelartë.në Kur'an keto lidhje permendet dy here, njehere per femrat dhe njehere per meshkujt.
Po perse konsiderohet haram? Perse Islami e konsideron te papranueshme dhe haram kete ndjenje kaq te bukur? A nuk eshte vetë Zoti ai që më ka pajisur mua dhe këdo tjeter me këto ndjenja? A nuk është diqka e bukur t'a duash dikë dhe të dojë dikush?
Një profesor ka folur mbi eksperiencen e tij dhe rrefimet qe ka degjuar nga te rinjët dhe te reja gjate shumë viteve.Unë kam bërë një sondazh ne disa univerzitete, ne ate Amerikan dhe ne univerzitetin e Ajnu Shems. Mbi 95% te intervistuarve mendonin se vetem 1% e lidhjeve paramartesore perfundojne ne martese.Keshtu qe 99% e lidhjeve paramartesore mes te injeve perfundojnë me martese.
Ajo qe ndodh me vajzen eshte se pas historisë dashurie me plot romanc,i thyhet zemra nga kjo ndarje.Ajo ndihet e lenduar e rrenuar shpirterisht dhe qan me denese. Të gjitha ëndrrat qe kishte thurrur gjer atehere, i shikon të rrenohen kur i dashuri saj i thotë qe e ka te pamundur te vazhdoje me tej dhe kerkon te ndahet.
Gjate adoleshences si djali ashtu edhe vajza nuk shohin tek njeri-tjetri veqse anet pozitive.Secili e sheh tjetrin si me temirin, jetojnë më së shumti në imagjinate dhe nuk i dallojnë dot të metat e partnerit.Gjatë adoleshences partneri shihet si diqka i shejte dhe i pa temeta.Por me t'a kaluar kete fazë, me të fikkuar te piqen te dy,fillojne te mendojne ndryshe dhe te zbulojne te metat e njeri tjetrit.
Nese nga nje ndarje e padeshiruar vuajnë dhe djemtë, vallë a mund të p7rshkruhet vuajtja e vajzës?
Zoti i kabërë haram këto lidhje , me qëllim qe te mos thyhesh dhe mos lëndohesh o motër.Kjo thyerje, zhgënjim dhe braktisje është shumë e rendë për vajzën.Zoti kërkon që të mos e lëndojë anën emocionale tënde o motër, prandaj duro sa të martohesh.ruaje veten nga zhgënjimi dhe lëndimi.
Nëse i lexon këto fjalë dhe sheh se 99% e lidhjeve nuk perfundojnë me martese,mos i prano keto lidhje deri sa te martohesh.Mos bjer pre e epsheve dhe premtimeve mashtruese.
Përveq zhgënjimit, lëndimit,lotëve,rrënimit etj..që përjeton vajza kur braktiset nga djali, ajo perballet dhe me nje problem tjeter,por kete herë pas martese.Psikologet pohojnë se 70-75% e divorceve ndodhin per shkak te lidhjeve para martesore.Kjo pasi që një vajzë qe dikur ka pasur lidhje me nje djalë dhe tashmë eshte martuar, ben krahasime mes djalit qe donte me pare dhe te shoqit. Një krahasim i tillë eshte i pavend, pasi ajo krahason te shoqin qe lodhet gjithe diten ne pune,vjen i rraskapitur ka angazhime te shumta ...........me nje te ri i cili nukkishte asnje angazhim,gjithemon e shihje te qeshur, te hijshem,te zbukuruar,floket e lyer me gell etj.
Qdo konflikt dhe mosmarveshje me te shoqin edhe pse ndoshta pa dashje,ajo e krahason me qastet e bukura dhe te lumtura qe kalonte me ish te dashurin e saj.
Siq e thame edhe me siper ky krahasim është i padrejtë pasi krahasohet mes nje personi qe ka kushedi sa pergjegjesi me nje tjeter pa asnje pergjegjesi.Gjithsesi lidhjet paramartesore ndikojne negativisht dhe pas marteses.Keshtu fillon te humbase dhe dashuria mes ketij qifti te martuar.
E njejta gje ndodh edhe me te riun qe para martese ka njohur kater pesë vajza,por tani eshte martuar me dike tjeter.Ai krahason mes gruas se tij e cila gjithe diten duhet te gatuaj pastroje femiejt dhe shtepine....dhe vajzes qe njihte dikur te bukur. me floke te krehur, dhe te mbajtur mire e parfymosur e qeshur....Pa dyshim qe ky krahasim eshte i padrejte.
Më e keqja është nese kjo vajzë eshte e martuar akoma i ruan ndjenjat per djalin qe ka dashur para marteses.Kjo eshte fatkeqesia me e madhe ne jeten bashkeshortore,pasi eshte tradhti ne mendje.
Për kater apo pesë vite do te perjetosh lumturi dhe dashuri, ti o moter do te vuash per tridhjet apome shume vite.
Kurrë mos ia lejoni vetes te jesh e dashura e dikujt.kurr mos ia lejo vetes te shoqerohesh me djem.Kurr mos ia lejo vetes te biesh pre e epsheve te tyre te shfrenuara.
Mos kerko t'a arrish kenaqesine ne rrugë haram.mos hap syte ne websitet me permbajtje pornografike,mos kerko lidhje haram mepermjet chatit jo nepermjet sms-save.......Nëse e don dikë shko kerkoje doren e saj dhe martohu.
Sot shohim te prodhohen me mijera kenge videoklipe te cilat flasin vetem per nje gje te vetme dashurine dhe lidhjet parapartesore.te shumta jane kenget, filmat telenovelat historite...mbi lidhjet e nje djali me nje vajze etj.
Kush i frikësohet Zotit ne rini ,ia kompenzon dhe i jep bereqet ne jeten familjare dhe bashkshortore.nese deshiron nje jete bashkëshortore dhe familjare te lumtur atehere mos prano asnje lidhje jashtemartesore.
Ajo që të ndihmon qe tu ruhesh ndnjenjave te forta per tu lidhur me dikë eshte qe ndjenjen e dashurise t'a kompenzosh me diqka tjeter. p.sh me dahsurine per prinderit.nese kjo nuk te mjafton atehere mbushe zemren me dashurinë per Zotin, të derguarin e tij dhe Islamin. Njihu me motra /vellezer musliman dhe duaji ata fort.Kurseje dashurine dhe rezervoje ate deri sa te martohesh dhe ta duash bashkeshortin tend.
Islami nuk e ndrydh edhe as nuk e shtyp ndjenjen e dashurise ai kerkon qe ajo te diciplinohet dhe te kanalizohet ne drejtimin e duhur.Ndjenjen e dashurise e ka vendosur ne zemrat tona vetë Zoti i madheruar dhe ajo konsiderohet si miresi.Per te rezervuar kete ndjenje qe te perdoret ne kohen dhe vendin e duhur,islami e keshillon njeriun qe te mos e ekspozoje veten ndaj faktoreve nxites dhe stimulues.Ai e keshillon njeriun qe te zgjedhe shoqerine e mire te punoje te aftesohet te arsimohet me qellim qe te mos kete kohe te lire.
Por edhe nese nuk e mban dot veten bie ne dashuri,ilaqi eshte durimi.Mos e perdor kete lidhje dashurore per te kaluar ne lidhje per shfryerjen e epsheve.jo prit deri sa te martohesh,Islami nuk eshte kunder ndnjenjes se dashurise dhe nuk kerkon t'a ndrydhesh atë. Islami eshte kunder shperdorimit kesaj ndenje,eshte kunder lidhjeve,takimeve,bisedave,....te cilat i shpien te rinjet drekt haramit.
nese ti o vella dhe o moter do ia lejoni vetes hedhjen e hapit te pare,hapat do te ndjekin njeri-tjetrin.
Nese ke ruajtur veten deri tani o vella dhe o moter vazhdo ne kete rruge deri sa te martohesh.Ne te kunderten nderpriti keto lidhje dhe pendohu per gjthqka ke vepruar me pare.nese e bene kete dije se te gjithe gabimet dhe gjynahet te fshihen sikur te mos i kesh vepruar me pare.Nderprit keto lidhje dhe kete shoqeroje me pendese te sinqerte .
Pershtati ne shqip:Elmas Fida (elmazf@yahoo.com)
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€