Një histori dashuri...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Një histori dashurie

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
253 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#552]

Një histori dashurie

Kjo është historia e dashurisë midis Zejneb bint Muhamed dhe Ebu El As ibn Rebia.Zejnebja është vajza e Profetit s.a.ë.s. dhe kusheriri i saj Ebu El As ibn Rebia,është nipi i Hadixhes, Hadixha gruaja e Profetit.Ai ishte një ndër më të nderuarit e Kurejshitëve dhe Profeti s.a.w.s e donte shumë.
Një ditë para se ti vinte shpallja,Ebu El As shkoi te Profeti dhe i kerkoi doren vajzes së tij. Profeti iu pergjigj: "Më ler te konsulltohem me të". Ai shkoi tek Zejnebja dhe i tha: Kusheriri yt do te martohet me ty, a e pranon ti at si bashkëshort?". Ajo u skuq dhe buzëqeshi.

Kështu Zejnebja u martua me Ebu El Asin, e midis tyre një histori e bukur dashurie.Ata linden dy fëmijë: Ali dhe Umama.

Një problem i madh lindi kur Profetit i zbriti shpallaj, kjo ndodhi ndërsa Ebu El As nuk ishte në Mekë.Kur u kthye ai gjeti gruan e tij muslimane. Sapo u kthye, e shoqja i tha: "Kam një lajm të mirë për ty". Ai u ngrit dhe eci disa hapa larg saj.Zejnebja e gëzuar e ndoqi nga pas dhe i tha: "Babai im është bërë Profet dhe unë jam bërë muslimane". Ai i ktheu , "Pse s'ma the më parë këtë gjë". Në këtë mënyrë zuri fill një ndarje midis tyre: një ndarje e karakterit fetar.

Ajo u hakërrye,: "Kurr nuk do ta pergenjeshtroja tim atë dhe mesazhin e tij, ai s'është gënjeshtarë. Ai është " i ndershmi,besniku". Unë nuk jam e vetmja besimtare, nena dhe motra ime u bene muslimane,kusheriri im Ali ibn Ebi talib, kusheriri yt Othman ibn Afan dhe miku yt Ebu Bekr u bënë myslimanë".

Ai u drejtua me fjalët: "Mirë unë nuk dua që njerëzit të thonë ai braktisi prindërit dhe farefisin e tij për t'i plotësuar dëshirën gruas së tij". Unë nuk po akuzoj babanë tënd për asgjë. Kështu që ti duhet të më falësh dhe të më kuptosh mua".

Ajo u përgjigj: "E kush do të të falte dhe të të kuptonte ty në mos unë?. Unë do të vazhdojë të qëndrojë përkrah teje, të të ndihmoj deri sa ti të arrish të vërtetën".

Ajo e mbajti fjalën për 20 vjet.

Ebu el As mbeti në mosbesim, ndërkohë që ndodhi hixhreti. Zejnebja shkoi te Profeti dhe i kërkoi leje të qëndronte me të shoqin. Profeti i tha: "Rri me burrin tënd dhe fëmijët e tu"

Krahasojeni këtë me gratë që e refuzojnë të udhëtojnë me burrat e tyre për vendin e punës apo preferojnë të qëndrojnë me nënat e tyre.

Kështu që Zejnebja qëndroi në Mekë deri në betejen e Bedrit.Ebu El As ishte në anën e Kureshëve,kundër muslimanëve,në këtë përballje. Për Zejneben kjo do të thoshte që burri i saj do të luftonte kundër babait të saj, gjë së cilës ajo i frikësohej gjithëherë.Ajo qante ndërsa lutej: "O Allah! kam frikë se një ditë fëmijët e mi do të gdhihen jetimë ose unë do të gdhihem pa babanë tim të dashur".

Beteja u zhvillua dhe përfundoi me ngadhënjimin e muslimanëve.

Ebu El As u kap rob dhe lajmi arriti në Mekë. Zejnebja pyeti: Qfarë i ndodhi tim eti?"

Të kthyerit nga lufta i thanë: "Muslimanët fituan".
Ajo falënderoi Zotin për këtë.
Më pas pyeti: "Po me burrin tim qfar ndodhi?"
Ata i thanë: "E kapën rob"
Ajo tha: "Unë do të dërgoj një plaqkë për shpagim dhe o ta liroj".
Ajo nuk kishte ndonjë pasuri të madhe,kështu që mori gjerdanin e së ëmës dhe ia dërgoi Profetit përmes kunatit të saj.
Ndërsa Profeti po qëndronte ulur dhe po merrte shpagimet për robërit e luftës, pa gjerdanin e Hadixhes.
E kapi me dorë dhe e pyeti: "Për kë është kjo plaqkë?".
I thanë :"Për Ebu AL Asin."
Atij i rrodhën lotët dhe tha:"Ky është gjerdani i Hadixhes."
Për një qast heshti dhe më pas shtoi: 'O njerëz ky është dhëndrri im, a mund ta liroj? A pranoni që këtë gjerdan t'ia kthejmë vajzës sime?"
Të gjithë i thanë: Po o i dërguar i Zotit"
Profeti ia dha gjerdanin Ebu El Asit dhe e porositi t'i thoshte Zejnebes që të mos ia jepte kujt at dhuratë të Hatixhes.Pastaj kërkoi Ebu El Asin që të flisnin veqmas. E mori menjnë dhe tha: 'Allahu më ka urdhëruar që muslimanja dhe jomuslimani nuk mund të jetojnë në një kurorë.A mund të ma sjellesh vajzën time në Medinë?.
Ebu El Asi u pajtua me Profetin.
Zejnebja qëndroi në portat e Mekës, në pritje të kthimit të të shoqit.Kur më në fund arriti, ai i tha:"Do të largohem:
Ku do të shkosh?- e pyeti ajo.
Nuk do të largohem unë,por je ti ajo që do të largohesh për te yt at, ne duhet te ndahemi sepse ti je muslimane -
iu përgjigj Ebu El Asi.
Ajo iu lut atij që të bëhej musliman dhe të shkonte bashkë me të por ai nuk pranoi. Atëherë Zejnebja mori djalin dhe vajzën dhe udhëtoi për në Medinë. Ajo refuzoi të martohej me tjeter kend per 6 vjet me radhë, me shpresë se Ebu El Asi do të kthehej një ditë.

6 vjet më pas Ebu El As po udhëtonte me një karvan nga Meka në Siri. Gjatë udh7timit ai u zu rob nga disa shokë të Profetit. Ai u iku dhe kërkoi të strehohej në shtëpinë e Zejnebes. Ai trokiti në derën e saj pak para Sabahut. Ajo hapi derën dhe e pyeti: "A mos je bërë musliman?"
Jo pëshpëriti ai- erdha si i arratisur.
Ajo eluti përsëri bashkëshortin e saj që të bëhej musliman por ai sërish nuk pranoi. Mos u shqetëso- i tha ajo, mirë se erdhe o kusheriri im dhe i babai i Alit dhe Umames!.
Pasi Profeti fali sabahun me xhemat, dëgjoi një zë nga prapa xhamisë:" Unë e kam liruar Ebu El Asin ibn Rebian".
Zejnebja i kishte siguruar atij lirinë. Profeti pyeti të tjerët se mos dëgjuan një zë edhe ata siq dëgjoi ai,dhe ata ia miratuan.
Zejnebja më tej tha: Ai është kushriri im dhe babai i fëmijëve të mi, unë e kam liruar atë."
Profeti u ngrit në këmbë dhe foli:
" O njerëz,unë dëshmoj se ky njeri ka qenë dhëndërr shum i mirë, kurr nuk e ka thyer premtimin dhe nuk ka gënjyer asnjëherë. Nëse ju pranoni, unë do t'ia kthej paratë e tij dhe do ta lë të lirë. Nëse ju e pranoni këtë, atehere kjo ju takon ju ta vendosni dhe une nuk do të dal mbi ju për këtë qështje."
Sahabet u pajtuan me propozimin e Profetit. Profeti u kthye Zejnebes dhe i tha: " Ne e liruam atë që t'i e lirove, o Zejneb" më tutje i tha : "Sillu mir me të, ai është kusheriri yt dhe baba i fëmijëve të tu, por qëndro larg tij sepse ai nuk e ka te lejuar të martohet me ty."
Ajo u pergjigj: "Patjeter o i Dërguar i Zotit, do të veproj siq më porosite."
Ajo shkoi tek Ebu El Asi dhe i tha: 'O Ebu El As nuk të ka marrë malli për ne? A nuk do të bëhësh musliman dhe të qëndrosh me ne?. Por ai refuzoi.
Më pas Ebu El Asi u kthye në Mekë bashkë me pasurinë e tij. Sapo hyri në Mekë, thirri me zë të lartë:" O njerëz, ja ku e keni pasurinë tuaj, a mos u munfon gjë?"
Të gjithë i thanë: "Jo o Ebu El As asgjë nuk ka munguar, falënderit"
Në atë qast ai dëshmoi se kishte pranuar Islamin.
U kthye në Medinë dhe kërkoi Profetin e i tregoi për futjen e tij në Islam. "A do të më lejosh mua të kthehem tek Zejnebja?- iu drejtua pastaj.
I Dërguari buzëqeshi dhe e mori për dore dhe shkuan bashkë tek shtëpia e Zejnebes.
Trokitën dhe dera u hap. Profeti i tha të bijës: " O Zejnebe! Kusheriri yt erdhi tek une dhe më pyeti nëse mund të kthehet tek ti."
Tamam si 20 vjet më parë, ajo u skuq nga turpi dhe buzëqeshi. Dhe si për të qenë gjëja më e dhimbshme e jetës së tyre, një vit më pas kësaj ndodhie, Zejnebja ndërroi jetë. Ebu El Asi qau me aq ngashërim sa të gjithë e panë Profetin duke i dhënë kurajo dhe duke e qetësuar. Ai ndërroi jetë një vit pas saj.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 05/09/2008 3:48 p.m.
Teilen: