Benachrichtigungen
Alles löschen

Nderi, rinia, dhe morali

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
164 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#804]

Nderi dhe mos lypja prej tjerëve:
Muslimani e ruan nderin e vet dhe nuk lyp prej tjerëve edhe kur ka nevojë, ai nuk bëhet lyps e as që kërkon pasuri pa punë.
All-llahu Xh.sh. i lavdëron njerëzit e varfër, të cilët nuk lypin prej njerëzve edhe pse kanë shumë nevojë për lëmoshë, por këtë nuk e kanë bërë ndershmëria e tyre:
"...prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit...". (El-Bekare: 273).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"Dora e lartë është më e mirë se sa dora e ultë. Fillo me ata që kujdesesh, kurse pasuria më e mirë është ajo që e jep njeriu kur është i pasur. Ai që tregohet i ndershëm, All-llahu e bën të ndershëm dhe ai që nuk lakmon, All-llahu e bën të pasur". (Buhariu dhe Muslimi).
Vlera e nderit
Njeriun e ndershëm dhe të dëlirë e presin shpërblime të mëdha dhe të bollshme te All-llahu Xh.sh..
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke treguar vlerën e nderit mes tjerash ka thënë:
"Shtatë kategori njerëzish do t'i fus All-llahu nën hijen e Tij, atë ditë që ska hije tjetër përpos hijes së Tij: Imami i drejtë, i riu që rritet në adhurim ndaj All-llahut, njeriu që e ka zemrën e lidhur për xhami, dy njerëz që duhen për All-llahun, për hirë të Tij bashkohen dhe për hirë të Tij ndahen, njeriu, të cilin e thërret një grua me pozitë dhe bukuri, e ai thotë: unë kam frikë All-llahun, njeriu që jep sadaka dhe e fsheh saqë nuk e di dora e majt çka jep e djathta dhe njeriu i cili e përmend All-llahun në vetmi dhe i rrjedhin lotët". (Buhariu dhe Muslimi).
Për këtë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i luteshe Zotit të vet duke thënë:
"All-llahu im, kërkoj prej Teje udhëzim, devocion, nderë dhe pasuri". (Muslimi).
All-llahu Xh.sh. i ka lavdëruar besimtarët që e ruajnë nderin e tyre dhe janë larguar nga harami duke thënë:
"... ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara,...". (El-Muminun: 5- 7).

Dy shembuj të nderit nga historia islame
Shembulli i parë
Jusufi, alejhisselam
All-llahu Xh.sh. na ka treguar në Kuran një tregim shumë interesant, të cilin e ka emërtuar si tregimi më i mirë, i cili duhet të na shërbejë si shembull neve muslimanëve të rinj se si ta ruajmë nderin.
Jusufi, alejhisselam, i cili u edukua në prehër të babait të tij, Jakubit, alejhisselam, ia kishin zili vëllezërit e tij, e morën dhe e hodhën në pus, pastaj erdhi një karvan dhe e shpëtuan nga ky pus dhe e morën me vete për në Egjipt. Atje e bleu Azizi, ministri më i madh i Egjiptit, pasi që pa bujarinë, bukurinë dhe ndershmërinë e tij. Kërkoi nga gruaja e tij që të kujdeset për te dhe të sillet mirë me te. U rrit Jusufi, alejhisselam, u bë djalosh i fuqishëm dhe i bukur. Filloi t'i pëlqen gruas së Azizit, për shkak se ishte i ri, i bukur dhe i fuqishëm. Filloi shejtani t'i bëjë vesvese që të bëjë mëkat me te. Priti deri sa doli Azizi dhe pastaj e mbylli derën mirë dhe fort, u bë gati dhe u përgatit për mëkat. E thirri jusufin, alejhisselam, në dhomën e saj për të rënë në mëkat, kurse ia ktheu me plot nder dhe dëlirësi, duke thënë:
"...Ai (Jusufi) tha: "All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mud t'i bëj hile në familje)?". S'ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses". (Jusuf: 23).
All-llahu më ruajt që ti përgjigjem asaj në të cilën më thërret, ta zbatoj dëshirën tënde edhe pse i ke mbyllur dyert, pasiqë All-llahu i di edhe lëvizjet e qerpikëve dhe ato që fshihen brenda gjoksit.
E mbrojti nderin e vet edhe pse ishte i ri, në vend të huaj, se njihte askush, kishte nevojë, gruaja e bukur, me pushtet, i kërcënohej, mirëpo sërish nuk pranoi të bie në këtë gabim.
Le të mbetet ky Pejgamber i All-llahut shembull për ne, i cili edhe pse u ballafaqua me një rast shume specifik dhe me nje sprovë shume delikate, mirëpo nuk ra në mëkat dhe nuk bëri këtë gabim.
**************************************************************Shembulli i dytë
Tregimi i tre personave që kishin mbetur të mbyllur në një shpellë pasi që ishin strehuar nga shiu. Secili prej tyre kishte filluar ti lutet All-llahut me veprat e tija të mira që i ka bërë në të kaluarën me shpresë se këto lutje do tu ndihmojnë që të dalin nga kjo gjendje.
Njëri prej tyre u lut duke e treguar këtë rast:
"Kisha një femër të cilën shumë e doja dhe kërkoja prej saj që të bija në mëkat, mirëpo ajo refuzonte derisa një ditë kishte një krizë ekonomike dhe erdhi te ky që të kërkon para, e ky e shfrytëzoi rastin dhe i tha: nuk të jap para derisa të më jepesh. E braktisi kjo femër këtë dhe shkoi në vend tjetër të kërkon para, mirëpo askund nuk gjeti dhe u detyrua që ti kthehet sërish këtij. Kur iu afrua dhe u bë gati për të rënë në mëkat, ajo i tha:
"Ke frikë All-llahun dhe mos e nëpërkëmb këtë nder përpos se me të drejtë". Pastaj e frikësoi me dënimin e All-llahut. U zgjua ky njeri dhe iu kthy mençurisë dhe pjekurisë, ia dha pasurinë dhe u pendua te All-llahu.
Ishte në prag të veprës, kishte shansë të volitshme, askush nuk mund ta ndalte nga kjo vepër, mirëpo frika prej All-llahut ishte ajo që e ndaloi dhe e flaku këtë mëkat dhe ia la paratë.
Pastaj iu lut All-llahut me këtë vepër të mirë që ti liron All-llahu nga ky burgim me këtë shkëmb. All-llahu iu përgjigj kësaj lutjeje, sepse kjo vepër ishte e sinqertë, atëherë lëvizi shkëmbi dhe dolën këta tre persona nga kjo shpellë dhe shpëtuan nga vdekja e sigurtë.
Pra nderi ishte një virtyt i cili i shpëtoi këta njerëz nga shkatërrimi i sigurtë. (Këtë tregim e transmeton Buhariu dhe Muslimi).


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 14/10/2008 3:13 p.m.
Teilen: