Benachrichtigungen
Alles löschen

Lakmia, a lakmoni ju ?

5 Beiträge
4 Benutzer
0 Reactions
320 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#777]

Lakmia na bën të dobët

Të dëshiroj njeriu botën, shtëpinë e bukur, automjetin e bukur, gruan e bukur, qytetin e bukur, nuk është mëkat, me kusht që pasuria të jetë arritur në mënyrë të lejuar dhe nëse është dhënë sadakë gjatë kohës së grumbullimit të pasurisë. Por, mëkat është lakmia për botën dhe për gjësendet e botës, atëherë kur nuk e posedojmë ne botën por bota na posedon neve.

Lakmia është e dëmshme, një lloj sëmundje e rëndë, për të cilën Muhammedi a.s. ka thënë: "... Ruajuni nga lakmia sepse ajo i ka shkatërruar ata para jush: ka bërë që t'i ndërprejnë lidhjet farefisnore dhe të drejtat dhe obligimet e njëri tjerit kanë filluar t'i rrëmbejnë; u dhanë pas shfrenimit dhe filluan të vriten...". (Ibn Hibbani në Sahih dhe Hakimi në El-Mustedrek).


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 10/10/2008 5:24 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

jo nuk Lakmoj se te gjithat jan kan gjitmon ne shtepi tone ,sdi qka eshte diqka mos me pas ,por me me mungu po me mungon Dashuria dhe mungesa e nenes time aty lakmoj kur shof te tjert ;-) por qka vjen nga zoti po duhet te pajtohemi me fatin ashtu siq na shkruhet nga i madhi zot :-(


 
Veröffentlicht : 10/10/2008 11:47 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
 

hmmm Vallah unë për veti nuk Lakmoj fare gjithëmon kam pasur tona dhe kam ..nuk di qka është varferia ..apo Lakmitare me qen


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 11/10/2008 1:26 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Mund të konstatojmë me keqardhje, se lakmia ka pushtuar zemrat e disa myslimanëve aq thellë, sa i pengon ata të kryejnë detyrimet themelore jetësore si p.sh. të mbajnë dhe të kujdesen për familjen dmth. për gruan, fëmijët, prindërit apo edhe farefisin. Në përmbledhjen e Buhariut është regjistruar thënia e Pejgamberit, paqja dhe shpëtimi qoftë me të, e cila është përkthyer si më poshtë: „ Për paratë që mund t"i dhurosh familjes të takon shpërblim më i madh, sesa për paratë që mund t"i dhurosh një varfanjaku apo për paratë që mund t"i përdorësh për qëllime bamirësie.“. Ky hadith, të dashur vëllezër dhe motra, nuk nënkupton aspak se na hiqet obligimi për t"u ndihmuar të tjerëve dmth. personave jashtë farefisit. Ky hadith veçse përcakton prioritetin që ka farefisi para të tjerëve nga aspekti i ndihmës.

Mes myslimanëve egziston një tip i çuditshëm individësh, të cilët janë të aftë të shpenzojnë shuma të mëdha parash për të kënaqur qejfin e tyre (qëllimet e dynjasë), por u dridhet dora kur vjen puna të kontribuojnë me një shumë sado simbolike për asistencë sociale ose lëmoshë. Individi lakmitar nuk mund të jetë njëkohësisht edhe mysliman i mirë, sepse besimi dhe lakmia e përjashtojnë njëra-tjetrën. اQdo mysliman duhet të jetë i vetëdijshëm për shpërblimin e majmë që ia ka premtuar Allahu xh.sh. nëse jep sadaka dmth. lëmoshë (dmth. tregohet bamirës).


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 11/10/2008 12:43 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
 

Per asgje nuk lakmoj dhe nuk jam asi personi lakmitar ,por kur shoh shoqet e mia qe kane tedy prinderit dhe une ata si kam pasur per ate sa here qe i shoh duke u knaqur me prinder per kete gje lakmoj ,por Zoti ashtu e ka shkruar qe ata mos te jen ne mesin tone..

Por kete gje e lakmoj per asgje tjeter ,e sa per pasuri ku 80% shikojne pasurin ,por pasuria eshte nje gje qe shkon e vjen si thone nji teposhtez e ka dhe nje perpjetez .....


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 20/04/2011 3:58 p.m.
Teilen: