Dashuriae sinqertë....
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Dashuriae sinqertë... Tregim

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
173 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#778]

DASHURIA E SINQERTË
...Merjem është një vajzë nga Jemeni. Ajo ka kryer fakultetin e Farmacisë në Tokio të Japonisë dhe tash punon në një spital në Xhide të Arabisë. Ka shtatë vite që nuk e ka takuar familjen e saj , ka humbur shumë kohë në kërkim të diturisë , duke vrapuar pas ambicieve , e duke kërkuar furnizimin e All-llahut xh.sh. Tash ajo i ka 29 vite , por nuk është e lumtur!!! Arriti që të kryej fakultetin me suksese marramendëse , arriti që të punësohet në spitalin prestigjioz të Xhides , arriti të absorboj pasuri të majme të kësaj dynjaje, por prapë nuk ndjehet e lumtur. Familja e saj komplet iu vra në luftë në Irak , sepse ishte nisur rrugës me kontingjente me ndihma për muslimanët e Irakut. Ishin konsoliduar edhe babai edhe nëna e Merjemes të cilët e kishin atë të vetmin fëmijë dhe shpresë në familje. Por , historia e tregimit tonë nisë pak më herët se Merjemeja të kap rrugën e plotësimit të ambicieve të saja.
Në kohën sa jetonte në Jemen me nënën dhe babin e saj , asaj iu ishte paraqitur një djalë i cili i shprehu dashuri Merjemes dhe kishte synime që të martohet me të. Ai djalë njëherë kishte dëgjuar një ngjarje ku Pejgamberi a.s. e kishte mallkuar atë prind dhe vajzë që nuk martohet me një djalë mysliman poqese ky djali i plotëson të gjitha kushtet që duhet t`i ketë një burrë mysliman. Por , nuk ishte i sigurt në vetveten se si do t`ia shpalos dashurinë Merjemes së tij të ëndërruar. Fillon që ta kaplojë pagjumësia , në shkollë reflekton me rënie të suksesit të tij në vend që të përmirësohet dhe bëhet shumë neglizhent ndaj personave tjerë duke menduar vetëm për Merjemen. Ishin vite të tmerrshme për Ahmedin djalin që u dashurua në Merjemen e bukur.
... Vije momenti më i rëndësishëm në jetën e Ahmedit , djalit të ri besimtar nga Jemeni. Zgjohet herët me të thirrur ezani i sabahut , përgatitet për në xhami. Pas faljes së namazit të sabahut takohet me shumë shokë , vëllezër të lëvizjes islame diskutojnë për problemet e muslimanëve të rinj të Jemenit. Edhe pse Ahmedi lëshon nga një fjalë aty këtu në bisedë , diktohet se ai nuk është në rrjedha fare dhe se mendja dhe zemra i rrah për Merjemen e tij të bukur. Ai e ëndërronte të veshur me petka nusërie ,e shndërruar në një daie mjaft të fuqishme që do të organizonte davetin e motrave muslimane në Jemen. Por , ai vetëm ëndërronte derisa filloi që ëndrra të bëhet pjesë e jetës së tij. Ai fshihej pas gërmadhave të jetës si i hedhur drejtë shtigjeve të larta të Asgjësisë , harmonizonte zemrën e tij dhe mendjen drejtë një qenie , drejtë një bukuroshe që e venitë porsi arterie që ecë brenda trupit të njeriut të ri zvarrë zvarrë. Mendon vazhdimisht me veten se s`i t`i tregoj , mos po thyen ndonjë ligj të Zotit , apo ndoshta mos po e keqkupton , mos po e humb nëse i thotë , pyetjet sjellshin në kokën e tij si kromozome jete. ....
... Kaloi shumë shpejtë pushimi i verës dhe erdhi shtatori koha për t`u kthyer nëpër bankat e shkollës. Ahmedi më nuk ishte ai i njëjti i cili para këtij viti verën e kishte shfrytëzuar në hulumtime dhe lexime të njëpasnjëshme të veprave apologjetike , në hulumtim të dukurive natyrore dhe statistikore në shoqëri , në hulumtim dhe studim të fenomeneve të ndryshme destruktive në shoqërinë Jemenase. Mendja e tij ishte shndërruar në një monstrum ëndrrash për vajzën e quajtur Merjeme. Është e natyrshme që një fazë e njeriut të ri të ishte e këtillë , porse sprovat e Ahmedit tonë janë të ndërthurura ndërmjet parametrave të erotikës së brendshme dhe pyetjeve pafund. Ndërkohë Merjemeja verën e kishte shfrytëzuar në përvetësimin e gjuhës japoneze , në lexim mbi kulturën japoneze ,hulumtim të lëvizjeve islame , dhe kishte mësuar katër xhuze të Kur`anit përmendësh. Kishte një verë të frytshme ajo vajzë e bukur e mbuluar dhe e përgatitur për sfidat e diturisë. Mendja e saj vazhdimisht rrinte jashtë vendit , të punësohem diku larg Jemenit , thoshte me veten , të punësohem , të punësohem , nuk dua të mbetem pa punë , të kem pasuri dhe një jetë shumë të bukur e të lumtur. Asaj i kishte ngelur edhe një vit për të vazhduar ëndrrën e saj në realitet pasiqë ishte në vitin e fundit të mbarimit të shkollës së mesme.
... Ahmedi fillon që të marrë guximin e një djaloshi të ri mysliman. Prej përfundimit të orëve të mësimit shkon të shkolla e femrave dhe e ndal për të parën herë Merjemen e bukur duke i propozuar dashurinë e tij. Merjemeja duke jetuar me ambiciet e saj të larta kur e sheh Ahmedin kështu një djalë të thjeshtë me rroba të vjetra dhe të leckosura ,por të pastra , fillon ta fyej Ahmedin , dhe ta përqesh me shoqet e saja të njëjta si vet. Ahmedi i dëshpëruar kthehet në shtëpi duke shpresuar që ajo një ditë do të bindet në dashurinë e tij. Fillon që të bëjë istihare namaz , të bëjë shumë dua për një nuse të ndershme dhe të pastër.
Prapë të nesërmen paraqitet e njëjta skenë Ahmedi duke e lutur Merjemen për dashurinë e saj , e Merjemeja duke e përqeshur dhe luajtur me dinjitetin e tij. Kështu skenat të këtilla me pak ndryshime vazhdojnë deri në përfundim të vitit akademikë. Vije koha për regjistrime nëpër fakultete , Merjemeja konkurron në një fondacion për fitim të një burse për studime në Japoni , ndërsa Ahmedi punësohet në dyqanin e axhës së tij në një lagje të vjetër të Jemenit. Merjemes Zoti ia sjellë të gjitha ato çka kërkon prej tij , pasurinë , diturinë , respektin , por vetëm një gjë asaj po i mungon sinqeriteti dhe lumturia. Një natë prej netëve pasi të përfundoje studimet ajo dhe është e dëshpëruar nga jeta e saj vet si në qeli të burgut lëshon TV-në dhe shikon luftën në Irak se si masakrohen dhe vriten muslimanët një nga një. Çuditshëm mu në atë momentin piedestal të dëshpërimit të saj sheh në TV Ahmedin duke buzëqeshur në radhët e muxhahidave , ashtu i buzëqeshur kalon në botën pafund. Komandanti i tij i thotë njërit prej ushtarëve , Ahmedi u bë niqah me hyritë e xhenetit , Ahmedi u bë niqah me hyritë e xhenetit mos u mërzitni o trima...


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 10/10/2008 6:14 p.m.
(@gitaa)
Beiträge: 1892
Noble Member
 

:lotet: hmmmmm


 
Veröffentlicht : 24/07/2009 3:19 p.m.
Teilen: