Benachrichtigungen
Alles löschen

Vritet një shqiptar në Mitrovicë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
538 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#6126]

Një 38-vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, ka humbur jetën si rezultat i një sulmi me mjet eksplodues, në banesën e tij në veri të Mitrovicës, njofton Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur mëngjesin e hershëm të së dielës, rreth orës 01, në rrugën “Kolashini” përkatësisht në zonën e “Tre rrokaqiejve”.

Një mjet eksplodues, që besohet të jetë një sasi e eksplozivit plastik, besohet të ketë qenë vendosur dhe aktivizuar në parmakun e dritares së banesës në katin përdhes të familjes Haradinaj, ndërsa në këtë sulm, plagë vdekjeprurëse ka marrë viktima S.H. (1974), kurse janë lënduar bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij, të cilët janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës.

Në njoftim thuhet se Njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë janë duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes nën udhëheqjen e Prokurorit Publik.

Deri në këto çaste, nuk është raportuar për persona të arrestuar apo të dyshuar si kryes të këtij akti, ndërsa sektori i hetimeve të krimeve serioze në Mitrovicë, është duke ndjekur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit, thuhet në njoftimin e Poilicisë së Kosovës.


 
Veröffentlicht : 08/04/2012 10:53 a.m.
Teilen: