Benachrichtigungen
Alles löschen

Vrasje në tentativë: nxënësi ther me thikë nxënësin

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
544 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#6129]

Vrasje në tentativë: nxënësi ther me thikë nxënësin
Një 19 vjeçar, nxënës i shkollës së mesme “Frang Bardhi” në Mitrovicë, ka pësuar plagë të rënda, pasi është goditur me thikë, nga një nxënës tjetër, brenda oborrit të shkollës.

Policia e Kosovës është informuar nga personeli i shkollës për përfshirje në rrahje të një grupi të nxënësve të kësaj shkolle.

Besohet se një grup i nxënësve, së paku pesë prej tyre, ishin përfshirë në përleshje fizike në mes vete, pas një mosmarrëveshjeje gjatë një loje futbolli.

Njëri nga të dyshuarit kryesor të këtij rasti, një 19 vjeçar, gjithashtu nxënës i shkollës ka vënë në përdorim një thikë, duke e goditur viktimën e tij, dy herë në shpinë.

Viktima e këtij rasti, një 19 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, pas marrjes së ndihmës së parë në emergjencën e spitalit në Mitrovicë, është transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejmë të plagëve të pranuara.

Policia ka shoqëruar pesë persona në stacionin policor për intervistim dhe sqarim të rrethanave të paraqitura në këtë rast.

Njëri prej tyre, në këtë rast i dyshuari kryesor, është ndaluar në lokalet policore për mbajtje me vendim të prokurorit publik, ndërsa të tjerët janë liruar pas deklaratave të dhëna në polici.

Policia e Kosovës, ka iniciuar rastin fillestar si vepër penale “Vrasje në tentativë”.


 
Veröffentlicht : 08/04/2012 11:02 a.m.
Teilen: