Benachrichtigungen
Alles löschen

Rishpërndahen 4836 kredi për të pastrehët

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
557 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5635]

Rishpërndahen 4836 kredi për të pastrehët

4836 kredi për familje të pastreha, që përfitojnë sipas ligjit për strehim, janë miratuar dhe rishpërndarë sipas një urdhri të fundit të ministrit të Punëvs Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi.
Nga ky urdhër përfitojnë një numër bashkish në gjithë vendin. Banesat me kosto të ulët janë pjesë e programit të dytë që MPPT-ja zbaton për të pastrehët. Qytetari mund të blejë një banesë në treg përkundrejt disa standarteve dhe kushteve të përcaktuara nga ministria.

Për blerjen e kësaj banese mund t’i drejtohet bankës me të cilën është lidhur marrrëveshja për të përfituar kredi me kushte lehtësuese. Janë disa kategori që përfitojnë, së pari është ajo pjesë e familjeve që kanë aplikuar pranë bashkive për banesë me kosto të ulët.

Nëse miratohet, ato përfitojnë një kredi të cilën e paguajnë me interes 3 %. Një tjetër nënkategori është ajo e qiramarrësve në ish-pronë private. Kategoria e tretë janë punonjësit dhe funsionarët e nivelit të lartë të administratës publike, që përfitojnë kredi me interes 4% dhe diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit, raportoi të dielën “Panorama”.[/i]


 
Veröffentlicht : 25/04/2011 8:44 a.m.
Teilen: