Benachrichtigungen
Alles löschen

Mitrovicë, i jepet lamtumira e fundit 38-vjecarit, humbi jet

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
552 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#6135]

MITROVICE- Zyrtarë të komunës së Mitrovicës, deputetë, familjarë, të afërm, miq dhe bashkëqytetarë shqiptarë të Mitrovicës i dhanë lamtumirën e fundit 38-vjeçarit nga Kosova Selver Haradinaj, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike nga shpërthimi me eksploziv në banesën e tij në veri të Mitrovicës, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Selver Haradinaj u varros me nderime, në varrezat e qytetit të Mitrovicës. Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati tha se ka qenë një sulm makabër që ka tronditur të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

“Ky rast nxjerr në pah nevojën urgjente që strukturat e sigurisë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, të izolojnë strukturat kriminale serbe, që po terrorizojnë qytetarët jo serbë”, tha Kastrati.

Bashkëshortja e Selver Haradinaj, u shpreh shumë e zhgënjyer me institucionet e rendit dhe ato qeverisëse të Kosovës, të cilat sipas saj, asnjëherë nuk kanë treguar interesim për familjen e saj, që ka jetuar nën frikë dhe trysni të vazhdueshme në veri të Mitrovicës, shpesh edhe pa bukë.

Selver Haradinaj gjeti vdekjen nga shpërthimi i eksplozivit në banesën e tij në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës, ndërsa katër anëtarë të familjes së tij u plagosën nga ky akt i rëndë. EULEX dhe policia kosovare kanë nisur hetimin për ngjarjen, që dyshohet se ka prapavijë etnike.

Krerët e politikës në Kosovë, presidentja, kryeministri, e dënuan sulmin e dhunshëm dhe kërkuan zbardhjen e ngjarjes, zbulimin dhe kapjen sa më të shpejtë të autorëve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.

Ndërkohë, shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, përmes një reagimi, kanë dënuar krimin makabër të kriminelëve serbë dhe kërkojmë reagimin e menjëhershëm dhe të shpejtë të organeve kompetente për siguri në pjesën veriore të qytetit, me qëllim që të kapen autorët e krimit dhe të dalin para organeve të drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.

Eksploziv në banesë vdes shqiptari, plagosen 4 fëmijët
Një person ka vdekur ndërsa 4 fëmijet e tij janë plagosur, 2 prej të cileve në gjendje të rëndë nga shpërthimi në një banese në veri të Mitrovicës .

Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 te mëngjesit pranë vendit të njohur si 'Tre rrokaqiejt', në banesën e Selver Haradinaj me etni shqiptare. Për pasojë ka humbur jeten, 38-vjecari, baba i katër fëmijëve, ndërkohë që dy nga fëmijët e tij janë ende në emergjencë.

Sipas burimeve jozyrtare që vijnë nga punonjës të EULEX, mediat kosovare citojnë se shpërthimi në banesë është bërë përmes një detonatori të montuar.

Televizioni i Kosovës raportonte sot ne mëngjes se sipas banorëve të zonës, edhe babai i viktimës ishte vrarë në veri të Mitrovicës në vitin 1999.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti ka thënë se për momentin nuk kanë të arrestuar e të dyshuar, por nuk e ka përjashtuar mundësi që incidenti të ketë prapavijë etnike.

Deri në këto çaste, nuk është raportuar për persona të arrestuar apo të dyshuar si kryes të këtij akti, ndërsa sektori i hetimeve të krimeve serioze në Mitrovicë, është duke ndjekur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit.

Veriu i Mitrovicës është i dominuar nga serbët dhe strukturat e tyre paralele, ndërsa zona e Tre Rrokaqiejve është e banuar dhe me shqiptarë.


 
Veröffentlicht : 09/04/2012 2:16 a.m.
Teilen: