Benachrichtigungen
Alles löschen

60 mijë euro laptopë për deputetët

3 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
801 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5652]

60 mijë euro laptopë për deputetët

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shumë privilegje. Marrin rreth dy mijë euro rrogë në muaj, honorarë për çdo seancë në të cilën ata janë pjesëmarrës, si dhe pagesë shtesë për çdo pjesëmarrje në komisionet parlamentare. E gjitha këtyre u shtohet edhe nga një dhuratë nga buxheti i Kosovës. Të gjithë deputetët që për herë të parë bëhen pjesë e legjislaturës, përfitojnë nga një kompjuter laptop.
Saktësisht, shtatëdhjetë e shtatë deputetët e rinj të këtij mandati do të marrin nga një lap-top në vlerë prej 780 eurosh, e që kjo taksapaguesve u kushton 60 mijë euro. Express shkruan se kaq është vlera e mjeteve, të cilën e ka ndarë Kuvendi nga buxheti i këtij viti për blerjen e këtyre pajisjeve për të gjithë deputetët e rinj. E tani pritet të shpallet edhe tenderi për blerjen këtyre mjeteve të punës. Ndërsa, pas përfundimit të mandatit, të gjithë deputetët i marrin në shtëpitë e tyre këta laptop.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka thënë për Express se me buxhetin e këtij viti kanë ndarë mjete për laptop, për të gjithë deputetët e rinj. Ai thotë se këto llogariten si mjete shpenzuese.

Ekspertë të teknologjisë informative thonë se për deputetët nuk nevojiten laptop të shtrenjtë, pasi ata nuk kanë aq projekte të mëdha për të punuar në të. Komisioni për Buxhet dhe Financa një muaj më herët kishte përkrahur ndarjen e 60 mijë eurove për blerjen e këtyre pajisjeve për deputetet e rinj.


 
Veröffentlicht : 26/04/2011 10:45 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

ncncncnnc :murit: :murit: :murit: so patjeter me ble me buxhet te kosove ka pas vende ma te rendesishme ku mi shfrytzu ato te holla ,sa familja pa streh e pa buk eshte ,Kurrrrrrrrrr shtet skan mu ba kurrr :murit:


 
Veröffentlicht : 26/04/2011 10:47 a.m.
(@flogueglava)
Beiträge: 3
New Member
 

NE KURBET, ME SHKOI RINIA

Tere keto vite, qe qendrova
Larg vendlindjes, i merguar
Jetes, asgje nuk i shijova
Se zemren e kisha, te plaguar.

Qenkan plage, shume te renda
Te cilat, i shkakton vetmia
Kurre, s'me kishte shkuar mendja
Se do te me kalonte keshtu, Rinia.

Rinia, pjesa me e bukur e jetes
Aq e shtrenjte, per c'do njeri
Mu vyshk si lulja, ne stinen e vjeshtes
Me kaloi vetem, e ne shume merzi.

Sa shume mua, me munduan
Vitet e erreta, te kurbetit
Rinine time, ma copetuan
Pa meshire, mua te shkretit.

Nje rini te vetme, qe pata
Si c'do kush, ne kete bote
Me kaloi, neper rruge te gjata
Ku e lava, me shume lot.

Medaljonin e kesaj jete
Ma rrembeu, i ziu mergim
Me iken, me te bukurat vite
Qe per mua, s'kane me kthim.

Zemra ime, e plagosur
Fatin tim, te erret e mallkon
Qe ne rini, ishte e brengosur
E tani, pa pushim vajton.

Mallkuar qofte,kjo vetmia
Qe rinine, mua ma treti
Mallkuar qofte edhe jeta
Neper keto rruge, kurbeti.

Ja keshtu, me shkoi rinia
Aspak, pa e shijuar
Dhe sa here, do te me kujtohet
Shume gjate, kam per te vajtuar...


 
Veröffentlicht : 07/11/2013 3:06 p.m.
Teilen: