Namik Malasi, 13-vjeçari që zgjidh problemet e universitetit
Namik Malasi, 13-vjeçari që zgjidh problemet e universitetit ARTIKUJ TE TJERE
Moshatarë, por dhe pak më të rritur trokasin tek Namiku që të gjejnë “derman” për matematikën
U ulëm për një kafe pune në një nga lokalet në hyrje të qytetit të Kuçovës i quajtur ndryshe edhe qyteti Naftëtari, por rastësisht zbuluam një talent të ri në lëndën e matematikës, i cili për modesti, në moment na fshehu edhe certifikatat e nderit dhe medaljet e marra në olimpiada të ndryshme të lëndëve ekzakte.
Ngjitur me barin pranë ndërmarrjes të KESH–it, pronari i tij Syrja Malasi kishte ngritur edhe një tjetër dhomë, të cilën e kishte kthyer në klasë mësimi për djalin e tij 13-vjeçar Namikun. Kam 8 vjet që kam ngritur këtë dhomë klasë për djalin tim, pasi e pashë që kishte vullnet të mësonte, por që kushtet i kërkonte ndryshe nga dy fëmijët e mi të tjerë. E vinim re tek djali në shtëpi që e vizitonin shumë nxënës që e kërkonin me fletore në dorë, hynin në dhomën ku mësonte djali dhe iknin të kënaqur.
Të detyruar jo nga bezdisja, por nga mungesa e kushteve në banesën ku jetonim, u detyrova që t’i bënim këtë dhomë klasë, të cilën e kompletuam me të gjithë bazën materiale si dërrasa e zezë, tavolinë, shkumësa, një kompjuter, si dhe fletë të bardha etj., që i nevojitet një nxënësi normal për të mësuar, apo për t’u përgatitur për të nesërmen.
Me ndërtimin e kësaj klase zgjidha disa probleme njëherësh pohon prindi i 13-vjeçarit Malasi, e para për të është se djalit i ngelej kohë më shumë se më parë për të mësuar, e dyta është se angazhohej më shumë si dhe përqendrohej më shumë në përgatitje dhe çka është më kryesorja djali kishte kohë të konsultohej me shokët apo me mësuesit e tij gjatë kohës të pushimit në fundjavë, apo në pushimet semestrale. I pyetur për rezultatet e djalit të tij, Syrjai tha se nuk ka prind në botë që të mos kënaqet me rezultatet që arrin fëmija i tij në shkollë apo në jetë si dhe për arritjet dhe sjelljet në familje e në shoqëri. “Në këto kushte ndodhem edhe unë, kur disa mësues më erdhën dhe më treguan se djali im dhe nxënësi i tyre jo vetëm sillej mirë, por në mësime ishte shumë mirë, madje sipas tyre ai kishte fituar dy olimpiada matematike njërën prej tyre në Tiranë mes rreth 200 konkurrentëve nga e gjithë Shqipëria.
Në fakt u kënaqa pasi djali në shtëpi nuk na kishte treguar asgjë. Kjo bëri që unë të interesohesha dhe të tregohesha më i kujdesshëm ndaj djalit. Në fakt vija re se tek shtëpia vinin shumë fëmijë të moshës së tij dhe më të rritur, por që djali të kishte këto arritje këtë nuk e dija, ndërsa e besoja se vëreja që ngulej në dhomë dhe mësonte”. Të shtyrë nga kureshtja e pohimeve të bashkëbiseduesit, njëkohësisht pronari i lokalit si dhe prindi i nxënësit të talentuar na detyroi që të inspektonim dhomën ngjitur me bar-kafen.