SI TË MBIJETOJË SHQIPTARI NË BOTË!
Në bazë të hulumtimeve shkencore etnologjike, kryesisht nga gjërmanët, austriakët etj., u vërtetua se kafka e shqiptarit është identike me atë të illirit dhe vërtetim shkencor, se shqiptarët janëpasardhësit illirian, anipse ka fërkime shkencore kundërshqiptare, kryesisht nga sllavët. Kroatët sot janë sllav, e mbajnë prejardhje illire, me zëdhënësin e tyre illirologun Aleksandër Stipçeviqin dhe dikush sot mund të thotë se edhe sllav paska me prejardhje illire - por që askund nuk theksohet se Delmatia ishte shqipe, me gjuhë shqipe, delmatët (Dallmacia), që sot u tkurr si toponom e etninom, kur erdhi etninomi - hrvat-kroat. E ai emër hrvat, kroat edne nuk është spjeguar nga ata vet, pse u ndrrua nga delmat, kur quhej krejt Kroacia e sotme - DELMATIA? Pse heshtet për Agronin, mbretin illirian, ku vet e themeloi qytetin AGRAM, Zagrebi i sotëm, kryeqyteti kroat? Agroni ishte mbreti i Kroacisë së sotme, me selinë Agramin-zagrebin. Ka toponome të njejta me shqiptare, si Zagorja kroate, e Zagorja në Shqipëri (vendlindja e Çajupit). ku nga kjo fjalë - Zagorja, u formua emërqyteti, toponomi Zagreb, Zagorja=Zagreb. Poashtu, Emona illire themeloi Lubjanen e sotme, Slloveni, Lubjana=Emona e hershme. Pse sllovenët e kroatët ishin miq të shpitarëve nën ish-refj? Sepse janë illirian të asimiluar, tashmë kanë përfunduar në sllav! Pikërisht sllovenët, liburnët e hershëm illirian, pas asimilimit të tyre, morën emrin nga fjala shkronja=sllova dhe dominuan intelektualisht e politikisht në gjith ish-rsfj edhe vet Hymni ish-jugosllav ishte ai - Hej Slloveni! Kuriozitet! Ende sllovenët ruajnë toponome e hidronome illiriane: Liburnia, Ilirska Bistrica, Iliria, në bregdetin slloven shihen shenjat e lashta illire edhe ata e pranojnë, po ata ishin nën tre ndikime: romane, sllave e gjermanike, për atë edhe mbeten dy popuj më të zhvilluar, se ishin nën gjërmanët, e ne ishim nën turqit dhe tregon shprehja popullore: ''i forti të okupon, por të lë të fortë pas okupimit, kurse i ligu të lë të ligë!'' Çfarë iu mbet atyre dy popujve nga gjërmanët, e çfarë neve nga turqit? Unë e kam spjeguar nga rrënja hrv (sllavishte) Hrvatska- kro (Kroacia-Kroatia), si njohje botërore - ku rrënja hrv, ka të bëjë me fjalën e hershme hristus = krisht dhe kro-kryq, me rastin e ndikimit romak, ku ndryshuan në katolicizëm dhe krejt këtë e bëra të spjegoj, se kroatët janë delmatët, që flisnin illirisht-shqip, por që ndryshuan edhe në gjuhë, duke gjetur veten në një a të njejten gjuhë me servët (si gjuhë serbo-kroate e ish-rsfj-së), por që përsëri ndikimi latin bëri të veten dhe sot është kroatishtja si gjuhë sllave me shkronja latine - për ndryshim me gjuhën serve... Ku dua të dal? Kroacia ishte një copë mish, në gojën e dy fuqive: romake e sllave, u asimiluan delmatët çuditërisht, por përsëri mbeten popull sllav - kuriozitet etnogjenetik! Edhe lidhja e sotme me Shqiptarët e shtetet shqiptare, tregon diç të përbashkët (të iu besohet, apo jo). E zgjata pak, që të lidhemi me pyetjen - kush jemi ne, apo ne shqiptarët, ku jemi e vetmja rrënje e trungut illirian të paasimiluar, prej të gjitha fiseve të hershme të Ballkanit illirik (illyric balkanica), si një specie rracore e veçantë nga të gjithë. Pse e veçantë? Sepse, jemi edhe tkurrja e të gjitha fiseve illire pellgazgjike, në një popull, kemi pjestarë të të gjitha fiseve illiriane brënda neve: ardian. adrian, skordist, liburn, paion, danaj, thesprot, thaulant, henhellej (enkelej, taulant), makedhon, dardhan, epirot, dak, vllah (se nga këtu rrodhi emri - vlla, vëlla, vllazën-vëllëzër, si fjalë shumë parasllave, ku illirët e thrakasit ishin vllëzë)r, ku illirët populluan Perëndimin, ndërsa thrrakasit (trakët, traki, sll. që edhe në shqip është mbrapsht), e populluan Lindjen sllave europiane, mbi përmbi 100 popuj tjerë josllav, të zhdukur e asimiluar dhunshëm deri tek Stalini...
Ne shqiptarët, nuk jemi më të ditur se tjerët, përderisa sot nuk jemi mbi 100 milion sëpaku, sepse na ropen përsëgjallit sllavët e latinet për dy anësh - na ropen deri në gjuhë, por gjuhën nuk munden të na këputin, të na ndryshojnë e asimilojnë robëritë mbi tremijëvjeçare. Por ne shqiptarët jemi më të mençur, duhet dalluar dy fjalët: dituri e mençuri, se i ditur është ai njeri që ka diapazon të madh njohurishë, i sofistikuar përmesh shkollimit, arsimimit - kurse njeri i mençur është ai që ka prirje, gjeturi, shkathtësi mendore, gen trashëgues të lashtë, ka gen guximi, me piri e ka vështrimin shqiponje, me traditë, me prejardhje, duke filluar nga profesionet, njohje gjuhësh, poliglot - ku ka njeri sot që flet 24 gjuhë e shkruan në 13 gjuhë? I mençur është ai që din me u gjetë,kudo ndodhet edhe në mesin e popujve tjerë ndër më të largëtit interkontinental, ku edhe ishim strateg e shtetformues të popujve tjerë euro-azio-afrikan e më gjërë... Por të gjitha këti veti, karaktere ishin individuale, e kurrë grupive apo njëkombëtare! Duke studjuar vetveten, studjon njerëzimin (njihe vetveten, që ta njohësh botën, Aristoteli).E sot, e kemi të vështirë, sepse dinamika e zhvillimit teknologjik e kibernetik, e ka vënëbotën gati në gjumë, ëndrra sublime, u formua perëndia prej makine (deux et machina), forcat janë tepër tepër të mëdha e marramendëse nga tjerët, fuqitë - po shqiptari do ta ketë vrojtimin e veprimin e shqipes, duke mos u knaqur me vetveten, se bota nuk është rrafsh, por rrumbullak, që rrotullohet pa ndalim, nuk pret koha ecën me vrull dhe një gjë duhet kuptuar, se geni i shqipes nuk zhduket! Kush jemi ne? Kërkohet përgjigje nga të gjithë!
Pyetje imja është: si mund të mbijetojë shqiptari në botë, në mesin e gjuhëve e kulturave botërore? Deritash, ishte shumë vështirë të mbijetohej, sepse bota ishte e largët, e humben shumë gjenerata, por sot mund të mbijetojmë më lehtë - ne shqiptarët edhe psh. në Njujork, ku fliten mbi 157 gjuhë, me mbi 157 kombësi bote. Edhe shqiptarët kanë fuqi formimi të vetëdijes vazhdimësie historike, kudo nëpër botë, të lidhen mesveti, ashtu sikur lidhemi gjith bota shqiptare në internet, po deshem, sikur në një dhomë a sallë a pallat... Sa na dhëmb tjetërsimi i disa gjeneratave tona, sot flasin gjuhë tjetër, kurse thonë se - ne jemi shqiptarë! Është dhëmbje e thellë shpirtërore kjo, në vend se, përveçgjuhës së vendit ku jetojmë, e që duhet të dihet patjetër, nëse don komunikim e veprim për ekzistencë, por askush nuk ta ndalon ta ruajsh gjuhën e kulturën tënde kombëtare! Sot joshqipfolësit, krejt lehtë mund të riprodhojnë të folurit shqip, shkrim-leximin shqip, me mjete elektronike, sisteme gjuhësie, programe kompjuterike etj., e për një kohë shumë të shkurtër edhe ata mund të thonë - NE SHQIPTARËT! Sot botën e ka zvogëluar tepër kibernetika, e bëri vërtet një gogël, google, ku më lehtë sheh e dëgjon sot shqiptari - shqiptarin e botën, se sa dikur e shihte e dëgjonte oborrin e tij rrethshtëpie!
NE SHQIPTARËT! SI TË MBIJETOJMË SOT KULTURALISHT?
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,