--------------------------------------------------------------------------------
Ne kete teme do ti marrin ca nga kuriozitet dhe faktet me te rendesishme
gjate tere historisë se njeriut.
8000 P.E.S. – 2050 P.E.S.
8000 P.E.S.
Shpikja e rrotës ka qenë një nga ngjarjet që kanë shënuar më së shumti këtë periudhë.
Me kultivimin e drithërave në luginat e lumejve, fillon dhe era e bujqësisë. Vera dhe bira fillojnë të prodhohen në këtë kohë.
7000 P.E.S. Përdorimi i qeramikës.
6000 P.E.S. Bëhen tesha nga bima e lirit.
5000 P.E.S.
Civilizimi e Mesopotamisë.
Zhvillimi i ujitjes.
Kultivimi i misrit.
Përdorimi i bakrit.
4241 P.E.S. Është viti i parë që është regjistuar në kalendarin e Egjiptit.
4000 P.E.S.
Meslim, Mbreti i Kish, sundon Sumerinë (Babilonia Jugore).
Zhvillimi i lërimit dhe zbutja e kuajve.
3760 P.E.S. Viti i parë i kalendarit hebre.
3500 P.E.S. Shkrimi i parë fonetik dhe formimi i sistemit të numrave nga Sumerianët, të cilët poashtu ishin te parët që përdorën karrocat për transportimin e ushqimeve dhe njerëzve.
3000 P.E.S.
Ndërtimi i tempujve dhe kanaleve në Sumeri, nën drejtimin e Ur-Nina.
Dinastia e katërt e Egjiptit u themelua nga Snefru.
Është shkruar Epi i Gilgameshit në forme poezie (një nga veprat më të vjetra letrare.
Fragmente te Epit të Gilgameshit u gjetën në tablo argjili në shekullin e XIX në qytetin antik të Nineveh. Flet për një mbret gjysëm hyjnor të quajtur Gilgamesh i cili kërkonte pavdekshmërinë. Figura e mbretit me siguri bazohej në një mbret historik të Urukut në Mesopotami.)
2850 P.E.S. Fu-Hi bëhet imperatori i parë kinez.
2800 P.E.S.
Zhvillimi i kalendarit.
Revolucioni i parë i regjistruar: banorët e qytetit Lagash të Sumerisë rrëzuan byrokratët të cilët u zbraznin xhepat qytetarëve duke ngritur taksat.
2680 P.E.S. Përfundoi ndërtimi i Piramidës se Madhe të Gizas.
2650 P.E.S. Formohet Perandoria Akkadian në Mesopotami nag Sargon.
2637 P.E.S. Viti i parë i kalendarit kinez.
2600 P.E.S. Dinastia e gjashtë në Egjipt i jep fund Perandorisë Egjiptase. Pepy II sundon 94 vite, qe është dhe mbretërimi më i gjatë në histori.
2550 P.E.S.
Perandoria e vjetër Egjiptase nën Khufu, djalin e dij Khafre, dhe nipin e tij Menkure, fillojnë ndërtimin e piramidave të mëdha.
Shënohet dhe shpikja e qelqit.
2500 P.E.S.
Zbutja e deveve.
Bibliotekat e para happen ne Asiri, Egjipt dhe Kinë.
Përdoret për herë të parë sapuni.
2400 P.E.S. Ur-Engur themelon Dinastinë Ur në Sumeri.
2350 P.E.S. Mbretërit e Mesopotamisë formulojnë ligjin e parë të shkruar, i njohur si Kodi i Urukaginas. (Ky kanun s"është zbuluar asnjëherë por është përmendur në shumë dokumenta tjerë.)
2300 P.E.S. Shpiket letra nga bima papyrus në Egjipt.
2100 P.E.S. Dinastia e parë e Babilonit themelohet nga Sumu-Abu. Lind Abrahami në Ur të Mesopotamisë.
2050 P.E.S. Kodi më i vjetër ligjor që njihet, Kodi i Ur-Nammit, daton nga kjo periudhë. Edhe pse njihet si Kodi Ur-Nammit, në përgjithsi është e njohur se është shkruar nga djali i tij Shugli. (Kodi urdhërontë shkarkimin nga puna e njerëzve të korruptuar, mbrojtjen e të varfërve, dhënien e dëshmisë nën betim, dhe aftësinë e gjykatësve të urdhërojnë palën dëmtuese t"i paguajë dëmshpërblim palës së dëmtuar.)
2000 P.E.S. – 1020 P.E.S.
2000 P.E.S.
Dinastia e dymbëdhjetë Egjiptase fillon, me Tebën si kryeqytet.
Hammurabi, Mbreti i Babilonit, reformon ligjet dhe paraqet përmirësime bujqësore.
Abrahami largohet nga Ur.
1850 P.E.S. Verdikti më i vjetër që njihet. (Një tabelë argjile shfaq rastin e vrasjes së një të punësuari në një tempull nga tre burra. Bashkëshortja e viktimës kishte të dhëna për vrasjen por kishte heshtur. Përfundimisht, vrasja u zbardh dhe u fajësuan për vrasje tre burrat dhe vejusha. Dy dëshmitarë dëshmuan se gruaja nuk ishte pjesë e vrasjes dhe se kishte qenë e keqtrajtuar nga burri, dhe se ishte akoma më keq pas vdekjes të së shoqit. Burrat u ekzekutuan përpara shtëpisë së viktimës por gruaja shpëtoi.)
1800 P.E.S. Kyksos sundon me Egjiptin.
1750 P.E.S. Hammurabi, një mbret i Perandorisë Babilonase, vendos ligjin për shumë aspekte të jetës së përditshme, përfshire martesën, divorcin, tregëtinë dhe çmimet. Ndëshkimet e këtij ligji përfshijnë prerjen e gishtit ose të dorës në rast vjedhjeje, prerja e gjuhës për shpifje, dhe prerja e pjesës së poshtme të buzës nëse puth një burrë ose grua të martuar me dikë tjetër. Kodi përfshinte edhe ligjin e hakmarrjes, nga ku doli dhe shprehja e famshme "sy për sy, dhëmb për dhëmb."
1700 P.E.S. Assyria pavarësohet nga Babilonia.
1500 P.E.S.
Libri i Punës shkruhet nga një Izraelit i panjohur.
Veprat e shejta për Hindusët, Veda, një përmbledhje himnesh shkruhet në Sanskrit.
1446 P.E.S. Pesë librat e parë të Biblës janë shkruar midis viteve1446 dhe 1406 PK.
1400 P.E.S. Përdorimi i hekurit nga Hititët në Anadolli (Asia Minor).
1415 P.E.S. Amenofis IV i Egjiptit zëvendëson besimin e vjetër me adhurimin e Diellit.
1375 P.E.S. Ikhnaton zhvillon religjionin monoteist në Egjipt.
1355 P.E.S. Ramzesi I fillon Dinastinë e Nëntëmbëdhjetë në Egjipt.
1300 P.E.S. Moisiu pranoi Dhjetë Urdhërat direkt nga Zoti.
1280 P.E.S. Ligjet indiane të Manusë u shkruan, që rregulluan pothuajse të gjitha aktet ligjore, nga marrëveshjet deri tek ligjet kriminale. Poashtu përbën bazën e sistemit të kastave, ku njerëzit klasifikoheshin nga pozita sociale. Antaret e kastave më të larta dënoheshin shumë më rreptë se ata të klasave të ulëta.
1250 P.E.S. Exodi izraelit nga Egjipti gjatë sundimit të Ramzesit II.
1200 P.E.S. Ramzes III udhëheq dinastinë e Njëzetë të Egjiptit.
1193 P.E.S. Grekët shkatërrojnë Trojën.
1186 P.E.S. Lufta e Trojës.(Troja u sulmua disa herë.)
1020 P.E.S. Saul bëhet mbreti i parë Izraelit.
1000 P.E.S. – 438 P.E.S.
1000 P.E.S.
Epoka e Hekurit fillon.
Davidi është mbreti i Izraelit.
990 P.E.S. Davidi pushton Jerusalemin.
970 P.E.S. Solomon është mbreti i Izraelit.
950 P.E.S. Solomon ndërtoi Tempullin.
930 P.E.S. Vdes mbreti Solomon - Mbretëria hebreje ndahet në Izrael dhe Judah.
900 P.E.S. Homeri shkruan Iliadën dhe Odisenë përafërsisht në këtë kohë.
810 P.E.S. Fenikasit themelojnë Kartagjenën.
800 P.E.S. Koha e profetëve Amos, Hosea dhe Isaiah.
776 P.E.S. Lojërat e para Olimpike në Greqi.
753 P.E.S. Themelohet Roma nga Romulus.
721 P.E.S. Sargon, mbreti i Asirisë, merr Samarinë dhe zhvendos një numër të madh Izraelitësh në Media dhe Mesopotami: mbretëria veriore e Izraelit nuk rilind kurrë.
691 P.E.S. Paraqitet Akuadukti për të sjellë ujë nga burimet e largëta për një popullatë të gjerë urbane. Një nga akuaduktet (ujësjellësit) e parë të njohur u urdhërua të bëhej nga mbreti i Asirisë Sennach për Ninevenë - ishte afër 90 km i gjatë.
660 P.E.S. Grekët themeluan Bizantin.
621 P.E.S. Drako shkruan kodin e parë ligjor për Athinën dhe Greqinë. Dënimet për shumë kundërvajtje ishin shumë të rrepta nga ku dhe erdhi fjala "drakonik" që përdoret sot.
606 P.E.S. Nabopolasari i Babilonisë dhe Cyaxares i Medias shkatërruan Ninevehnë; i jepet fund Perandorisë Asiriane.
604 P.E.S. Nebuchadnezzar sundon Babiloninë.
598 P.E.S. Nebuchadnezzar merr Jerusalemin.
586 P.E.S. Nebuchadnezzar shkatërron Jerusalemin.
585 P.E.S. Fabulat e Ezopit besohet të jenë shkruar në këtë kohë. (Ato përfshijnë “Lepuri dhe Breshkaâ€
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,