Zemra me sy të shkujdesur!
Zemra copëtohet, siç copëtohet një copë mishi kur e ndan tehu i thikës! Po ashtu, syri është shpues, është çarës, copëton zemra. Shigjeta, me grep në maje, kur depërton në zemër, zor që nxirret jashtë, pa mbetur copë zemre, pikë gjaku në të.
Ky është shikimi! Kur shikon me epsh, kur shikimet s’i ulë, kur vërtitesh në vende e ambiente të pambrojtura me përkujtim e frikë-respekt ndaj Zotit, Vështrues e Vëzhgues!
Të kesh kujdes, syri është i pabesë! Zemra e copëtuar, është zemër e lënduar. Mendja bëhet e rënduar. Ah zemër e sëmurë! Kur zemrat sëmuren, i tërë trupi bashkë me shpirtin rënkojnë plot dhembje e shqetësim. Nuk janë të qeta.
Kjo, e gjitha, për shkak të syrit depërtues, për shkak të bishtit të syrit, kur noton e shkujdesur. Ah, kur nuk ulen shikimet, lëkundet e tërë qenia. Bisht syri, ndjellës dyshimesh