Benachrichtigungen
Alles löschen

Tregime islame (ngjarje)

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
298 Ansichten
(@endriti_01)
Beiträge: 19
Eminent Member
Themenstarter
 
[#4653]

Plaku dhe Djaloshi

Dielli përcëllonte me rrezet e tij, ndërsa plaku mjekërbardhë nisej
për faljen e namazit të drekës.Rrudhat e tij në ballë tregonin
vuajtjet e tij në jetë, duke filluar që nga fëmijëria e tij e deri
në ditët e sotme. Por, për çudi, në sytë e tij vërehej krenaria dhe
brendia e shpirtit të lumtur, e nganjëherë ajo lumturi manifestohej
me buzëqeshje e cila rrënjët I kishte në besimin e tij në Allahun,
besim I kultivuar me një ndjenjë të veçantë.

Derisa po kalonte skajin e rrugës, rastisi në një çun me një çantë
në dorë I cili duke vrapuar goditi plakun dhe u rrëzua përtokë.
Plaku I habitur nga ky takim I papritur me një njeri me të cilin e
dallonin 70 vite, filloi ta ngrisë fëmijën e rrëzuar I cili filloi
të qajë nga dhembjet e shkaktuara. Duke ia shkundur pluhurin nga
rrobet e tij të mira, duke e vendosur gishtin afër buzëve për të heshtur,
preku syrin dhe lëvizin dorën djathtas e majtas për të ndërprerë qarjen.
Beshiri I vogël menjëherë e kuptoi se plaku me të cilin u ndesh është
shurdhmemec. Filloi ta shikojë me sy të mbushur me lot, derisa plaku ia
prekte mjekrën e tij të butë dhe duke e puthur në faqe, duke ia bërë me
shenjë se a dëshiron të shkojë diku me të.

Beshiri me një lëvizje të kokës ia bëri me shenjë se u pajtua me
propozimin e tij. U nisën dhe mbërritën te dera e oborrit të xhamisë.
Aty Beshiri e kuptoi se plaku e kishte ftuar që të shkojnë në xhami.
Mirëpo, çfar të bëjë Beshiri I vogël në xhami, kur nuk kishte mësuar
se si të falej dhe po I thotë plakut se nuk di të falet. Plaku I urtë
I tha se do ta mësojë të falet. Morrën abdest dhe hynë në xhami.Ezani
ushtoi duke lajmëruar kohën e namazit të drekës, ndërsa Beshiri shikonte
ne lartësitë e xhamisë përbrenda duke u habitur dhe duke menduar se sa
është kjo xhami e lartë.

Plaku filloi ta mësojë Beshirin vetëm me lëvizjet e namazit e pasi që
ishte shurdhmemec, nuk kishte mundësi tia mësojë edhe duatë përcjellëse
të namazit.

Pas faljes së namazit, plaku dhe Beshiri u nisën për në shtëpi, mirëpo
ende pa mbërri në destinacion, plaku hyri në një dyqan dhe I bleu atij
disa bombone dhe ia futi në çantë, sërish duke ia bërë me sy dhe me gisht
si shenjë që të heshtë.

Kjo pamje vazhdoi edhe ditëve tjera sa që Beshirit iu bë shprehi shkuarja
me plakun për të falë namazin, mirëpo kësaj here në shtëpi të plakut
e cila nuk ishte edhe aq larg shtëpisë së Beshirit. Beshiri edhe kur
luante me shokët futboll, lojë kjo shumë e dashur për të, kur shihte
plakun që po kalonte andej pari, linte lojën dhe vraponte pas tij,
sepse ishte koha e namazit..

Kaluan shumë vjet dhe Beshiri pas kryerjes së shkollës fillore,
udhëtoi për në Xhidde, qytet bregdetar në Arabinë Saudite,
për të vazhduar shkollimin e mesëm dhe atë universitar.

Beshiri që atje filloi të mësojë se si falet namazi me duatë
përcjellëse, kuptoi esencën e namazit, mësoi leximin e Kuranit,
sepse të gjitha këto ishin shumë problem të mësohen në një vend
sikur Tunisi për shkak të qëndrimit të shtetit me laicizëm ndaj
Islamit. Shkurt Beshiri dhe bashkëkombasit e tij ndjeheshin të huaj
sa I përket islamit në atdheun e tyre.

Pas disa viteve qëndrim në Arabinë Saudite, Beshiri u kthye në
shtëpi, por kësaj here jo si një Beshir I vogël, por I rritur
me shtat të lartë, me një fytyrë të rrumbullakët, me sy të kthjellët
dhe me një buzëqeshje të madhe.Mirëpo, ende pa shkuar për të vizituar
familjen e tij, së pari shkoi të vizitojë plakun e fëmijërisë së tij,
I cili kishte mbjellur te ai dashurinë e Islamit, namazit edhe pse me
gjuhën e gjesteve.

Takoi plakun I cili kishte qenë në shtëpi përbrenda. Shtëpia ishte
shumë e vogël, me një korridor të vogël dhe me dy dhoma të vogla.
Plaku u gëzua shumë për ardhjen e Beshirit, saqë I pikuan lotët nëpër
faqe. Ndejti pak me të dhe u nis për te familja e tij.

Pas një kohë kuptoi se plaku ishte sëmurë dhe Beshiri shkoi për ta
vizituar atë. Kur hyri brenda, pa se plaku ishte shtrirë në shtrat
dhe po flinte. Por për çudi, në momentin kur hyri Beshiri në dhomë,
ai hapi sytë dhe ktheu kokën kah ai. Beshiri iu afrua plakut dhe u
ul afër tij.Kapi dorën e tij dhe e puthi në shenjë dhimbjeje për të
që është I sëmurë, ndërsa plaku shtrëngoi dorën e Beshirit. Beshiri
me shenja të dorës po e pyet se si është me shëndet dhe se do të bëjë
më mirë, ndërsa plaku duke ngritur mesin e buzëve dhe duke ulur skajet
e tyre, ia bëri me shenjë Beshirit se për të ka ardhur fundi. Por
plaku I tha se që një javë nuk ka bërë namaz, ndërsa Beshiri I çuditur
e pyeti se pse. Ai I tha se pa abdest si të falet.Beshiri u mendua pak
dhe doli përjashta ku në një qoshe gjeti një gur deri diku të madh, ia
afroi dhe I tregoi se si merret tejemmumi. Plaku mori tejemmum ndërsa
Beshiri tash po e meson se si të falet kur është I shtrirë. Kështu, der
isa plaku po falte namazin, pasi mbaroi, filloi të ndjehet edhe më keq,
kështu që ndjente se fundin e ka shumë afër. Plaku shikonte Beshirin mu
në sy, duke I treguar atij se fundi është, ndërsa Beshirit filluan tI
pikojnë lotët nga dhembja. Ashtu në atë moment, Beshiri me gjeste po I
thotë plakut se: Kur isha unë fëmijë, ti ma mësove namazin ndërsa unë
po ta mësoj në pleqëri. Plaku me dhembje të mëdha, buzëqeshi dhe I tha
Beshirit (me gjeste): Unë ta mësova namazin në fillim të jetës, ndërsa
ti po ma mëson namazin në fund të jetës , dhe menjëherë pas kësaj,
drejtoi sytë kah tavani I shtëpisë dhe dha shpirt.

Njerëzit e mëdhenj njëherë vdesin por gjithmonë jetojnë. Plaku të cilit
as unë nuk arrita tia mësoj emrin, ishte mësuesi dhe thirrësi më I mirë
në islam. Dinte të dojë dhe ta dojnë. Unë isha ai që e kam dashur më së
shumti, sepse iu gjeta në momentin e vdekjes, tha Beshiri me lotë në sy
duke na treguar neve ngjarjen e tij të vërtetë në jetë. Edhe unë isha ai
njëri prej shumë vetëve që e dëgjuam këtë të ngjarë të cilit as pa e
njohur plakun e Beshirit, mu mbushën sytë me lot.

Muzdelifeja ishte vendi I bekuar sepse takuam njerëz të bekuar me jetë
interesante të bekuar, siç ishte jeta e Beshirit.

Letër e një luftëtari të UÇK-së nga Shqipëria

Bija ime!

Janë këto fjalët e mia të fundit, sepse pas kësaj nisem në një betejë në të
cilën nuk ka mbrapa. Bëhu vajzë e mirë, e ndershme, e dëgjueshme ndaj nënës,
bëhu vajzë e diturisë, e sinqertë. Mos lejo që kjo botë mashtruese të të kapë
me thonjtë e saj të fëlliqur e të të cojë ku janë shumë vajza të mbetura
rrugëve të Italisë e Evropës. Nëse bija ime nuk përfundon kjo luftë e ti
rritesh, do të kisha dashur që edhe ti të jesh në rradhët e ushtrisë së
popullit, sepse vdekja nuk është asgjë për ata që i ofrohen vullnetarisht.

Ajo është fazë që kërkon haracin e saj, por që shpërblehet me një botë,
me një jetë tjetër për të cilën po ta dinte mirë bota, do të ngarendnin
të gjithë që ta marrin me shpatë.

Të lutem bija ime, përshëndeti të gjithë njerëzit që më kanë njohur, të gjithë
miqtë. Përshëndete nënë tënde dhe ruaje si sytë e ballit, sepse shumë e
respektova dhe më respektoi.

Mirë u pafshim në botën e amshuar, në botën ku nuk ka më brenga. Dhashtë Zoti
që të jemi të gjithë bashkë, në njërin kopsht të Xhenetit.

P.S. E dashur, mos ia trego dhe mos ia lexo letrën cupës tonë deri sa të rritet
e deri sa t'i mësojë shkronjat. Ju dua shumë.

SOFRA E SYFYRIT

Atë natë Aburrahmani nuk vuri gjumë në sy deri në syfyr. Shumë mendime,
shumë trazime iu sollën në kokë.
Ashtu duke qëndruar, afër koftorit I cili bubullonte
nga zjarri fort I ndezur, papritmas iu kujtua t'I dërgojë një falënderim Zotit
për të gjitha të mirat që ia kishte dhënë.
- O Zot, o Allahu im, falënderimet të qofshin Ty, ti je Mëshirues,
Ty të falënderoj për të gjitha të mirat që mi ke dhuruar. Pas kësaj lutje
Abdurrahmani duke thënë besmelen, tentoi të flejë. Por, iu kujtua lutja
që sapo e kish përfunduar..Ty të falënderoj për të gjitha të mirat që mi ke
dhuruar. Kjo frazë e fundit i përsëritej.
- Eh Zot, sa shumë të mira që mI ke dhënë e që dikush nuk i ka. Menjëhere
filloi ti fiksohet në kokë fjala e fundit që dikush nuk i ka!
Ngriti kokën nga jastëku derisa bubullima dhe drita e zjarrit që dilnin nga
koftori e përkujtuan: - Ndoshta dikush sonte as zjarr nuk ka ndezur, ndoshta
dikush sonte ka rënë për të fjetur, me dert sepse nuk ka meçfarë ta shtrojë
sofrën e syfyrit?!

Kështu duke u menduar e kujtuar, i mbushur përbrenda me një mërzi që e kishte
kapluar, vonë vërejti se nëpër faqet e tij lëshohen lotë të nxehtë, lotë që
dalin jashtë e që kroin e tyre e kishin në zemrën e Abdurrahmanit, emri i të
cilit tregonte se vërtetë ai ishte rob I Mëshiruesit. Ashtu qëndroi deri në
cingërrimën e sahatit të kurdisur për syfyr. U zgjua, u vesh dhe derisa po
bëhej gati për të ngrënë syfyr, i puthi dy çupat e tij të vogla që ishin
duke fjetur ëmbël. Por, prapëseprapë nga koka e tij ende nuk ishte larguar
brenga për njerëzit që agjërojnë pa syfyr për shkak se nuk kanë me çka ta
gëzojnë syfyrin. Pasiqë buka ishte gati, u ul dhe filloi të hajë por kafshata
e parë i lidhet në fyt dhe nuk mundet ta përpijë. Mezi arriti ta çojë kafshatën
e parë ndërsa sytë e tij ishin ngulitur në një qoshe të sofrës.
- Abdurrahman, çfar ke? E pyeti e shoqja.
- Asgjë, asgjë! U përgjigj Abdurrahmani. Pas një heshtje të shkurtër, foli
edhe njëherë:
- Grua, a ke menduar ndonjëherë për sofrën e syfyrit?
- Si mendon?- e pyeti Eminja.
- A ke pyetur veten se sofra jonë përplot me të mira,ndërsa sofra e dikujt
asgjë nuk ka, apo vetëm bukë të thatë?!!
Duke I thënë fjalët e fundit, iu drodh buza dhe lotët filluan ti dalin,
thuaja se shpërtheu ujë nga sytë e tij. U ngrit nga sofra, piu pak ujë
dhe veshi rrobet e trasha për të dalë jashtë. Gruaja menjëherë doli pas
tij dhe e pyeti: - Ku po shkon?!
- Do të kthehem menjëherë. Abdurrahmani tashmë ishte nisur drejt një vendi
të caktuar. Ai ishte nisur te dyqani më I afërt, ndërsa dyqanet gjatë
Ramazanit punonin deri në përfundim të syfyrit. Ishte nisur me një qëllim
të vetëm. Kishte vendosur që t?I blente syfyrin dikujt. Po kujt se?!!
- Selamu alejkum.
- Alejkum selam Abdurrahman, urdhëro.He, ke mbetur pa bukë për syfyr a?
- Jo, ngrëna syfyr, por dua të blej diçka Bajram. Të lutem më shërbe më
shpejtë se nuk kam kohë.

- Po, menjëherë, urdhëroni çfar po doni?
Pasiqë bleu gjërat e duhura, Abdurrahmani në atë natë të ftohtë me borë
ishte nisur drejt një shtëpie gatitë rrëzuar, e cila gjendej në skaj të
qytetit. Pullazi
I shtëpisë I shtrembëruar, ndërsa nga lagështia shiheshin tullat e kuqërremta
pasiqë I kishte rënë pjesa e lyer e mureve nga jashtë. Trokiti në derën kryesore,
e cila me të hyrë të çonte në një oborr të vogël. Nga plasat e derës vërejti
se në shtëpi nuk ishte e ndezur asnjë dritë. Por, pas një kohë të shkurtë dëgjohet
një zë I çirrur I një plaku:
- Kush është?
- A je këtu o xha Brahim?
- Po, po bujrum, urdhëroni- u përgjigj xha Brahimi,
një I moshuar që I kishte arritur të tetëdhejtat, vite këto që vëreheshin në
ballin e tij plot rrudha dhe mjekrrën e bardhë. Me të parë se kush po e thërret,
xha Brahimi lëshoi zë:
- Oooo Abdurrahman, ti je a?!! ? Eja, eja me shpejt se mërdhimë.
Abdurrahmani hyri Brenda në shtëpinë e tij, e cila ishte e vogël por e kishte
pronarin me zemër të madhe.
- Xha Brahim, po pse dritat I ke të fikura, a nuk është koha e syfyrit?-pyeti
Abdurrahmani.
Xha Brahimi lëshoi një ofshamë të shkurtër dhe pastaj heshti.
- Ah, Abdurrahman, me ta thënë të drejtën, isha duke fjetur e as që kisha
ndërmend të zgjohem. - Pse?-pyeti Abdurrahmani. - Po, si të them?..pasoi
heshtja?.- nuk kisha se me çka të bëj syfyr u përgjigj xha Brahimi. Abdurrahmani
ndjeu një barrë shumë të rëndë në shpirtin e tij pas këtyre fjalëve, dhe shkurt
u thellua në mendime:?. Unë sa syfyre I kam ngrënë me begati ndërsa ky plaku I
shkretë ku ta dij se sa ditë I ka agjëruar pa syfyr?-I thoshte vetes. Nga sytë
e tij filluan t?I dalin lotët pandalë dhe me zë të mekur I shtriu duart përplot
me të mirat që I kishte blerë.
Kur e pa xha Brahimi se çfar kishte bërë Abdurrahmani tha:- Allahu nuk e humb
këtë popull derisa ka njerëz si ti?. Por loti e tradhëtoi. Abdurrahmani bashkë
me xha Brahimin hëngrën syfyr dhe pas një ore u kthye në shtëpi. Të nesërmen
pasiqë kishte përfunduar punën pak më herët për shkak të namazit të xhumasë,
me të arritur afër xhamisë takoi Islamin dhe merr vesh se xha Brahimi, plaku
me të cilin kishte ngrënë syfyrin , kishte vdekur po atë mëngjes. Abdurrahmani
me dy ndjenja ia fail namazin e xhenazes; ndjenja e parë e dhimbjes për xha
Brahimin, ndërsa ndjenja e dytë, ndjenja e kënaqësisë shpirtërore se arriti
që t?I bëjë një të mirë xha Brahimit, duke mos e ditur askush përveç Allahut.
Me respekt Endriti.


 
Veröffentlicht : 05/05/2010 9:34 p.m.
Teilen: