Benachrichtigungen
Alles löschen

tregim

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
231 Ansichten
(@gitaa)
Beiträge: 1892
Noble Member
Themenstarter
 
[#5704]

Nje baba i cili kishte kater djem, donte qe femijet e tij te mos benin gjykime t...e nxituara,prandaj secilin djale e dergoi ne stine te ndryshme te shihte nje peme dardhe qe ndodhej larg shtepise.Djali i pare shkoi ne dimer,i dyti ne pranvere,i treti ne vere dhe i katerti ne vjeshte.Pasi te kater djemte e kishin pare pemen e dardhes,ai i thirri dhe i pyeti se cfare kishin pare.Djali i pare tha se pema ishte e shemtuar dhe e shtrember.Djali i dyte e mohoi kete dhe tha se ajo ishte e mbuluar me sythe te gjelber dhe kjo tregonte se do te jepte shume fruta.Djali i trete e mohoi kete dhe tha se ajo ishte plot lule qe kishin nje ere shume te kendshme dhe ajo dukej shume e bukur dhe se kishte qene gjeja me e bukur qe ai kishte pare.Djali i fundit i mohoi ato qe thane tre vellezerit e tij dhe tha se frutat ishin pjekur dhe se ajo ishte plot jete.Babai u shpjegoi djemve se te katert kishin te drejte,sepse e kishin pare pemen ne stine te ndryshme.Ai u tha atyre se gjerat nuk mund t'i gjykosh duke i pare vetem ne nje stine dhe se thelbi i asaj qe ato jane dhe kenaqesia,lumturia dhe dashuria qe vijne nga kjo jete,mund te maten ne fund,kur te perfundojne te gjitha stinet !


 
Veröffentlicht : 07/06/2011 6:04 p.m.
Teilen: