Benachrichtigungen
Alles löschen

Tre Thirrësa në Islam dhe populli që adhuronte zjarrin

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
216 Ansichten
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
Themenstarter
 
[#5526]

Njëherë tre thirrës në islam, kaluan pranë një populli i cili adhuronte zjarrin, dhe i ftuan që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe vetëm Atij t'i luten, mirëpo populli nuk pranuan. Kur dëgjuan për këta, ushtria e këtij populli i prangosi dhe i solli para mbretit të tyre. Kur i dëgjoi mbreti, thirri prijësit e tij fetar që të bëjnë dialog më këta.

Kleriku i tyre u tha thirrësve islam që do t'ju bëjë disa pyetje, ndërsa këta thanë:

"Nëse përgjigjemi në pyetje, a do ta pranosh Islamin?!" Kleriku tha që pranon dhe filloi me pyetjet:

1.Çfarë është ajo që Zoti nuk e njeh?
2.Çfarë kërkon Zoti prej robërve të Tij?
3.Çfarë Zoti nuk ka në thesaret e Tij?
4.Çfarë ka njeriu e që Zoti nuk e ka?
5.Çfarë Zoti ia ka ndaluar vetit?

Në këtë njëri prej thirrësve në islam filloi të përgjigjej në pyetjet:

1.Atë që Zoti nuk e njeh, është shirku (politeizmi); "...Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre,..." (4) Pra, Ai nuk njeh ortak në pushtet!

2.Atë që Zoti kërkon prej robërve të Tij është huaja: "Nëse Allahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; Allahu është shumë mirënjohës, i butë". (5)

3.Atë që Zoti nuk ka në thesaret e Tij është varfëria, sepse thesaret e Tij janë gjithnjë përplot dhe jep sa të dojë dhe kujt të do.

4. Atë që njeriu e ka e Zoti nuk ka janë gruaja dhe fëmijët.

5. Atë që Zoti vetit ia ndaloi është zullumi (padrejtësia)!;

Kur dëgjoi këto përgjigje kleriku filloi me qarë dhe tha: "Kjo është vërtetë fe e vërtetë! Si ta pranoj?

Thuaj: La ilahe ilallah Muhammedun resulullah!

Kleriku me sy të përlotur e tha shehadetin e pas tij të gjithë e përsëritën këtë.


 
Veröffentlicht : 08/04/2011 5:09 p.m.
Teilen: