Benachrichtigungen
Alles löschen

"Përse e lexojmë Kur’anin kur nuk kuptojmë as një fjalë Arab

3 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
229 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3725]

Një amerikan i moshuar mysliman, jetonte në një fermë në lindje të maleve Kentaki (Kentucky) së bashku me nipin e tij. Çdo mëngjes, gjyshi zgjohej herët në mëngjes, ulej në tavolinën e kuzhinës dhe lexonte Kur’an. Nipi i tij, dëshironte të bëhej sikur ai dhe e imitonte atë në të gjitha mënyrat e mundshme. Një ditë nipi e pyeti gjyshin: 'Gjysh, kam provuar të lexoj Kur’an sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atë, edhe atë çfarë e kuptoj e harroj sapo ta mbylli librin. Çfarë të mira ka nga leximi i Kur’anit?'

Gjyshi, me qetësi ndaloi së mbushuri stufën me qymyr dhe iu drejtua nipit: 'Merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lumë me ujë dhe m’a sjell prapë!' Djaloshi veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrodhi nga shporta para se të vinte në shtëpi. Gjyshi qeshi dhe i tha: 'Duhet të ecësh pak më shpejt herën tjetër, e dua shportën me ujë. Nuk po provoni sa duhet dhe e dërgoi atë përsëri. Kësaj radhe djaloshi vrapoi shpejt, por përsëri shporta ishte e zbrazët para se të kthehej në shtëpi. Me gjysmë fryme i tha gjyshit se ishte e pamundur të bartte ujë me shportë dhe shkoi ta merrte një kovë. Plaku i tha: 'Nuk dua një kovë ujë, por dua një shportë ujë. Ti vetëm nuk provon sa duhet', dhe doli jashtë ta shikonte djaloshin tek po provonte përsëri. Kësaj radhe, djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por dëshironte t’i tregonte gjyshit të tij se edhe nëse do të vraponte sa më shpejt që të mundte nuk do t’ia arrinte, uji do të rridhte para se të kthehej në shtëpi.

Djaloshi, përsëri e zhyti shportën në lumë dhe vrapoi shpejt, por kur arriti të gjyshi i tij shporta ishte e zbrazët. Me gjysmë fryme tha: 'E sheh gjysh, është e padobishme'. Plaku ia ktheu: 'Shikoje shportën'. Djaloshi shikoi shportën dhe për herë të parë e vërejti se shporta ishte ndryshe. Ishte transformuar nga një shportë e vjetër e ndyrë në një shportë të pastër, brenda dhe jashtë. 'Bir, kjo ndodh kur e lexon Kur’anin. Mund të mos kuptosh dhe të mos mbash mend asgjë, por kur e lexon atë, do të ndryshosh brenda dhe jashtë. Kjo është puna e Allahut në jetët tona'.


 
Veröffentlicht : 20/08/2009 9:07 p.m.
(@blleki)
Beiträge: 227
Estimable Member
 

Pershendetje
Mua nuk ma merr mendja se dikushe si e lexon edhe nuk mundet te kuptoj ate?
Nese eshte Nje gjuhe te cilen nuk e kupton ather as me lexue nuk mundeshe ,per ata edhe eshte perkthyer gjen edhe ne gjuhen shqipe.
Nese lexon nje Roman qe ka te bej me dashuri diqka e thojn te gjithe e kam kuptue dhe me ka pelqyje shumm,edhe ket i cili lexon me vemendje do te kupton shumm ma merr mendja mue se nuk eshte ashtu per te mos u kuptuar.
Sipas kesaj si ke then ketu
>>>Përse e lexojmë Kur’anin kur nuk kuptojmë as një fjalë Arab<<<


 
Veröffentlicht : 20/08/2009 10:30 p.m.
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
 

Nese eshte Nje gjuhe te cilen nuk e kupton ather as me lexue nuk mundeshe ,per ata edhe eshte perkthyer gjen edhe ne gjuhen shqipe.

Pershendetje Blleki

Kur'ani sevap është të lexohet në gjuhën arabe , nuk është farz por është mirë të lexohet në gjuhën arabe sepse bëhet pastrimi i shpirtit edhe nëse se kuptojmë. Shkronjat e gjuhës arabe i mëson për tri javë.Ai që lexon Kur'anin në gjuhën arabe ka bërë HATME. Kur'anin në gjuhën shqipe duhet që qdo musliman ta lexojë dhe ta di se cilat janë fjalët e Allahut , cili është mesazhi i Allahut për njerëzimin.Cilat janë të drejtat tona në këtë botë etj.


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 21/08/2009 10:20 a.m.
Teilen: