O Zoti im!
Sytë po mbulon një shtresë e lehtë, e ëmbël, e lëngët... Dua të më rrëqethet lëkura kur përmend emrin Tënd, pa të cilin nuk mund të mbijetoj. Provoj dëshpërimin, e sa i ftohtë është ai. Më jep mësimin e çmuar se, nuk mund të mëshirohem përveç prej Teje.
Në Ty më pushon dhe më prehet e tërë qenia. Edhe atëherë kur jepem pas stolive të kësaj bote, kur epshi dhe lakmia sikur duan të më pushtojnë, duke u tërhequr i zemëruar dhe i hidhëruar, zemra ime zvarrë për toke shkon...
Sa i padrejtë është njeriu. Unë jam njeri...
Jam harrestar. Vazhdoj të harroj...Gjithnjë kur bëj një padrejtësi, më ngushtohet kraharori, e ndiej një siklet të brendshëm...
Kur pikëllohem, mërzitem e rrëzohem... Vazhdoj duke kërkuar atje ku thatësia ka prekur gjithçka, e gjithçka ka prekur ka tretur! Duke lënë në harresë një emër të madh, një emër që çdo krijesë ka nevojë për Të! Një Zot që dëgjon, e vështron, e mbikëqyr krijesat e Tij me durim e dashuri!
Më ngatërrohen mendimet dhe ndjenjat... Nuk di më çfarë dua dhe për ku jam nisur... Pastaj, të gjej Ty, o Zoti im, duke pritur me mallëngjim pendimin dhe kthimin tim tek Ti! E kush tjetër mund të më falë, kur falja kërkon durim, butësi, mëshirë e dhembshuri të pandalshme!
Vetëm Ti je i Lartë dhe i Patëmeta, i Pastër dhe i Butë, Ty nuk të prek atë që prek krijesat e Tua. Kur më prek pikëllimi, dhembja, trishtimi, harroj madje edhe vetveten... E si mund të kujtoj të tjerët, e si mund të duroj kur ndaj vetes bëhem i padurueshëm! E si mund të fal, kur as veten nuk mund ta falë!
Vërtetë, Ti je Falës i Madh, më fal mua, dhe të gjithë robërit e Tu të devotshëm, dhe të gjithë ata që të drejtohen me sinqeritet!
Më udhëzo dhe ruaje udhëzimin tim prej vetvetes sime 
Perkrahe Nje Vajze Me Vlera..Kudo Qe Te Shkosh Do Jesh Krenar
Viisii_Ger.&.HoneyGirl