Benachrichtigungen
Alles löschen

Mendo para se të veprosh !

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
304 Ansichten
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
Themenstarter
 
[#5400]

Në kohët e lashta, njëri prej mbretërve të asaj kohe një ditë kishte dal për të
shëtit në tregun e vjetër, përderisa e shikonte zejtarin e popullit të tij i shkuan sytë në një dyqan të vjetër i cili nuk posedonte ndonjë gjë që i tërhiqte vizitorët, sepse dukej gati i zbrazur, kurse pranë tij qëndronte një plak i kërrusur, i ulur me qetësi në një shkamë të vjetër i zhytur në mendime...

Mbretit nuk i la përshtypje ndonjë gjë në këtë dyqan pos disa pikturave të cilat i kishte mbuluar pluhuri, iu afrua mbreti plakut dhe e përshëndeti, edhe plaku ia ktheu përshëndetjen me fjalë të bukura, ai posedonte një qetësi të çuditshme, dhe një vetëbesim të mahnitshëm...
E pyeti mbreti plakun e i tha: kam hyr në treg për ti blerë disa gjëra, po çfarë ke ti për të shitur?
Plaku iu përgjigj me qetësi dhe vetëbesim: mirë se vini, ne posedojmë mallin më të mirë dhe më të shtrenjtë në treg...
E tha këtë duke mos treguar ndonjë shenjë humori apo talljeje në fjalët e tij. Mbretit i shkoi buza në gaz nga përgjigjja e plakut dhe i tha: A je serioz në këtë që thua?
Po, serioz me gjithë kuptimin e fjalës – iu përgjigj plaku – sepse malli im nuk
përkufizohet me çmim të caktuar, kurse malli tjetër i këtij tregu secila gjë e ka çmimin e saj që nuk e tejkalon!
U befasua mbreti nga kjo që dëgjoi dhe nga vetëbesimi i këtij plaku...
Heshti për një çast dhe filloi ta shikoj dyqanin cepëm cep, pastaj tha: Mirëpo unë nuk po shoh në dyqanin tënd ndonjë gjë që ia vlen të blihet!
Plaku tha: Unë shes urtësi... kam shit shumë prej tyre, dhe kanë përfituar prej tyre blerësit e tyre!
Dhe nuk më kanë mbetur tjetër pos këtyre dy pikturave!
Mbreti me kureshtje e pyeti: po a përfiton prej kësaj tregtie!
Plaku buzëqeshi e tha: Po zotëriu im... përfitoj shumë prej tyre, sepse pikturat e mia janë shumë të shtrenjta!
Iu afrua mbreti njërës pikturë e fshiu pluhurin mbi të, kur pa se në të shkruante: (Mendo para se të veprosh!)
E meditoi gjatë mbreti këtë fjalë... pastaj u kthye kah plaku e i tha: Sa e shet këtë pikturë...?!
Plaku iu përgjigj me qetësi: vetëm dhjetë mijë dinar!!
Filloi mbreti të qesh me zë sa që i dolën lotët nga të qeshurit, mirëpo plaku ishte i qet sikur mos të fliste fare, dhe e shikonte pikturën e tij me krenari...
Mbreti i tha: dhjet mijë dinar!! a je serioz?
Plaku i tha: bile s’ka diskutim për këtë!
U befasua mbreti nga këmbëngulja e plakut dhe nuk dinte çfarë të bënte pos të qeshte...
Mendoi për një çast se ky plak nuk është tjetër pos një plak matuf të cilin e ka lënë mendja, dhe filloi të bëj pazarllëk në çmim, dhe i tregoi plakut se do të paguaj për këtë pikturë një mijë dinar... kurse plaku refuzoi, e rriti dy mijë pastaj tre pastaj katër derisa mbërriti në nëntë mijë dinar... mirëpo plaku vazhdonte të këmbëngulte në fjalën e tij...
Buzëqeshi mbreti dhe vendosi të largohet, duke menduar se plaku do ta thërras kur të largohet ai, mirëpo plakut nuk i la përshtypje largimi i tij, dhe ngadalë u kthye te shkami i tij dhe u ul me qetësi...
Përderisa mbreti shëtitej nëpër treg mendoi! Donte të merrte një vendimi të pa dinjitetshëm, mirëpo e kujtoi fjalën e urtë: (Mendo para se të veprosh!)
Dhe u spraps nga vendimi i tij!! Kështu që filloi ta ndjej një qetësi shpirtërore!
Filloi të mendoj dhe e kuptoi se përfitoi prej kësaj fjale të urtë, siç e kuptoi se shumë gjëra po ia shkatërrojnë jetën e tij duke vepruar pa menduar!
Dhe me të shpejt u kthye në dyqanin e plakut dhe porsa arriti i tha plakut: Vendosa ta blej këtë pikturë me çmimin të cilin e caktove...
Plakut nuk iu duk ndonjë shenj gëzimi për vendimin e mbretit, por me qetësi u ngrit nga shkami i tij, dhe e mori një copëz pëlhure, e fshiu pluhurin e mbetur në pikturë, ia dorëzoi mbretit, dhe e mori çmimin e plot të saj, para se të largohej mbreti i tha plaku: ta kam shit këtë pikturë me një kusht !
Mbreti i tha: me çfarë kushti?
Tha: ta shkruash këtë fjalë në derën e pallatit tënd, dhe në shumë vende në oborrin mbretëror, e edhe në mjetet të cilat i shfrytëzon ndonjëherë kur ke nevojë!
Mendoi për një çast mbreti dhe tha: pajtohem!
Porsa arriti mbreti në pallat urdhëroi që të shkruhet kjo fjalë e urtë në shumë
vende brenda pallatit siç urdhëroi të qëndiset kjo fjalë mbi rrobat e tij dhe në
shumë enë ushqimi e mjete pune...
Kaluan ditë e muaj, dhe një ditë kishte vendos gjenerali i ushtrisë të bëj atentat në mbretin që ta marr pushtetin në duart e tij, kështu që kishte lidh marrëveshje me berberin personal të mbretit, dhe e kishte mashtruar me disa lloje premtimesh, dhe në çdo moment pritej ekzekutimi i këtij atentati!
Kur u drejtua berberi drejt pallatit e kaploi një trishtim, si do ta mbys mbretin! Kjo është një punë e rend dhe e rrezikshme, nëse dështon do t’i fluturoj koka e tij!
Dhe kur arriti te porta e pallatit e pa të shkruar në të: (Mendo para se të veprosh!) dhe iu shtua edhe më shumë shqetësimi, i dridhej trupi dhe e pushtoj frika, mirëpo në fund e mblodhi veten dhe hyri...
Në korridoret e gjata të pallatit e pa që fjala e njëjtë përsëritej disa herë aty këtu: (Mendo para se të veprosh!), (Mendo para se të veprosh!), (Mendo para se të veprosh!)
Derisa vendosi ta ul kokën e tij dhe të mos shikoj tjetër gjë pos tokës, mirëpo e pa edhe nëpër tepi të njëjtën fjalë e cila ia copëtonte zemrën, dhe iu shtua edhe më shumë frika e shqetësimi, dhe i shpejtoi hapat që të hyj në sallën madhështore mirëpo edhe aty u përball me të njëjtën fjalë: (Mendo para se të veprosh!)
Përsëri e kaploi trishtimi, dhe e ndjeu se kjo fjalë po i tingëllonte në veshët e tij me një ushtimë të fuqishme!
Dhe kur hyri mbreti u tmerrua kur e pa të shkruar në rrobat e tij: (Mendo para se të veprosh!)
E ndjeu sikur ky ishte për qellim me këto fjalë, dhe filloi të mendoj se ndoshta mbreti është në dijeni për planin e tyre!
Dhe kur erdhi shërbëtori me kutinë e rojës personale të mbretit, u llahtaris kur e lexoi mbi kuti të njëjtën fjalë: (Mendo para se të veprosh!)
Duke e hapur kutinë i dridheshin duart, dhe i shkuan djersët rrëke nëpër ballin e tij, dhe e shikoi me bisht të syrit mbretin dhe ai dukej i qetë duke buzëqeshur, dhe iu shtua edhe më shumë shqetësimi!
Dhe kur filloi ta vendoj sapunin në fytyrën e mbretit e vërejti mbreti se i dridhej dora dhe filloi ta shikoj me kujdes dhe me druajtje, deshi berberi t’i shmangej shikimit të mbretit dhe ktheu shikimin kah muri dhe e pa një pikturë para tij të shkruar: (Mendo para se të veprosh!)
Dhe ra për toke duke vajtuar dhe duke i kërkuar falje mbretit, dhe ia sqaroi mbretit detajet e komplotit ndaj tij!!
Dhe i tregoj për ndikimin e kësaj fjale në zemrën e tij pasi e shihte në çdo vend, dhe e bëri ta pranoj gabimin të cilin donte ta vepronte!!
U ngrit mbreti dhe urdhëroi të kapet gjenerali i ushtrisë dhe ndihmëtarët e tij, dhe e fali rojtarin...
U ndal mbreti pran asaj pikture dhe filloi ta fshij pluhurin i cili kishte ra mbi të, e shikonte me dashuri, krenari e lumturi, u përmallua për plakun dhe deshi ta shpërblej atë dhe ta blej ndonjë fjalë tjetër të urtë prej tij! Mirëpo kur arriti në treg e gjeti dyqanin të mbyllur dhe i treguan se plaku kishte vdekur !

* * *

Ky tregimi këtu përfundon... mirëpo përditshmëria jonë këtu fillon...
Sa përleshje e kacafytje ndodhin në jetën tonë, për një fjalë të pa menduar...
Sa familje shkatërrohen e sa çifte shkurorëzohen për një vepër të pa menduar...
Sa vrasje e mbytje ndodhin për një lëvizje të pa menduar...
Krijuesi ynë logjikën na dhuroj, por shumë pak e shfrytëzojmë, shumë fjalë tona nuk kanë kuptim, shumë vepra tona nuk kanë arsyetim, sepse veprojmë pa menduar, flasim pa analizuar...
Dhe kjo në realitet na sjell shumë preokupime, komplikime, telashe e probleme të pa fund, mirëpo njeriu çdo herë e arsyeton problemin e tij, e nuk e përmirëson veprimin e tij.
Më mirë është të mendosh e pastaj të veprosh, se sa të veprosh e pastaj të mendosh...
Mbretit iu desh ta blej këtë urtësi dhjetë mijë dinar mirëpo jetën e tij e shpëtoi, kurse ti merre falas këtë dhuratë edhe pse të duket e pavlerë, mirëpo nëse e zbaton, jetën tënde do ta ndryshoj...
Dije se shkujdesjen tënde djalli e shfrytëzon dhe drejt humnerës ai të dërgon...
Për këtë mosbesimi u quajt injorancë sepse sikur të mendonin, Krijuesin e tyre nuk do ta mohonin...
Thotë i dërguari i Allahut a.s.: “I mençur është ai i cili e përul veten e tij
(mendon çfarë vepron) dhe punon për atë që vjen pas vdekjes (e furnizon veten me devotshmëri dhe vepra të mira), kurse i paaftë është ai i cili i ndjek epshet e tija dhe shpreson (shpërblimin) tek Allahu” (transmeton Tirmidhiu)

Përgatiti: Rijad Imeri


 
Veröffentlicht : 20/02/2011 6:28 p.m.
Teilen: