Ishte një mbret i cili kishte vendosur për të shetitur në mbretërinë (shtetin) e tij. Duke kaluar në vende të ndryshme, të gjithë nxitonin për ta parë atë. Sidoqoftë, duke kaluar në një vend të caktuar, e vërejti një plak i cili nuk ia kishte vënë veshin arritjes së mbretit dhe vazhdonte me punën e tij. Mbreti shkoi tek ky plak dhe e pyeti se pse nuk iu ishte bashkangjitur njerëzve të tjerë për ta parë mbretin. Njeriu i varfër u përgjigj, "Para jush, ishte një mbret tjetër i cili kishte kaluar këndej pari. Të gjithë u mblodhën për ta parë atë gjithashtu. Por, pas disa ditëve ai vdiq dhe u varros në një vend afër. Një i varfër po ashtu vdiq gjatë asaj kohe dhe ishte varrosur afër varrit të mbretit. Pas një kohe,një vërshim e madh përfshiu atë pjesë, duke shkaktuar që ato varreza të dalin në sipërfaqe. Si rezultat, eshtrat e të varfërit u përzien me ato të mbretit. Ne nuk mund të bënim më dallime. Pasi që e pamë këtë, për mua më nuk është me rëndësi se kush është mbret e kush është lypës. Në fund, të gjithë e kemi shtëpinë e njëjtë.
