Benachrichtigungen
Alles löschen

Koprracia e të birit ndaj nënës se tij

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
173 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#4295]

Koprracia e të birit ndaj nënës se tij
Sa para duhen për ta gëzuar nënën?

E enjte 28 Janar 2010 14:38

Tregimin në vazhdim e tregon dijetari, Alij bin Abdil Halik El-Kurenij në njëren prej ligjeratave të tij, tregim të cilin ia kishte rrëfyer një shitës i argjendarisë, i cili thotë: Në këto ditët e fundit, të muajit të ramazanit, më erdhi një çift me nënen dhe të birin e tij. Nëna e tij ishte një grua modeste dhe në duart e saja mbante të birin e djalit, gjegjësisht, nipin e saj, u ndal me nipin e saj në një qoshe të dyqanit, pas pak erdhi gruaja e këtij burri, respektivisht reja e plakës dhe bleu ari me vlerë prej afro 20.000 Rijal (rreth 3800 Euro).

- Kanë mbetur edhe 100 Rijal (19 Euro) pa u paguar, iu drejtova burrit të saj (tregon shitësi).

- Për çfarë arsye, pyeti djali?

- Për unazën që e mori nëna yte, ia ktheva.

- Nuk ka dukat për të vjetrat, u përgjigj i biri.

Ia nxori nënës unazën nga gishti dhe e hodhi mbi tavolinë. Nuk i mbeti nënës gjë tjetër, veç se të gëlltis mllefin e saj. E mori nipin pran duarve të saja dhe hyri në veturën e të birit.

Kur reja e saj shikoi se çfarë ndodhi, e qortoi burrin e vet, duke i thënë: Përse veprove në atë mënyrë, nëna jote tashmë do te braktis shtëpinë, kush do të bart fëmijën tanë më pas?

E ndali veturën, shkoi për të marr unazën dhe atë ia solli nënës se tij.

Nëna e tij, iu drejtua me këto fjalë pikëlluese: "Betohem në Allahun se për sa të jam gjallë, kurrnjëherë nuk do te vë dukat mbi duart e mia… nuk deshta më shumë së këtë unazë, dëshira ime ishte që edhe unë t'i gëzohem ditës se bajramit, sikurse njerëzit e tjerë… mirëpo ti ma vrave dhe e mbyte këtë gëzim që pata në vetën time. Allahu të falt biri im!"

Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe Mr. Fehim Dragusha

mesazhi.


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 11/02/2010 3:33 p.m.
Teilen: