Pasi që i mblodhi gjërat e nevojshme ushqimore në super-market, në një nga qytetet e Francës, motra me nikab qëndroi në rendin për në arke për të paguar. Pas disa momenteve i erdhi rendi në arkë.
Punëtorja në arkë ishte një muslimane e re, arabe, e cila nuk kishte hixhab në kokë. Filloi një nga një gjërat ushqimore të motrës me nikab ti skanoj, dhe pas pak kohe, me arrogancë në shikim, iu drejtua motrës me nikab:
"Kemi shumë probleme në këtë shtet dhe një prej atyre problemeve është edhe nikabi yt! Ne jemi emigrantë këtu për shkak të tregtisë dhe dunjas, e jo për ta treguar fenë dhe historinë tonë. Nëse dëshiron ta praktikosh fenë tënde dhe të mbash nikab, atëherë shko në vendin tënd arab dhe bën çfarë të donë!"
Motra me nikab u ndal për ti vendos gjërat ushqimore në qese dhe e ngriti nikabin e saj.
Vajza në arke ishte plotësisht e shokuar. Motra me nikab, bionde me sy të katërt, tha:
"Unë jam një franceze, e jo emigrante arabe. Ky është vendi im dhe ky është islami im. Ju që jeni musliman prej lindjes dhe familja e keni shitur fenë e juaj, dhe ne e kemi blerë nga ju!"
Marrja mësim e kësaj historie qëndron në Kuran:
Allahu, subhanehu we te'ala, thotë në Kur'an:
"Nëse kundërshtoni, unë ju kumtova atë me të cilën jam dërguar te ju. Zoti im do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, Atij nuk mund t'i bëni kurrfarë dëmi. Vërtet, Zoti im është përcjellës i çdo sendi". (Hud, 57)
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Shume tregim domethenes.
Nji studiues I Kuranit Famelarte ( Gjerman ) Tha: Sa me shume nga lindja shkova takova shume Musliman por Islam nuk gjeta....Dhe sa me shume nga Perendimi qe shkova takova pak Musliman por shume Islam.