Benachrichtigungen
Alles löschen

Dituria & Pasuria

3 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
393 Ansichten
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
Themenstarter
 
[#5475]

Aliu r.a. një herë është pyetur për rreth asaj se cila është më superiore: dituria apo pasuria.
Ai tha se dituria është më superiore sesa pasuria edhe atë për 10 shkaqe:

Ai tha se dituria është më superiore sesa pasuria edhe atë për 10 shkaqe:

1) dituria është trashëgimi e profetëve, ndërsa pasuria është e trashëguar prej faraonëve.

2) dituria të ruan dhe të mbron ty, ndërsa pasuria nuk mund të të mbrojë e as që mund të mbrohet vetvetiu, kështuqë ti duhet ta mbrosh atë.

3) i dituri ka shumë shokë, kurse i pasuri ka shumë armiq.

4) dituria rritet edhe nëse shpërndahet, ndërkaq pasuria nga ky akt, zvogëlohet.

5) dituria është më e mirë sepse i dituri është i prirur për të qenë zemërgjerë, ndërkaq pasuria është më e keqe sepse i pasuri është i prirur për të qenë koprrac.

6) dituria është më e mirë sepse ajo nuk mundet të vjedhet, kurse pasuria mund të vjedhet dhe të humbet përnjëherë.

7) dituria është më e mirë sepse koha nuk mund ta dëmtojë atë, ndërkaq pasuri me kalimin e kohës mund të ndryshket dhe të shuhet.

8) dituria është më e mirë sepse ajo është e pakufishme, ndërkaq pasuria është e kufishme dhe duhet ta mbash atë në llogari.

9) dituria është më e mirë sepse ajo e ndriçon mendjen, ndërkaq pasuria e nxin atë.

10) dituria është më e mirë sepse ajo e nxiti pejgamberin s.a.v.s. t’i thojë All-llahut: “Ne Të adhurojmë Ty, meqë jemi shërbëtorët Tu.”, ndërkaq pasuria Faraonin dhe Nemrudin i bëri që të pohojnë se janë zota.


 
Veröffentlicht : 18/03/2011 1:17 a.m.
(@gitaa)
Beiträge: 1892
Noble Member
 

:respekt:


 
Veröffentlicht : 18/03/2011 2:13 p.m.
(@princi)
Beiträge: 934
Prominent Member
 

SHUME TREGIM I MIRE...
:respekt:


Te jesh Musliman i Devotshem! Nuk je i mbrapambetur, por shume ***PERPARIMTAR***

 
Veröffentlicht : 20/03/2011 12:59 a.m.
Teilen: