Benachrichtigungen
Alles löschen

Berberi qe nuk besonte ne Zot

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
168 Ansichten
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
Themenstarter
 
[#5211]

Një njeri si gjithmonë shkoi te berberi për t`u qethur dhe për tu rruajtur.Njeriu dhe berberi nisën të bëjn një bisedë të mire.Këta folën për tema të ndryshme dhe , papritmas, u hap tema e besimit në Zot;

Berberi: Më dëgjo shok, unë Zotit nuk i besoj!

Njeriu: Por pse si beson ti Zotit?

Berberi: Shumë lehtë mund të ta sqaroj arsyen se pse.Mjafton që të dalësh jashtë dhe të shohësh.Të lutem, më trego nëse egzistonte Zoti, vallë do të kishte kaq njerëz të smurë, kaq njerëz me probleme dhe kaq fëmijë të braktisur? Të egzistonte Zoti, asnjëri nuk do ta lëndonte tjetrin dhe nuk do të hidhëroheshin me njëri tjetri.Të egzistonte Zoti, nuk besojë se do të linte të ndodhen gjithë këto probleme.

Njeriu në moment u ndal dhe filloi të mendojë, por ngaqë nuk deshti ta vazhdojë një diskutim të pa pëlqyeshëm, nuk tha asgjë.Pasi berberi mbaroi qethjen e flokëve, burri doli jashtë.Mu në atë moment pa një njeri me flokë dhe me mjekër të gjatë.

Meqenëse njeriu kishte një pamje kaq të crregullt, kjo do të thotë se nuk ishte qethur një kohë të gjatë.Njeriu pasi e pa këtë skenë, menjëherë u kthye tek berberi.

Njeriu:E di cfarë? Sipas meje nuk ekzistojnë edhe berberë!

Berberi:Si ka mundësi të mos ekzistojnë, kur para teje gjendet një berber.Ja unë jam berber!

Njeriu:Jo, unë mendoj se nuk ekzistojnë!Të ekzistonin berberët,jashtë nuk do të kishte asnjë njeri me flokë të gjata dhe me mjekër.


 
Veröffentlicht : 20/11/2010 2:48 p.m.
Teilen: